Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

E ardhmja e Ballkanit perëndimor shumë e zymtë, ja situata për secilin shtet

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
E ardhmja e Ballkanit perëndimor shumë e zymtë, ja situata për secilin shtet

“Paqja ka sjellë një rritje të moderuar ekonomike, dhe uljen e varfërisë në Ballkanin Perëndimor. Por korrupsioni dhe papunësia, sidomos ajo e të rinjve, që varion nga 39 për qind në Malin e Zi në 54 për qind në Bosnje dhe Hercegovinë, mbetet një plagë e vazhdueshme. Jo rastësisht, pakënaqësia me politikën dhe politikat është gjithashtu në rritje – 71 për qind e qytetarëve në rajon, nuk kanë besim në efektivitetin dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor.

E gjitha kjo do të thotë se njerëzit kanë një pritshmëri shumë të ulët për të ardhmen e tyre. 43 për qind e shtetasve të Ballkanit Perëndimor, kanë menduar të emigrojnë diku tjetër. Përtej sfidave të ngjashme ekonomike, të gjashta shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë të përbashkët tensionet e ndezura etnike, megjithëse secila ka specifikat e veta,”shkruan ekspertja bullgare, Vessela Tcherneva, në një analizë për “European Council of Foreign Affairs”.

Shqipëria

Shqipëria vuan nga ndarje të thella politike, ku politikat dhe marrëdhëniet e klaneve ndërthuren në një rrjetë hakmarrjesh dhe korrupsioni. Trafiku i drogës dhe pastrimi i parave, lulëzojnë nën këtë mjedis. Në vend se të përgjigjet për këto dështime të qeverisjes, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka bërë më të keqen kohët e fundit duke rritur spektrin e Shqipërisë së Madhe, dhe ushqyer frikën e separatizmit shqiptar në Maqedoninë fqinje.

 Bosnja dhe Hercegovina

 Bosnja dhe Hercegovina, vuan ende nga stanjacioni dhe mosmarrëveshjet, edhe 22 vjet pas përfundimit të luftës së saj civile. Ndarjet në Bosnje dhe Herzegovinë midis tre grupeve etnike, janë thelluar gjatë 10 viteve të fundit. Pak prej institucionet shtetërore funksionojnë siç duhet (në një mënyrë multietnike). Për shembull, Banka Qendrore ka tre udhëheqës konkurrentë me njëri-tjetrin, dhe ushtria ka gjasa të shpërbëhet përgjatë vijave etnike në rastin e ndonjë krize. Besnikëria etnike, ka rezultuar të jetë më e fortë sesa ndaj çdo institucioni të ndërtuar nga të huajt.

Kosova

Kosova po përpiqet të krijojë një qeverisje të mirë, teksa përballet me tensionet e ripërtërira me Serbinë. Kryeministri aktual i Kosovës dhe heroi i luftës, Ramush Haradinaj, u gjykua dy herë në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, madje kërcënoi se do të paraqesë një kërkesë për një të tretën e territorit të Serbisë. Prishtina ka arritur gjithashtu të ndezë tensionet me Malin e Zi, gjatë përcaktimit të kufirit mes të tyre.

Maqedonia

Në Maqedoni, një krizë e brendshme politike ka shkaktuar tensione ndëretnike, dhe madje edhe dhunë. Përleshjet e përsëritura nuk bëjnë më dhe aq përshtypje, por kriza më e madhe vazhdon. Udhëheqës si ish-kryeministri Nikola Gruevski, vazhdojnë të luajnë me “kartën etnike” për përfitime politike, gjë që rrezikon ndezjen e dhunës.

 Mali i Zi

Mali i Zi arriti t’i bashkohet NATO-s, dhe t’i shpëtojë një përpjekje të dukshme për një grusht shteti të ndihmuar nga Rusia. Por është ende në fillim të procesit të reformave që kërkon anëtarësimi në BE, dhe ka nevojë të stabilizojë financat e veta publike.

Serbia

Së fundmi, zyrtarët nga Serbia janë po aq të prirur për të provokuar tensione rajonale. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, vuri në dukje kohët e fundit se Serbia nuk duhej ta kishte njohur kurrë Maqedoninë me emrin e saj aktual. Vërejtje të tjera të politikës serbe, i bëjnë jehonë akuzave në politikën e brendshme maqedonase, që e përshkruajnë kryeministrin Zoran Zaev dhe koalicionin e tij të ri me shqiptarët, si një hap drejt shkatërrimit të Maqedonisë, dhe krijimit të një Shqipërie të Madhe.

Tags: e ardhmjae Ballkanite zymtëja situataperendimorsecilinshtetshumë

TË LIDHURA

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror
Politikë

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët
Aktualitet

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë
Politikë

PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

19:30 | 07/10/2025
Next Post
Strakosha heroi i Lacios, i pret penalltinë Dybalas (Video)

Strakosha heroi i Lacios, i pret penalltinë Dybalas (Video)

Shpërthen Idrizi: Federatën do ta çoj në prokurori

Shpërthen Idrizi: Federatën do ta çoj në prokurori

Ahmetaj: Ulim papunësinë me 4%, tërheqim investimet e huaja

Ahmetaj: Brenda 100 ditësh mbi 110 mijë dokumente do ofrohen online







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com