Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjithçka që Trump tha për gazetarët pas takimit me Putinin

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjithçka që Trump tha për gazetarët pas takimit me Putinin

Presidenti amerikan Donald Trump tha se gjatë takimit të nivelit të lartë të APEC-ut në Vietnam ai pati “dy ose tre biseda të shkurtra” me presidentin rus, Vladimir Putin të përqendruara tek gjendja në Siri.

Zoti Trump, duke folur me gazetarët në avionin presidencial Air Force One, ndërsa udhëtonte nga Dannang në kryeqytetin vietnamez të Hanoit, tha në një deklaratë të përbashkët për Sirinë, që ai kishte rënë dakord ta bënte publike me zotin Putin se “ajo do të shpëtonte shumë jetë njerëzish”.

Deklarata, që fillimisht u bë publike nga Kremlini thoshte se dy udhëheqësit “konfirmuan rëndësinë e zonave të çtensionimit të konfliktit, si një hap kalimtar për të reduktuar dhunën në Siri, për të detyruar zbatimin e marrëveshjeve të armëpushimit, lehtësuar qasjen e ndihmave humanitare dhe për të krijuar kushtet për zgjidhjen përfundimtare të konfliktit”.

Në deklaratë thuhej gjithashtu se presidentët Putin dhe Trump “ranë dakord të mbanin kanale të hapura komunikimi mes profesionistëve ushtarake për të ndihmuar në garantimin e sigurisë të forcave amerikane dhe ruse dhe të forcave partnere në luftën kundër ISIS-it”.

Zoti Putin u tha gazetarëve në Danang se deklarata e përbashkët ka një rëndësi të jashtëzakonshme, duke konfirmuar parimet e luftës kundër terrorizimit.

Presidenti Trump tha për udhëheqësin rus se “duket se ne kemi ndjesi të mira për njëri tjetrin, një marrëdhënie të mirë duke konsideruar faktin se nuk e njohim mirë njëri-tjetrin. Mendoj se është një marrëdhënie shumë e mirë”.

I pyetur nëse u diskutua çështja e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara, zoti Trump u përgjigj “Ai tha se nuk ndërhyri tha se nuk ndërhyri. E pyeta përsëri. Po s’mund të pyesësh 100 herë”.

I pyetur nga një gazetar nëse e besoi zotin Putin, presidenti amerikan u përgjigj:

“Nuk mund ta kaloj gjithë kohën duke debatuar me të. Preferoj ta bind që të largohet nga Siria, preferoj të punoj me të për Ukrainën në vend që të debatoj” për ndërhyrjen në zgjedhje.

Presidenti Trump shtoi: “E gjitha kjo u sajua nga demokratët” dhe tha se kjo çështje po pengon një bashkëpunim më të mirë mes Uashingtonit dhe Moskës”, në drejtim të çështjeve serioze globale.

“Mendoj se ai (Putin) është shumë i ofenduar, gjë që nuk është shumë pozitive për vendin”, sipas zotit Trump.

Presidenti rus tha në Danang, se nuk ka konfirmim për ndërhyrje ruse në zgjedhjet ku zoti Trump fitoi ndaj rivales demokrate, Hillary Clinton dhe nuk do të ketë kurrë konfirmim, shkruan voa.

Presidenti Trump, në avionin Air Force One, tha se Rusia mund t’i ndihmojë Shtetet e Bashkuara në mënyrë të konsiderueshme përsa i takon çështjes së Koresë së Veriut.

Por ai shtoi se nuk kishte folur për këtë çështje, sepse kishin pasur vetëm biseda të shkurtra ku kishin folur për Sirinë.

Zoti Putin, në komentet e tij për median tha se “diskutuam për gjithçka deshëm”, por për fat të keq nuk kishte pasur kohë për të folur në detaje.

Presidenti rus e përshkroi Presidentin Trump si një person me të cilin mund të fliste lehtë, me njohuri dhe tha se të dy ata kishin pasur këmbime shumë civile me njëri-tjetrin.

Megjithatë udhëheqësi rus paralajmëroi se ka shumë shans që të merren masa kundër medias amerikane në përgjigje ndaj një kërkese amerikane që televizioni RT të regjistrohet si agjent i huaj në Shtetet e Bashkuara.

Tags: gazetaretPutinintakimiTrump

TË LIDHURA

Tronditje në Alpet e Zvicrës/ Rrëshqitje e fuqishme, zona në alarm të kuq
Bota

Tronditje në Alpet e Zvicrës/ Rrëshqitje e fuqishme, zona në alarm të kuq

19:56 | 28/05/2025
Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez
Bota

Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

19:11 | 28/05/2025
“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku
Bota

“Armë me rreze të gjatë”/ Kancelari Merz ‘konfirmon’: Gjermania dhe Ukraina do të prodhojnë së bashku

16:30 | 28/05/2025
Next Post
Maroku rikthehet pas 20 vitesh në Botëror

Maroku rikthehet pas 20 vitesh në Botëror

Danimarka sulmon në të gjitha format, por Irlanda mbrohet me 11 lojtarë

Danimarka sulmon në të gjitha format, por Irlanda mbrohet me 11 lojtarë

Reportazhi në Bulqizë/Gazetarja italiane nxjerr gënjeshtar Edi Ramën

Reportazhi në Bulqizë/Gazetarja italiane nxjerr gënjeshtar Edi Ramën

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Tronditje në Alpet e Zvicrës/ Rrëshqitje e fuqishme, zona në alarm të kuq
Bota

Tronditje në Alpet e Zvicrës/ Rrëshqitje e fuqishme, zona në alarm të kuq

by mirseda
19:56 | 28/05/2025
0

Akullnaja mbi fshatin Blaten në Haut-Valais të Zvicrës, u shemb të mërkurën pasdite, brenda pak sekondash, duke...

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

Përurohet vendkalimi i dytë kufitar i përbashkët mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut

19:49 | 28/05/2025
Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të njohur

19:27 | 28/05/2025
Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

Abuzoi seksualisht me 300 pacientë mes të cilëve dhe fëmijë, dënohet me 20 vjet burg kirurgu francez

19:11 | 28/05/2025
Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

Presion i Barcelonës për sulmuesin e United, nevojiten 40 milionë euro

19:00 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com