Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

BERZH: Shqipëria të përmirësojë mjedisin e biznesit

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
BERZH: Shqipëria të përmirësojë mjedisin e biznesit

Për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian për hapjen e bisedimit të pranimit, Shqipërisë i nevojitet reforma për përmirësimin e mjedisit të biznesit. Gjithashtu nuk duhet neglizhuar reforma në sektorin energjetik si dhe sundimi i ligjit duhet forcuar.

Këto madje janë edhe prioritetet e BERZH-it drejtuar vendit tonë në raportin më të fundit të Tranzicionit 2017-2018. Ky raport tregon se rritja në vendet e BERZH-it aktualisht është duke mbetur mbrapa dhe shumë ekonomi duket se janë mbërthyer në një “kurth të ardhurash të mesme”, që i mban ata nga lëvizja në nivelin e ardhshëm.

“Duke përdorur përparësitë që përdorën për të mbështetur performancën e tyre të fuqishme të rritjes në të kaluarën, vendet e rajonit të BERZH tani kërkojnë një model të ri rritjeje”, thotë raporti.

Ky i fundit vendos në vëmendje tri fusha kyçe që duhet të përqafojë modeli i ri: përmirësimi i produktivitetit të firmave individuale, investimet në infrastrukturë dhe theksimi i rritjes së gjelbër.

Në theksimin e rëndësisë së rrjeteve efektive të infrastrukturës, raporti thotë se shumica e ekonomive në rajonin e BERZH-it kanë nevojë për shpenzime të mëdha për të ruajtur, përmirësuar dhe zgjeruar infrastrukturën e tyre për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për të ndihmuar nivelet e të ardhurave të konvergojnë me ato të ekonomive të përparuara, shkruan “Monitor”.

Gjithashtu raporti shkruan edhe për ndërtimin e gazsjellësit TAP, si një projekt jetik për diversifikimin e energjisë. “Ndërtimi i sektorit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) në Shqipëri është në proces. TAP është një projekt jetik për Shqipërinë, pasi kontribuon në diversitetin e energjisë dhe integrimin rajonal”, thuhet në raport.

Në këtë të fundit thuhet se në sektorin bankar, besimi po rritet. “Niveli i kredive me probleme (NPL) ka filluar të ulet, janë duke u futur masat për të rritur qeverisjen në këtë sektor dhe konsolidimi i numrit ende të madh të bankave po ecën ngadalë”, nënvizon BERZH.

Prioritetet kryesore për vitin 2018

1.Reformat e orientuara kah Bashkimi Europian duhet të rriten. Është thelbësore për prosperitetin afatgjatë të Shqipërisë që vrulli në përafrimin e BE-së të ruhet dhe të përshpejtohet dhe se gjithçka bëhet në fushën e reformës së administratës publike dhe sundimit të ligjit (në mesin e fushave të tjera) për të përmbushur kërkesat e BE-së për hapjen e bisedimet e pranimit.

2.Nevojiten reforma të mëtejshme të mjedisit të biznesit. Fushata kundër informalitetit ka dhënë rezultate të rëndësishme, por nevojiten përpjekje shtesë për të trajtuar problemet e rrënjosura thellë si marrja e energjisë elektrike, regjistrimi i pronës dhe zbatimi i kontratave.

3.Momenti i reformës në sektorin e energjisë duhet të jetë i qëndrueshëm. Hapat e marra tashmë përfshijnë: mbledhjen e numrit të faturave dhe zvogëlimin e humbjeve të shpërndarjes dhe shlyerjen e borxheve në sektorin privat. Nevojiten përmirësime të mëtejshme në qeverisjen dhe praktikat operacionale të ndërmarrjeve shtetërore (NPSH) në sektorin e energjisë elektrike për të siguruar qëndrueshmërinë e pozicionit të tyre të përmirësuar financiar.

Tags: Berzhmjedisin e biznesitpërmirësojëshqiperia

TË LIDHURA

Takime me senatorë amerikanë/ Mediu: Denoncova aleancën qeveri–krim në Shqipëri
Politikë

Takime me senatorë amerikanë/ Mediu: Denoncova aleancën qeveri–krim në Shqipëri

20:53 | 06/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market
Aktualitet

Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

20:17 | 06/02/2026
Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar
Aktualitet

Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

20:08 | 06/02/2026
Next Post
Champions League/ PSG e papërmbajtshme, Juventus vuan para portës (Video)

Champions League/ PSG e papërmbajtshme, Juventus vuan para portës (Video)

DASH pas dënimit të Mlladiç: Ballkani të jetë i bashkuar, shmangni retorikën përçarëse

DASH pas dënimit të Mlladiç: Ballkani të jetë i bashkuar, shmangni retorikën përçarëse

Akuzohet për gjenocid dhe krime lufte, nesër vendimi për Ratko Mlladiç

Dënimi i Ratko Mlladiç/ Qeveria kosovare: U vendos drejtësia ndërkombëtare







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026




TË FUNDIT

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan
Bota

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

by mirseda
20:56 | 06/02/2026
0

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e fundit, një sulmues vetëvrasës vrau të paktën 31...

Takime me senatorë amerikanë/ Mediu: Denoncova aleancën qeveri–krim në Shqipëri

Takime me senatorë amerikanë/ Mediu: Denoncova aleancën qeveri–krim në Shqipëri

20:53 | 06/02/2026
Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

Dështon sërish “skifteri” serial në Shkodër! Pas Postës Shqiptare, tenton të grabisë një market

20:17 | 06/02/2026
Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Tentoi të grabiste zyrën e Posta Shqiptare në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

20:08 | 06/02/2026
Shirat dëmtojnë banesa në Himarë, banorët në panik

Shirat dëmtojnë banesa në Himarë, banorët në panik

19:39 | 06/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com