Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tronditet Uashingtoni/Emra të politikës, medias dhe Hollivudit denoncohen për ngacmime seksuale

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Tronditet Uashingtoni/Emra të politikës, medias dhe Hollivudit denoncohen për ngacmime seksuale

Vëmendja e madhe publike që kanë marrë incidentet e ngacmimeve  seksuale në SHBA, kanë nxjerrë në pah nevojën për një qasje të re ndaj këtij problemi, për të cilin dikur flitej pak, kur i akuzuari ishte një njeri me pushtet. Në qendër të akuzave për ngacmime seksuale janë vënë zyrtarë të zgjedhur, emra të mëdhenj të Hollivudit apo dhe të medias. Këto denocime kanë sjellë tronditje në Uashington.

Shtatë gra kanë akuzuar kandidatin e Alabamës për në senat Roy Moore, me pretendimeve që shkojnë ngacmimet tek sulmet seksuale, në ngjarje të disa dekadave më parë kur viktimat ishin adoleshente apo rreth të 20-ve.

“Ai më kapi me forcë nga qafa dhe më tërhoqi drejt vetes”, thotë Beverly Young Nelson, një prej akuzueseve të zotit Moore.

Pyetje janë ngritur dhe mbi të ardhmen politike të senatorit Al Franken, pasi një grua e akuzoi se e kishte puthur me forcë dhe prekur ndërsa ajo flinte gjumë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2006, përpara se zoti Franken të bëhej senator.

“Nuk kishte asgjë për të qeshur tek ajo që ndodhi. A do të ishte e tillë nëse e bën me motrën, vajzën apo gruan tënde?, tha Leeann Tweeden, akuzuese e zotit Franken.

Por reagimi i dy burrave ndaj akuzave, ndryshon ndjeshëm. Zoti Moore i ka mohuar kategorikisht të gjitha pretendimet.

“Mund t’ju them pa hezitim, se kjo është absolutisht e rreme”, tha Roy Moore kandiadat i Alabamës për në Senat.

Në kontrast, Al Frankeni nëpërmjet një deklarate mori përgjegjësinë për veprimet e tij. Ai kërkoi falje dhe kërkoi të hetohet prej Komisionit të Etikës. Sjelljet e senatorit janë komentuar prej kolegëve të tij, demokratë dhe republikanë.

“Akuzat ndaj tij i shoh të besueshme, por gjithashtu të neveritshme, të tmerrshme dhe degraduese për gratë”, thotë senatorja Susa Collins. Nga ana tjetër zoti Moore vazhdon të injorojë thirrjet për tu tërhequr nga gara.

“Roy Moore duhet të largohet. Gratë që kanë ngritur pretendimet janë krejtësisht të besueshme. Ai nuk është përshtatshëm për një vend në Senatin amerikan”, ka thënë senatori Mitch Mcconnell udheheqësi i republikanëve të senatit.

Presidenti Donald Trump, i cili vite më parë mburrej me aftësitë e tij për të ngacmuar seksualisht, në një koment twitter shkruante lidhur me sjelljen e keqe të senatorit Al Franken, por nuk ka bërë asnjë deklaratë nëse zoti Moore është i përshtatshëm ose jo, për postin publik për të cilin po garon.

“Trumpi mendon se në këtë pikë, më e mira do të ishte që vetë njerëzit e Alabamës të vendosnin për shtetin e tyre”, thotë Marc Short drejtor për çështjet legjislative në Shtëpinë e Bardhë.

Incidentet me ngacmime seksuale nuk janë një gjë e re. Ato pothuaj i kushtuan presidencën Bill Clintonit dy dekada më parë. Pretendimet për ngacmime seksuale vite më parë, pothuajse u bënë pengesë për emërimin e Clarence Thomasit për në Gjykatën e Lartë. Por ajo çfarë mund të konsiderohet e re është vëmendja e publikut ndaj kësaj sjelljeje, pas një vale akuzash që kanë përfshirë emrat më të mëdhenj të Hollivudit, medias dhe zyrtarët e zgjedhur, shkruna voa.

“Ngacmimi seksuale dhe dhuna seksuale nga njerëz me pushtet kanë dalë në dritë si kurrë më parë. Janë thënë publikisht emra dhe ka një njohje të re dhe me të drejtë të këtij problemi. Tregon se ka nevojë të ndryshojë kultura që dikur i kthente shpinën këtij problemi për shkak të asaj që përfaqësonin të akuzuarit për sjellje të paligjshme”, thotë ligjvënësja Barbara Comstock.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Paul Ryan ka urdhëruar trajnimin e detyrueshëm kundër ngacmimeve seksuale për të gjithë ligjvënësit dhe stafin e tyre. Disa senatorë kanë kërkuar largimin e zotit Moore nëse ai i fiton zgjedhjet speciale të muajit të ardhshëm.

Tags: “seksuale”denoncohenemraHollivuditmediasngacmimepolitikestronditetuashingtoni

TË LIDHURA

Putin ndalet në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë para takimit në Alaskë
Bota

Putin ndalet në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë para takimit në Alaskë

14:04 | 15/08/2025
BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!
Bota

BE kundër planit izraelit për Bregun Perëndimor, Kallas: Po shkelet ligji ndërkombëtar!

13:20 | 15/08/2025
Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë
Bota

Presidenti i SHBA-së, Trump letër Begajt: Pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

12:02 | 15/08/2025
Next Post
Tavecchio “jashtë kontrolli”, sulmon të gjithë pas dorëheqjes (Video)

Tavecchio “jashtë kontrolli”, sulmon të gjithë pas dorëheqjes (Video)

Liria e medias në rrezik, këtë vit janë sulmuar 24 gazetarë

Liria e medias në rrezik, këtë vit janë sulmuar 24 gazetarë

Moratti: Kinezët? Janë të kujdesshëm. Objektivi mbetet Champinos

Moratti: Kinezët? Janë të kujdesshëm. Objektivi mbetet Champinos

JU REKOMANDOJMË

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

17:48 | 15/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda
Aktualitet

‘Shkundet’ Shqipëria/ Lëkundje tërmeti ndihen në Tiranë, ja sa ishte magnituda

by mirseda
17:48 | 15/08/2025
0

Lëkundje tërmeti janë ndjerë para pak çastesh në Tiranë. Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 3.1 ballë....

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur” – shkolla “Talif Rexhepi” me një mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

“Lamtumirë, ylli ynë i ndritur” – shkolla “Talif Rexhepi” me një mesazh të ndjerë për 14-vjeçarin e vrarë në Maliq: U bëre engjëlli më i bukur i parajsës

17:25 | 15/08/2025
Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë për shkak të zjarreve

Mbyllet kufiri mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në Glloboqicë për shkak të zjarreve

17:09 | 15/08/2025
Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në plazhin e Miramares

Arrestohet në Itali 43-vjeçari shqiptar, shpërndante drogë në plazhin e Miramares

16:49 | 15/08/2025
Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbalë

Rama poston video nga zjarret në Greqi: Ruhuni nga piromanët verbalë

15:11 | 15/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com