Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Burreli një vit e gjysmë pa gjinekolog, banorët e rinj me vendlindje në Tiranë dhe Lezhë

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Burreli një vit e gjysmë pa gjinekolog, banorët e rinj me vendlindje në Tiranë dhe Lezhë

Në fillim të vitit emisioni “Stop” udhëtoi drejt Burrelit, pasi materniteti i këtij qyteti kishte 6 muaj pa mjek gjinekolog. Tani, 10 muaj më vonë, situata nuk ka ndryshuar. Që nga 1 Gushti 2016, vendlindja e banorëve më të rinj të Burrelit është Tirana ose Lezha.  Në Janar drejtori i Spitalit kishte deklaruar se për situatën ishte vënë në dijeni Ministria e Shëndetësisë, por zgjidhje nuk ishte dhënë. Kryeinfermierja Eglantina Bushi pohon se salla e lindjeve funksionon vetëm për raste emergjente. Por edhe për një grafi qytetarët nisen drejt Lezhës apo Tiranës.

Në Janar të vitit 2017 transmetoi gjendjen e spitalit “Xhavit Mara” në Burrel, i cili që prej muajit Gusht 2016 nuk ka patur gjinekolog. Drejtori Dritan Leli tha se Ministria e Shëndetësisë ishte njoftuar për mungesën e mjekut obstetër/gjinekolog, por nuk ishte gjetur ende një zgjidhje. “Drejtoria jonë ka marrë të gjitha masat, duke kontaktuar me shkresa zyrtare me Ministrinë, duke njoftuar për të gjithë problematikën dhe jemi përpjekur vetë, duke kontaktuar mjekë të ndryshëm, por deri në këtë moment nuk kemi patur një reagim pozitiv.”

Përsa i përket riskut të pacientëve që duhet të udhëtojnë drejt Lezhës apo Tiranës për t’u ekzaminuar, ai u shpreh se banorët e Burrelit janë vënë në dijeni nëpërmjet televizonit lokal që të marrin masa parakprake sepse spitali nuk ka mjekun obstetër. Drejtori Leli iu bëri thirrje të gjithë mjekëve që të bëhen humanë dhe të ndihmojnë spitalin, duke iu premtuar kushtet më të mira të bashkëpunimit deri në gjetjen e një mjeku stabël.

Gazetarja e emisionit “STOP” rikthehet pas 10 muajsh në Burrel për të parë nëse shqetësimi është zgjidhur dhe spitali “Xhavit Mara” ka një mjek obstetër/gjinekolog.

Kryeinfermierja Eglantina Bushi shprehet se spitali prej disa kohësh e ka një mjeke obstetre dhe disa mami, të cilat ofrojnë shërbimin në sallën e lindjes vetëm kur janë raste emergjente, pasi mjekja nuk pranon lindjen për shkak të kushteve të spitalit.

“Doktoresha nuk ka preferuar të bëjë operacione apo lindje për arsyet që i ka thënë vetë…”

Këtë e pohon edhe shefi i spitalit, Selam Duka, i cili thotë se mjekja obstetre, Tatjana Milo, ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë dhe liston pretendimet e saj.

“E para: ‘Unë lindjet i pres pa asnjë problem, ndërsa lindjet që mund të kenë peripeci nuk pres asnjë. Dua mjek tjetër obstetër, që të jemi dy veta, dua një mjek neonat, që përgjigjet për fëmijën pasi lind. Dua dhe sallën e operacionit gati se mund të na ndodhë çdo gjë’. E dyta: ajo nuk ka marrë përsipër shërbimin 24 orësh në rrethin e Matit, pasi pas orës 16:00 ajo shkon në shtëpi në Tiranë. Kështu që në pothuajse jemi të pambuluar, 16 orë plus të shtuna dhe të diela.”

Duka shprehet se spitali nuk mund të qëndrojë pa mjek obstetër. Pra, duhet sërish ndihma e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi shërbimi i spitalit duhet të ofrohet në çdo ditë e orar të mundshëm. Gjithashtu duhet të investohet për sallën e lindjeve sepse kushtet janë të papërshtatshme për lindjen e një  foshnje.

Tags: BurreligjinekologLezhënjë vit e gjysmëtë lindurittiranevendlindje

TË LIDHURA

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

22:11 | 05/11/2025
Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë
Politikë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët
Aktualitet

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Next Post
SHBA jashtë Botërorit, trajneri jep dorëheqjen

SHBA jashtë Botërorit, trajneri jep dorëheqjen

Një 50-vjeçar me probleme mendore godet me tulla tre femra. Policia e merr në pyetje  

Një 50-vjeçar me probleme mendore godet me tulla tre femra. Policia e merr në pyetje  

Grezda një thesar që e kërkojnë shumë ekipe

Grezda një thesar që e kërkojnë shumë ekipe







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

‘Benzi’ aksidenton për vd*kje 62-vjeçarin në Prrenjas, ndalohet drejtuesi i mjetit

22:14 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025




TË FUNDIT

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri
Politikë

Altin Dumani: Nuk ka të paprekshëm, për ne vlen prova, jo emri

by mirseda
22:11 | 05/11/2025
0

Për kreun e SPAK, Altin Dumani, që nga krijimi i tij 6 vite më parë, SPAK ka...

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

Altin Dumani: Të gjitha dosjet e SPAK kanë rëndësi të lartë

22:05 | 05/11/2025
Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

Makina merr flakë në tunelin e Kardhiq–Delvinë, bllokohet qarkullimi në të dy anët

20:57 | 05/11/2025
Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

Përfundon mbledhja e Ramës dhe deputetëve të PS në seli

20:37 | 05/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Plagosje me armë zjarri në Bathore, 30-vjeçari dërgohet në spital jashtë rrezikut për jetën

20:21 | 05/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com