Lojtarët e Real Madrid janë akomoduar në një hotel në Qipro, në prag të ndeshjes që do të zhvillojnë në Champions League përballë APOEL. Në momentin që kanë zbritur lojtarët nga autobusi, ka pasur një numër të madh gardianësh për të garantuar sigurinë e lojtarëve.
Në momentin që ka zbritur ylli portugez Ronaldo, një fans ka vrapuar drejt tij me një aparat celularë në dorë, për të shkrepur një foto por rojet e sigurisë e kanë larguar atë menjëherë. Cristiano Ronado ka vazhduar rrugën për tu futur në hotel pa e kthyer kokën edhe pse fansi i tij u largua në mënyrë të tillë nga policia. Mediat vendase thanë se njeriu paraqiteshe si gazetar për të hyrë në një zonë të rezervuar për shtyp, pasi ylli i Real Madridit dhe shokët e skuadrës arritën në hotelin e tyre në kryeqytetin qipriot Nikosia përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve me APOEL.
Incidenti përputhet me një vizitë shtetërore të presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, i cili qëndron në të njëjtin hotel si futbollistët e Real Madridit, që do të thotë se ka siguri maksimale në këtë moment.
Muajin e kaluar, një tifoz i veshur me një fanellë të Real Madridit kërceu mbi një gardh pengues për të arritur Cristianon gjatë ndeshjes në Spanjës kundër Getafe. Ai u përshkrua më vonë nga një faqe interneti e lajmeve spanjolle në një raport të pakonfirmuar si një refugjat sirian që po përpiqej ta bindte futbollistin që ta ndihmonte të sjellë familjen e tij në Spanjë. Rojet e sigurisë së Getafe duhej te ndërhynin për ta larguar atë.