Kur kanë kaluar vetëm 9’ minuta lojë, Monaco e gjen vetën në disavantazhin e tre golave dhe të dy ndëshkimet kanë ardhur si pasojë e gabimeve në mbrojtje. Leipzig tregohet shumë e ftohtë në këtë ndeshje dhe në dy raste që i jepen shënon. Në fakt goli i është shënuar nga devijimi i mbrojtësit të Monacos, Jemerson, pas një topi të hedhur në zonë nga Sabitzer.
Ndërsa tre minuta më vonë një pasi i gabuar na mbrojtja e francezëve, aty përfiton Kampl, i cili pason shkurt për Werner dhe ky i fundit nuk gabon por e dërgon topin në rrjetë. 2-0 është një rezultat model për gjermanët të cilët në pjesën e mbetur do të kujdesen vetëm për të administruar rezultatin.