Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një prononcim për median tha se janë vendosur dhe zëvendësuesit për funksionet që mbante Saimir Tahiri në PS. Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Balla tha se Kryesia e PS-së ka mandatuar Elisa Spiropalin si Koordinatore Kombëtare në Bashkëqeverisjen me Njerëzit. Dhe Blerina Gjylametin si kryetare e Partisë Socialiste në Tiranë.
Balla: Kryesia e Partisë Socialiste mandatuar Elisa Spiropalin si Koordinatore Kombëtare në Bashkëqeverisjen me Njerëzit. Dhe Blerina Gjylametin si kryetare e Partisë Socialiste në Tiranë.
Në mbledhjen e mëparshme të kryesisë, kryesocialisti Edi Rama njoftoi largimin e deputetit Saimir Tahiri nga grupi, deri në zbardhjen e së vërtetës për çështjen e trafikut të drogës, duke i hequr edhe funksionet e tjera në PS.
Deputeti, Saimir Tahiri ishte kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, dhe Koordinator Kombëtar për Bashkëqeverisjen.
https://www.facebook.com/b.taulant/videos/1533272650051664/