Adnan Januzaj është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin spanjoll tek ekipi I Sociedatit ku u transferua verën e kaluar. Në përballjen me Eibar ai ka gjetur edhe golin e parë në këtë kampionat. Anësori kosovarë shënoi golin e dytë të sfidës në minutën e 28’. Mënyra e ekzekutimit të golit ishte mjaft e bukur, pasi e pati mjaft të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë.
Januzaj me formën që po kalon në Spanjë ka siguruar edhe një ftesë nga Kombëtarja e Belgjikës, për ndeshjet eleminatore që do të zhvillohen në muajin nëntor. Ai kishte rreth dy vite që nuk thirrej në kombëtaren belge dhe Sociedat ka funksionuar si një trampolinë mjaft e mirë për të ardhur në formën e mirë që të jetë pjesë e saj. Ka pasur mjaft polemika për zgjedhjen e bërë nga Januzaj, por kosovari gjithmonë ka dëshiruar të jetë pjesë e belgëve dhe tashmë duket se do ta ketë një biletë të sigurt për në Botërorin e Rusisë.