Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Largimi i Zgurit, deputetja socialiste: Po thellohet skandali i shkeljes së ligjit nga KQZ

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Largimi i Zgurit, deputetja socialiste: Po thellohet skandali i shkeljes së ligjit nga KQZ

Në një deklaratë për mediat, deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Bushka ka ripërsëritur qëndrimin e mazhorancës për largimin e kreut të KQZ-së Klement Zguri.

Sipas saj, veprimi i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ-së është totalisht në kundërligjshmëri. “Përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është më se e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit”, tha Bushka.

Deklarata e plotë:

Jam këtu për të denoncuar thellimin e skandalit të shkeljeve të ligjit nga KQZ.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, i mbështetur nga anëtarët e tjerë të KQZ të zgjedhur nga opozita vazhdojnë të thellojnë paligjshmërinë në vendimmarrjet e këtij institucioni.

Konkretisht, nga ana e këtyre individëve, me funksionet e tyre publike, është përgatitur dhe firmosur një vendim i cili nuk është marrë formalisht në mbledhjen publike të KQZ, të datës 03 Nëntor 2017.

Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste “Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj”, pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje.

Propozimi i dy anëtarëve të KQZ u rrëzua në KQZ me 4 vota kundër, duke mos patur vendimmarrje nga KQZ për këtë çështje.

Sot shumica e anëtarëve të KQZ, duke fallsifikuar krejtësisht çfarë ndodhi në mbledhjen e KQZ të datës 03.11.2017, kanë dalë me një vendim shumice të kësaj date, i cili nuk është marrë fare në atë mbledhje.

Sipas këtij vendimi, KQZ paska vendosur “Vazhdimin e mandatit të z. Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër”.

Kjo lloj vendimmarrjeje jo vetëm që nuk ka asnjë bazë ligjore, por çfarë është më e rëndësishmja nuk është marrë formalisht në asnjë mbledhje të KQZ. Kjo situatë është një fallsifikim i asaj çfarë ndodhi në mbledhjen publike të datës 03.11.2017, për të cilën ne disponojmë edhe regjistrimin audio. Në sekondën 17 të materialit del qartë se çfarë vendimi u mor në atë mbledhje të KQZ, dhe se si po përpiqet shumica e anëtarëve të KQZ të falsifikojë atë vendimmarrje.

Më poshtë draft-vendimi i propozuar nga anëtarët BIBA e Skënderi dhe vendimi i shumicës së KQZ.

Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit.

Vendimi i 4 anetareve te shumices se KQZ - Kapllanaj (1)

Projekt-Vendimi i propozuar nga 2 anetaret Biba e Skenderi - Kapllanaj

Tags: deputetja socialisteKQZlargimiligjiZguri

TË LIDHURA

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në
Aktualitet

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme
Aktualitet

Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

17:45 | 25/06/2025
Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet
Aktualitet

Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet

17:42 | 25/06/2025
Next Post
NBA/ Celtics të pandalshëm, tani radhën e kanë kampionët e Golden State

NBA/ Celtics të pandalshëm, tani radhën e kanë kampionët e Golden State

Panairi i Librit, hapet sot edicioni i 20-të

Panairi i Librit, hapet sot edicioni i 20-të

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-ve, mediat e huaja etiketohen “agjentë”

Rusia i kundërpërgjigjet SHBA-ve, mediat e huaja etiketohen "agjentë"

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës
Bota

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës

by mirseda
18:19 | 25/06/2025
0

Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë pjesën lindore të Amerikës së Veriut, duke shkaktuar dhjetëra...

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

18:15 | 25/06/2025
Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

18:13 | 25/06/2025
Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

17:45 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com