Investimet do të rriten ne 42 % krahasuar me vitin 2017. Investimet publike prioritet kryesor në vitin 2018.
Qeveria e re “Rama 2”organizoi sot mbledhjen e parë të Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku kryeministri e vuri theksin tek përmirësimi i komunikimit me të gjithë sipërmarrësit, të vegjël a të mëdhenj qofshin. Rama tha se Investimet do të rriten ne 42 % krahasuar me vitin 2017. Investimet publike prioritet kryesor në vitin 2018.
Kryeministri Rama, ndër të tjera tha se ministrja e Shtetit për sipërmarrjen, Sonila Qato, do të shërbejë si avokate për sipërmarrjen, duke u siguruar që çdo kompani të mos cenohet nga askush.
Kreu i qeverisë theksoi se do të vëmë në lëvizje ministritë në funksion të adresimit të problemit të sipërmarrjes.
Kryeministri u shpreh se të gjitha dokumentet e kërkuara në zyra do ti sigurojnë vetë zyrat, qytetarët nuk do të sigurojnë asnjë nga këto dokumente.
“Kjo reformë synon të garantojë lehtësimin kapital, çdo dokument që i kërkohet qytetarit apo një kompani, vetë zyra kërkuese duhet ta sigurojë për të. Çdo dokument që prodhon vetë shteti do të sigurohet nga zyra që e kërkon,”
Po ashtu kryeministri tha se do të përjashtohen nga tatimi i disa taksave të gjitah bizneset e turizmit që sigurojnë qëndrim.
“Pas uljes së TVSH-së, ne do të përjashtojmë nga tatim fitimi, të gjitha investimet në turizëm për struktura akomoduese me katër apo pesë yje. Këto duhet të jenë të certifikuara sipas brenderve ndërkombëtare. Me këtë certifikatë përfiton, këto lehtësira, tha Rama. Vërtetimet e punësimit do të merren online.Investimet do të rriten ne 42 % krahasuar me vitin 2017. Investimet publike prioritet kryesor në vitin 2018. Dua të nënvizoj se jemi të prirur të përmirësojmë komunikimin me sektorët e tregut. Ndërveprimi mes nesh mund të jetë më efektiv dhe efikas. Jemi këtu për të mbrojtur botën e sipërmarrjes, për të qenë avokatë të saj, për të vënë në lëvizje përmes Ministrisë së Shtetit, ministrin përkatës për çdo lloj problemi. Kemi trajtuar 49 raste komunikimi të drejtpërdrejtë të një sipërmarrje me qeverinë, disa janë zgjidhur disa janë në proces.
Procesi udhëhiqet në çdo sektor nga ministri përkatës. Kjo vlen jo vetëm në aspektin e zgjidhjeve konkrete, por edhe në krijimin e një klime mbytëse për punonjësit e administratës që dëmtojnë sipërmarrjen. Kjo do rrisë autoritetin e çdo kompanie. Çdo kompani është pasuri jo vetëm e pronarëve por edhe e vendit, dhe si e tillë s’mund të cenohet nga askush.
Asnjë kompani s’duhet të trajtohet në mënyrë jo dinjitoze. Ne do bëjmë maksimumin që problemet të zgjidhen. Apeli im për sipërmarrësit, i vogël a i madh qoftë, është që të na vënë në provë, të përdorin avokatin e tyre në qeveri që është ministrja e shtetit për sipërmarrjen. Duhet të zgjedhin bashkëpunimin me ministren e shtetit dhe qeverinë. Edhe në rastet kur gjenden në pozitë të vështirë, pasi për shkak të kontrolleve identifikohen shkelje, nuk duhet të pranojnë asnjë arbitraritet nga e drejta e tyre,” tha Rama.