Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Buldozeri”: Serbia të refuzojë Rusinë për BE-në dhe të pranojë krimet e luftës në Kosovë

8 vjet ago
in Të Gjitha
“Buldozeri”: Serbia të refuzojë Rusinë për BE-në dhe të pranojë krimet e luftës në Kosovë

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Hoyt Brian Yee, i njohur edhe në vendin tonë me nofkën “buldozeri” ka folur rreth mundësisë së ndërtimit të Qendrës Humanitare ruse në Nish. Në një intervistë për “Blic”, Brian Yee i bën thirrje serbëve që të jenë të vetëdijshëm dhe t’i kërkojnë arsyes Serbisë se përse po ndërton këtë qendër humanitare në Nish.

Brian Yee: Ne nuk e kuptojmë pse Qendra Humanitare Ruse në Nish kërkon imunitet diplomatik. Nuk e kuptojmë pse ata kanë nevojë për të. Prandaj ne u propozojmë partnerëve tanë, autoriteteve këtu në Serbi, për të pyetur se pse kanë nevojë rusët për të. Dhe përse ata po i bëjnë presion Serbisë për të ofruar diçka që nuk është normale. 

Ai theksoi se Serbia duhet t’i hedhë sytë nga Bashkimi Evropian dhe të ndërtojë ura bashkëpunimi sa më pozitive që të jetë e mundur.  “Për shembull, me Bashkimin Evropian. Vendet evropiane po e ndihmojnë Serbinë të arrijë standarde ekonomike, sociale dhe kushte të mira jetese…”

Mesazhi i tij ndaj partnerëve serbë ishte i qartë se çfarë interesi fsheh Rusia në ndihmën e saj kundrejt Serbisë. “Ne nuk e shohim se imuniteti diplomatik në qendrën ruse do të ndihmojë Serbinë të arrijë qëllimet e saj, të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe të arrijë standardet e unionit”, – tha Yee.

Nga bisedat e shumta me përfaqësuesit e autoriteteve serbe, Yee vuri në dukje: “Ne kemi folur shumë herë për nevojën e procedurave ligjore për gjykatat dhe prokurorët për të bërë punën e tyre, e cila vlen edhe për rastin e vëllezërve Bytyçi, të cilët ishin shtetas të SHBA-ve dhe u vranë në vitin 1999. Natyrisht, kjo përfshin të gjitha viktimat e tjera nga luftërat e viteve nëntëdhjetë ”,– thotë Yee.

Sipas tij, Shtetet e Bashkuara mendojnë se fjalët se  duhet të shndërrohen në vepra. “Ne vazhdojmë të monitorojmë gjithçka që ndodh në lidhje me krimet e luftës në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtu në Serbi i inkurajojmë autoritetet që të demonstrojnë detyrimin e tyre për të siguruar administrimin e drejtësisë në fushën e krimeve të luftës. Ne mendojmë se dikush që është dënuar për krime lufte, pavarësisht nga kombësia, nuk duhet të japë mësim në një akademi ushtarake. Ky nuk është një sinjal i mirë ”, përfundoi  Yee. 

Tags: BuldozeriKrimetluftësne Kosovepër BE-nëRusinëSerbiatë pranojëtë refuzojë

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Kush po i bën “sconto” faturës së Edi Ramës?

Kush po i bën “sconto” faturës së Edi Ramës?

Çështja Tahiri/ Patozi: Çfarë tregojnë veprimet e Ramës dhe si po e shfrytëzon opozita

Çështja Tahiri/ Patozi: Çfarë tregojnë veprimet e Ramës dhe si po e shfrytëzon opozita

Portieri brazilian Jefferson, grabitet si në filmat aksion (Video)

Portieri brazilian Jefferson, grabitet si në filmat aksion (Video)







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja
Aktualitet

Matura 2026 po afron, çfarë duhet të dijë secili nxënës për rregullat e reja

by mirseda
09:56 | 31/01/2026
0

Matura Shtetërore pritet me padurim nga nxënësit dhe prindërit, pasi përbën një moment kyç në vijimësinë e...

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

KQZ 3.6 mln € fonde vjetore për partitë politike

09:12 | 31/01/2026
I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com