Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil Kuriozitete

Dashuria, ja efektet mahnitëse që kjo ndjenjë prodhon në trupin tonë

8 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha
Dashuria, ja efektet mahnitëse që kjo ndjenjë prodhon në trupin tonë

Të gjithë e dimë se dashuria na bën të ndihemi mirë, por a e dini se çfarë thotë shkenca për efektet e saj në trupin tonë? Bright Side na tregon disa nga efektet mahnitëse të provuara shkencërisht që dashuria ka në mendjen dhe në trupin tuaj.

Dashuria lehtëson natyrshëm dhimbjet

Ne të gjithë e dimë se përqafimet na bëjnë të ndihemi mirë dhe janë ngushëlluese. Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se oksitocina (hormon që gjendet në tru dhe që nxit ndjesinë e qetësisë dhe afërsisë) e cila lëshohet gjatë një përqafimi që zgjat 10-20 sekonda mund të luftojë në mënyrë efektive dhimbjen, sidomos dhimbjen e kokës.

Për më tepër, vetëm duke parë një fotografi të të dashurit tuaj rrit durimin dhe zvogëlon dhimbjen. Truri ynë shoqëron foton e partnerit me një kënaqësi të këndshme e cila e bën çdo lloj dhimbje më të durueshme, duke vepruar si një analgjezik.

Nga një këndvështrim tjetër, shkencëtarët kanë vërtetuar gjithashtu se stimulimi seksual dhe sidomos orgazmat luajnë një rol të rëndësishëm në shmangien e dhimbjes. Kjo është veçanërisht e dobishme për dhimbjet kronike, simptomat e artritit dhe dhimbjet e tjera.

Dashuria kujdeset për zemrën tuaj

Studimet tregojnë se kur shprehim dashurinë përgjysmojmë ritmin e rrahjeve të zemrës. Kjo është më efektive në situatat stresuese dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës në kohë afatgjatë.

Përveç kësaj, oksitocina, hormoni i dashurisë që besohet të jetë një nga molekulat më mahnitëse në botë zvogëlon stresin, ul presionin e gjakut, redukton ankthin, rrit vetëbesimin dhe na ndihmon të shmangim dhe luftojmë depresionin.

Dashuria ndihmon trupin të luftojë sëmundjet

Dashuria, nga një shtrëngim duarsh te aktiviteti seksual, rrit prodhimin e endorfinës, e cila forcon sistemin tonë imunitar.

Në mënyrë të ngjashme, njerëzit me probleme fizike që marrin dashuri kanë një përgjigje më të mirë ndaj trajtimit mjekësor dhe motivim më të fortë për të luftuar sëmundjet.

Dashuria është trajtim i pagjumësisë

Hormonet e dashurisë (oksitocina dhe endrofina) pengojnë çlirimin e kortizolit, i cili është hormoni përgjegjës për stresin. Gjithashtu është vërtetuar shkencërisht se dashuria është një nga trajtimet më efikase për një gjumë të mirë gjatë natës.

Dashuria zvogëlon probabilitetin e të qenit i varur

Opiatet, kokaina, nikotina, alkooli krijojnë varësi, sepse ndikojnë në nivelin e dopaminës në trupin tonë. Dopamina është hormoni përgjegjës për ngutje drejt kënaqësisë dhe efekteve euforike.

Dashuria vepron në të njëjtën mënyrë. Megjithatë, përveç dopaminës, ajo gjithashtu rrit çlirimin e testosteronit dhe oksitocinës, që përbën kombinimin më të mirë për të luftuar e varësinë.

Me pak fjalë dashuria mbush jetën me kënaqësi dhe ekstazën që ju nevojitet. Në të njëjtën kohë, dashuria ju ndihmon të përballeni me tërheqjen nga rreziku dhe zvogëlon dëshirat tuaja.

Dashuria promovon jetëgjatësinë

Sondazhet tregojnë se njerëzit kur janë në një marrëdhënie, e sidomos në martesë, ndihen më të shëndetshëm dhe përfitojnë nga mënyra e shëndoshë e të jetuarit(duke përfshirë zgjedhjen e ushqimit, ushqimet e shëndetshme, pushim më i mirë, më pak stres etj.).

Të qenit çift ndihmon njerëzit të parandalojnë problemet dhe i bëjnë ata të prirur për të adresuar problemet fizike te mjeku. Kjo ka provuar se njerëzit e dashuruar dhe në një marrëdhënie të përkushtuar priren të jetojnë më gjatë.

Dashuria është terapi

Njerëzit shkojnë në terapi për shumë arsye, por kryesisht sepse duan të dëgjohen dhe të kuptohen. Nga të gjithë specialistët në botë, personi më i aftë dhe në dispozicion për t’ju ofruar një terapi gjithëpërfshirëse është partneri juaj.

Përkushtimi i dashurisë tuaj është si mendërisht edhe fizikisht ilaçi kryesor (dhe nganjëherë edhe i vetmi) për të përballuar depresionin, ankthet sociale dhe gjendjen fizike.

Dashuria dhe marrëdhëniet kuptimplota nuk na ndodhin kot. Ne zgjedhim të duam, të përmirësojmë marrëdhëniet tona, të sillemi ndryshe, dhe së fundi, zgjedhim të jemi të lumtur dhe të qëndrojmë të shëndetshëm.

Psikologu i madh Robert Sternberg thotë se “Nëse nuk e shpreh, edhe dashuria më e madhe mund të vdesë”. Mbajeni këtë në mendje, hapni zemrën dhe tregoni dashurinë, sepse kjo është mënyra më efikase për të marrë më shumë dashuri.

Përshtati për Tirana Today, Refxhei Tola

Tags: dashuriaefektenjeriuprodhontrupi

TË LIDHURA

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri
Aktualitet

Vendet e punës që po zëvendëson Inteligjenca Artificiale në Shqipëri

09:38 | 23/08/2025
Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim
Kuriozitete

Një vajzë vrau veten pas bisedave me ChatGPT, që edhe pse i tha fjalët e duhura, e ka një gabim

19:45 | 22/08/2025
Ky në foto është një peshkaqen i rrallë
Bota

Ky në foto është një peshkaqen i rrallë

10:52 | 22/08/2025
Next Post
Skënderbeu pritet në Beograd nën masa të rrepta sigurie (Foto)

Skënderbeu pritet në Beograd nën masa të rrepta sigurie (Foto)

Kongresi heton Facebook, ja pyetjet që duhet të marrin përgjigje

Kongresi heton Facebook, ja pyetjet që duhet të marrin përgjigje

Dukiç apel tifozëve: Tu kthejmë respektin shqiptarëve, kërkojmë vetëm fitoren

Dukiç apel tifozëve: Tu kthejmë respektin shqiptarëve, kërkojmë vetëm fitoren

JU REKOMANDOJMË

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

Sara Gjordeni humb shokun e saj në aksidentin e rëndë në Berat, shpëton gruaja e tij

12:54 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga
Bota

Banka zvicerane gjobitet për pastrim parash, vlera e krimit rreth 71 milion franga

by mirseda
22:50 | 23/08/2025
0

Zyra Federale e Prokurorit të Zvicrës ka gjobitur bankën “Safra Sarasin” me 3.5 milion franga zvicerane (4.34...

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

Tragjedi gjatë xhirimeve të “Emily in Paris”, vdes në Venecia ndihmësregjisori Diego Borella

22:45 | 23/08/2025
U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

U hodhën nga varka në det, zhduken 12 emigrantë në Spanjë

22:31 | 23/08/2025
“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

22:20 | 23/08/2025
Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

Situata e zjarreve në vend/ Shuhen nëntë vatra, një tjetër nën monitorim nga zjarrfikësit

21:58 | 23/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com