Deputeti i Partisë Demokratike, Eduart Halimi tha se qëllimisht po mblidhet Këshilli i Mandateve ditën e nesërme sepse po fshihen provat që implikojnë Tahirin në trafikun e drogës. Gjithashtu, Halimi tha se kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi është një vegël e Edi Ramës që i shërben pushtetit dhe përdoret nga kryeministri për ditë të vështira si kjo. Gjatë ditë së sotme deputeti Halimi pati dy dalje të tjera publike ne media ku kërkonte mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe i ka kërkuar kryeministrit Rama që të mos ndërhyjë në bllokimin e arrestimit të Tahirit.
Halimi: Edi Rama nuk e do drejtësinë, ndaj qëllimisht e vonon hetimin dhe hapjen e rrugës së arrestimit të Saimir Tahirit. Gramoz Ruçi tregoi se është një vegël në duart e Edi Ramës për ta përdorur për qëllimet e tij për ditë të vështira si kjo. Çdo vonesë bëhet me qëllim që të fshihen provat që inplikojnë sajmir tahirin në trafikun e drogës. Çdo vonesë është në dëm të drejtësisë dhe në favor të krimit dhe kriminelëve për fshehjen e provave. Do të jem nesër në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe të rregullores së Kuvendit.
Më herët kryetari i Kuvendi Gramoz Ruçi në një deklaratë për median tha se nesër në orën 11:00 mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë.