Kryeministri Edi Rama është treguar mjaft i ashpër sot duke ofenduar disa herë gazetarët, të cilëve iu tha drejtpërdrejt se bëjnë pjesë në një kazan të madh.
Rama u ka thënë gazetarëve që të lexojnë më shumë dhe të kuptojnë, pasi sipas tij, pyetjet e gazetarëve burojnë të gjitha nga padituria.
“Jeni për të qarë hallin, jeni një amplifikator thashethemesh i paparë!”, janë këto vetëm disa nga ofendimet e kryeministrit përballë gazetarëve, teksa i ka cilësuar si të paditur, duke iu shmangur pyetjeve të drejtpërdrejta të tyre.
REPLIKAT E KRYEMINISTRIT ME GAZETARËT:
Gazetarja: Zoti kryeministër, a jeni i bindur që keni marrë vendimin e duhur?
Së pari turp për të gjithë ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni torolisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi. S’keni kuptuar akoma që jemi sot në kushte thjesht të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 rreshta, përpara se sa t’kuturiset tu tregojë tjerëve duke abuzuar me misionin e ndërmjetësit me figurën e publikut se për çfarë bëhet fjalë…
Gazetarja: Zoti Rama në kushtet aktuale kur keni folur për një reformë kushtetuese…
Rama: Si ishte kjo m’fal, si ishte ta dëgjoj çik ktë?
Gazetari: Zoti Rama, drejtësia mbrohet duke kthyer Këshillin e Mandateve dhe mazhorancën në gjyqtar, pra duke vlerësuar prova?
Rama: Jo në gjyqtar nuk kthehet as ministri, as kuvendi, as komisioni i mandateve. Përpara se të bësh një pyetje kaq pa vend, shko lexo edhe shko kupto cili është roli i Kuvendit dhe cili është roli i Këshillit të Mandateve. Pse duhet të vijë kjo kërkesë në Kuvend?
Nëse do ishte siç thua ti, kërkesa s’do vinte fare këtu. Duhet të shkonte drejtpërdrejt në gjykatë. Për ca arsye vjen këtu? Në të gjithë përshkrimin e punës së këshillit të komisionit të mandateve thuhet qartësisht që është aty për të vlerësuar relacionin dhe provat, për ça? Pse është aty?
Jepi përgjigje pse, meqë po më bën këtë pyetje! E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria? Jeni kaq të paditur dhe mbi të gjitha s’është naj problem të jesh i paditur se s’keni detyrën ju të dëgjoni gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj, por ju jeni të detyruar të mësoni për gjërat që merrni përsipër të bëni ndërmjetësin e publikut se nuk është shkencë kjo, këto janë pak fjalë.
Gazetarja: Zoti Rama a jeni gati ta zhvishni nenin 73 të Kushtetutës edhe nga ajo pak koracë që i ka mbetur imunitetit të deputetit?
Rama: Natyrisht, kam dalë për ju sot. Kam dalë për ju dhe për ato kokat e mdhaja që torolisin dynjanë në kazan. Shikoje tjetër ca pyetje bën, shikoje. Përsërite pak pyetjen, përsërite! Jo prit, përsërite pak pyetjen!
Gazetari: A jeni ju ai u shprehët i shokuar dhe keni folur për dru të shtrembër, pse nuk kërkuat prova që në fillim para se të mermit një qëndrim?
Rama: Së pari njëherë përsëri flisni përçart sepse unë kam bërë pyetjen që duhet të bënit dhe ju duke parë atë çorbë llumi që doli. Si të mos isha i neveritur dhe i shokuar? Kam thënë atë që do e thoshte çdokush, që dua të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Për sa u përket drunjve të shtrembër unë kam thënë thjesht: Nuk ka familje politike dhe ka dhe familje normale që ka nga një dru të shtrembër, por nuk kam thënë as cili është druri i shtrembër dhe as s’ju kam dhënë juve mundësi që të bëni këto abuzime!
Rama: Për t’qarë hallin! “Tha ai, po ti si thua?” Po ju ku jeni ktu në këtë mes?
Gazetarja: Zoti Rama, ju lutem!
Rama: Më fal, më fal! Mos më ndërprit! Po ju ku jeni në këtë mes? Ju që paguheni… Është detyra ime t’ju përgjigjem juve si ma do e bardha zemër. Juve s’keni të drejtë të më kufizoni! Patjetër, ju keni të drejtë të më bëni çdo lloj pyetjeje… Unë iu përgjigjem dhe do iu përgjigjem pyetjeve…
Ndërhyjnë gazetarët…
Rama: Dëgjo ta dëgjojmë, ta dëgjojnë njerëzit…
Gazetarja: A ka ende dru të shtrembër në partinë socialiste?
Rama: Ja urdhëro, edhe një herë tjetër po ju them… Ju ku jeni në këtë mes? Juve bëni ndonjë gjë për atë që është detyra juaj që ju të kërkoni të hetoni, të kërkoni të mësoni, që ju të kërkoni të formoheni, duhet të kuptoni se roli juaj nuk është që të amplifikoni thashethemet. Jeni një amplifikator thashethemesh i paparë! Dakord?
Gazetari: Pse zgjodhët të ofendoni…
Rama: Unë s’po ofendoj askënd. Ju mos u ofendoni sepse juve e ulni dhe ngrini këdo si i teket, i vini pas të gjitha gjërat që ju teket dhe kujtoni se askush s’ka të drejtë t’ju thotë që jeni pjesë e një kazani të madh!
Unë jam këtu për t’u marrë me ju dhe për t’ju thënë që duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni! Sepse, është e drejta jote me fondet private të bësh rolin budallait, unë s’po them të ndryshosh.