Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Tronditëse/ Historiani Dervishi: Nga nevoja për mish, në Elbasan janë ngrënë qen dhe mace

9 vjet ago
in Të Gjitha

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, historian Kastriot Dervishi ka publikuar një fakt tronditës për sa i përket mënyrës së të jetuarit në kohën e komunizmit. Teksa ka publikuar një foto me tollonin e kategorisë F, Dervishi shkruan se në komunizëm një familje me 4 anëtarë përfitonte vetëm 2 kilogramë mish në vit.

Kështu, shton ai, nga nevoja për mish, qytetarët e Elbasanit kanë ngrënë qen dhe mace në vitin 1985.

“As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace”, përmbyll shkrimin e tij Dervishi.

POSTIMI I DERVISHIT:

Tolloni i kategorisë “F”

Siç edhe dihet, regjimi komunist i fukarallëkut, urisë dhe mizerjes, me triska e nisi dhe me triska e bitisi sundimin e tij. Asnjë blerës nuk mund të siguronte mallin pa paraqitur tollonin, të cilën e merrte në këshillin popullor të lagjes pasi ishte hetuar mirë e mirë e kaluara e tij. 
Kjo është triska e kategorisë “F”, për ata që punonin në fshat, por jo për fshatarët e kooperativave, të cilët nuk e gëzonin të drejtën e tollonit. Siç edhe mund të shihet, sheqeri, sapuni, vajguri dhe madje edhe kripa ishin tejet të racionuara. Nga mungesa e sapunit, shqiptarët kishin edhe probleme higjiene.
Një familje fshatari merrte në atë kohë 2 kg mish në vit, një rekord historik ky që nuk ka pushtues që ia ka vendosur shqiptarit. 
Kur regjimi hyri në fazën e fundit të lajthitjes së tij që e çoi në shkërmoqje ishin të racionuara dhe me tollon: mishi, sallami, djathi, veza, orizi, fasulja, kafeja, veza, etj. Për qumështin e kosin nuk paraqitej tollon, pasi tregu nuk furnizohej rregullisht.
Tolloni jepej për një muaj. Zakonisht në rastin më të mirë, një familje me 4 persona merrte 2 kg mish, 30 kokrra vezë dhe 2 kg djathë.
“Njeriu i ri” i socializmit u shpërfytyrua aq shumë saqë në vitin 1985 nga nevoja për mish, p.sh. në Elbasan janë ngrënë edhe qen e mace. As në kushte lufte e urie shqiptari nuk ka ngrënë qen e mace.

Tags: diktatureElbasanKastriot DervishikomunizemMacenevoja per mishqen

TË LIDHURA

Screenshot
Aktualitet

Prefekti Shkëlqim Hajdari merr pjesë në ndarjen e dekoratave “Fisnikëria Tiranase”

15:41 | 04/10/2026
Të Gjitha

Çmimi i naftës, qeveria rikthen Bordin e Transparencës

12:42 | 16/09/2026
Të Gjitha

Credins bank sjell Visa Infinite, kartën e parë metalike në Shqipëri!

11:11 | 16/09/2026
Next Post

Hysaj: Misioni? Të rikthejmë festën në Napoli me titullin kampion

Conte, gazetarëve: Ju flisni vetëm gjepura

Marchers wave Catalonian nationalist flags as they demonstrate during Catalan National Day in Barcelona September 11, 2012. Demonstrators from across the region, some urging full independence, others calling for more autonomy from Madrid, marched on Tuesday under the slogan "Catalonia, a new European state."  REUTERS/Albert Gea (SPAIN - Tags: CIVIL UNREST SOCIETY POLITICS TPX IMAGES OF THE DAY)

Gjermania dhe Britania nuk njohin pavarësinë e Katalonjës







JU REKOMANDOJMË

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Kosovo

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

by mirseda
10:14 | 07/10/2026
0

07 tetor 2026- Avokati Arianit Koci e ka derguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e zgjedhjes së presidentes...

Vrau me thikë ish-të dashurën 23 vite më të re, autori flet për herë të parë: Kujtimi i Pamelës

10:11 | 07/10/2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet

10:03 | 07/10/2026

E rëndë në Krujë! “Pse flet me motrën time në instagram?!polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

10:02 | 07/10/2026

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com