Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

FMN rekomandon qeverinë të mos e ulë kufirin e TVSH-së: Rrit informalitetin dhe evazionin

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
FMN rekomandon qeverinë të mos e ulë kufirin e TVSH-së: Rrit informalitetin dhe evazionin

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka rekomanduar qeverinë shqiptare që të mos ulë kufirin e TVSH-së nga niveli aktual.

Lajmi bëhet i ditur nga përfaqësuesi i përhershëm i FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke, i cili tha se pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët e taksave, është këshilluar që të mos ulet pragu i TVSH-së te bizneset e vogla.

Në një prononcim për “Monitor”, Reinke tha:

“Pas vlerësimeve të shumta nga ekspertët tanë të taksave, ne e kemi këshilluar qeverinë fuqimisht kundër uljes së kufirit të TVSH-së nga niveli aktual. Ndërmarrjet e vogla përbëjnë gjysmën e të gjithë bizneseve, por sjellin kanë vetëm 2% të transaksioneve të taksueshme. Zgjerimi i sistemit të TVSH-së do të jetë një barrë shumë e rëndë për burimet e departamentit të taksave. Informaliteti dhe evazioni i taksave mund të rritet dhe eficienca e administratës së taksave ka mundësi të bjerë. Sipërmarrjet e vogla do të mund të përballen gjithashtu me një barrë të shtuar të kërkesave për raportime”.

Plani i qeverisë për të shtrirë TVSH-në te biznesi i vogël u bë i ditur në muajin shtator, ku fillimisht u tha se kufiri do të bëhej zero nga 5 milionë lekë që është sot.

Megjithatë, ministri i Financave Arben Ahmetaj ka deklaruar se kufiri për TVSH-së do të ulet në 2 milionë lekë, teksa në paketën fiskale, që pritet të diskutohet së shpejti në Komisionin e Ekonomisë, përcaktohet se do të jetë autorizimi i Këshillit të Ministrave për të vendosur kufirin e regjistrimit në TVSH.

Sipas Ahmetajt, nga kjo lëvizje do të prekeshin vetëm 9 mijë subjekte dhe përjashtoheshin rreth 60 mijë të tjerë.

Ky vendim ka ngjallur debate të shumta edhe tek ekspertët, lidhur me efektin që do të ketë kjo shtrirje te bizneset e vogla dhe nëse kjo është mënyra më e mirë për të luftuar informalitetin.

Reinke thotë se ata i kanë këshilluar qeverisë që të thjeshtojë sistemin e taksave, përfshirë heqjen e përjashtimeve dhe unifikimin e kufirit (psh., ai i zbatuar për TVSH-në, tatimin e korporatave dhe tatimin mbi të ardhurat personale):

“Ne nuk shohim asnjë problem me kufirin aktual të TVSH-së. Ndryshimet e vazhdueshme të politikës së taksave duhet të shmangen pasi ato komplikojnë administrimin e taksave dhe mund të bëjnë konfuz taksapaguesit. Si rrjedhojë, ne rekomandojmë që të mbahet kufiri i TVSH-së në nivelet aktuale, ndërkohë që administrata i përqendron përpjekjet tek taksapaguesit e mëdhenj”.

Tags: FMNJens Reinkekufirinmos e ulerekomandonTVSH

TË LIDHURA

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë
Aktualitet

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025
Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në rrugën Peqin–Elbasan/ Automjeti humb kontrollin dhe bie nga ura

20:39 | 25/06/2025
Ballkani përballet me temperatura përvëluese
Aktualitet

Ballkani përballet me temperatura përvëluese

19:42 | 25/06/2025
Next Post
Nëse posedon këto vlera, ti je një person i fortë mendërisht

Nëse posedon këto vlera, ti je një person i fortë mendërisht

Aksi Fushë Krujë-Thumanë kthehet në makthin e shoferëve

Aksi Fushë Krujë-Thumanë kthehet në makthin e shoferëve

Dorëheqja e kreut të SHISH, Meta: E papritur! Folëm para një jave dhe…

Dorëheqja e kreut të SHISH, Meta: E papritur! Folëm para një jave dhe...

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin
Bota

“Ktheji avionët mbrapsht”, zbulohet biseda e tensionuar e Trump me Netanjahun që ruajti armëpushimin

by mirseda
22:21 | 25/06/2025
0

Channel 13, një nga kanalet mediatike më të besueshme të Izraelit ka zbuluar mbrëmjen e sotme dialogun...

Mori atë që kërkonte nga NATO/ Trump kthehet i lumtur në SHBA

Mori atë që kërkonte nga NATO/ Trump kthehet i lumtur në SHBA

21:33 | 25/06/2025
Ministri Hegseth për Iranin: Doni të dini për Fordow? Merrni lopatën dhe gërmoni!

Ministri Hegseth për Iranin: Doni të dini për Fordow? Merrni lopatën dhe gërmoni!

20:49 | 25/06/2025
Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

Southgate: Nuk më mungon Anglia, përgjegjësi e madhe, kritikat s’kanë rëndësi

20:46 | 25/06/2025
Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë

20:44 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com