Premier Leagua e hapi siparin e kësaj jave me kësaj fundjave me derbin zjarrtë të veriut të Londrës, mes Arsenal dhe Tottenham. Që u fitua nga “topçinjtë” me gola të Mustafit dhe Sanchez.
Ndërsa Manchester City kryesues udhëtoi për tu përballur me ish-kampionët e Leicester. Ndeshje të cilën e fitoi formacioni i Guardiolas me rezultatin 2-0, me gola të shënuar nga talenti brazilian Jesus dhe belgu De Bruyne. Ishte një ndeshje mjaft e bukur me shumë raste, por që cityzen ishte pak më superiorë dhe i shfrytëzoi mjaft mirë rastet e që kishte. De Bruyne shënon një gol mjaft të bukur në fillimin e pjesës së dytë dhe vulos rezultatin përfundimtarë të takimit.
Liverpool i Jurgen Klopp ka mposhtur me rezultatin 3-0 Sothamptonin, me protagonist kryesorë Salah dhe Coutinho. Egjiptiani arrin të shënojë dy gola, ndërsa ylli brazilian shënon golin e tretë dhe asiston një gol për Salah. Me këtë fitore Liverpool është kthyer në vendin e pestë me 22 pikë duke barazuar Arsenalin dhe rivalizonme ekipet e tjera.
Chelsea ka shkatërruar me rezultatin 0-4 West Brom, nëfushën e këtyre të fundit, ku kanë shënuar Morata, Alonso dhe një dopietë e Hazard. Duket se skuadra e Antonio Contes e ka lënë pas momentin e keq që kaloni në javët e fundit ku kishte disa luhatje nga java në javë. Me këtë fitore Chelsea është rikthyer në vendin e dytë momentalisht, pasi do të presë të mbyllë edhe ndeshjen e kësaj jave Manchester United.