Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Miqësia e re e Lindjes; Turqia anëtare e NATO-s blen armë nga Rusia

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Miqësia e re e Lindjes; Turqia anëtare e NATO-s blen armë nga Rusia

Turqia është anëtare e NATO-s. Që megjithë këtë ajo blen armë ruse, kjo është më se e pazakontë. A po përvijohet një miqësi e re midis Ankarasë dhe Moskës?

Të dy e ndiejnë veten se i kanë trajtuar në mënyrë të padrejtë. Me të dy Perëndimi sillet rregullisht ftohtë. Të dyve u pëlqen që të paraqiten si burra të fortë dhe në publik e quajnë veten “miq”. Ata kanë shumë të përbashkëta, Presidenti i Rusisë dhe i Turqisë. Javët e fundit u shtuan shenjat, se Vladimir Putini dhe Rexhep Tayyip Erdogani mund të lidhin një partneritet: tregtia e tyre bilaterale po rritet, ushtarakët dhe shërbimet e tyre të fshehta bashkëpunojnë në Siri.

Njëkohësisht ata zhvillojnë luftën e vet përkatëse diplomatike me BE dhe me SHBA: Uashingtoni dhe Ankaraja nuk i japin viza palës tjetër. Turqia burgos gazetarë gjermanë dhe veprimtarë të të drejtave të njeriut dhe injoron si protestat nga Berlini, ashtu edhe të drejtën në fuqi. Ushtarë të mbështetur nga Moska luftojnë në Lindje të Ukrainës. Kremlini as nuk pranon të flasë për aneksimin, por kërkon heqjen e sanksioneve perëndimore.

Armiku i armikut tim është miku im?

Meqenëse Putini dhe Erdogani kanë – për t’u shprehur në mënyrë të sjellshme – probleme me Perëndimin dhe me të drejtën ndërkombëtare, çfarë mund të ishte më afër mendsh, se lidhja e një aleance të përbashkët? Për t’ua treguar tamam vendin partnerëve të NATO-s, që bëjnë si të ditur, Erdogani madje vendosi të blejë sistem antiraketor rus – me gjithë protestat e Uashingtonit dhe të Brukselit.

Por çfarë i solli Erdoganit zemërimi i manifestuar publikisht, revoltimi i ekspozuar kundër Perëndimit ose miqësia e supozuar me Rusinë? Asgjë. Politikanët e politikës së jashtme, qoftë në Berlin, qoftë në Uashington tregohen të paimpresionuar nga kërcënimet e Erdoganit se në njëfarë mënyrë ai mund të kalojë në anën tjetër, me marrëdhënie më të mira me Rusinë. Ata besojnë se Erdogani do të qetësohet herët a vonë dhe do t’i vërë interesat e vendit mbi egon e tij.

Sepse, edhe sikur marrëdhëniet me Rusinë të bëhen edhe më të ngushta: ekonomikisht, Turqia nuk mund të fitojë në Moskë as një të dhjetën e asaj që mund të humbasë në Perëndim. Bursa i ndëshkoi menjëherë ashpër manovrat e kthesës në politikën e jashtme të Erdoganit. Rritja ekonomike turke ka kohë që financohet duke shtypur para të reja. Që kur shumë turistë perëndimorë i rrinë larg Turqisë, në pazarin e famshëm të Stambollit mbyllet një stendë pas tjetrës.

Një pamje e ngjashme në Moskë. Edhe nëse ekonomia gjermane po investon atje sërish më fort: tregtia bilaterale është tepër larg nivelit të 2014-ës. Sanksionet kanë efekt.

Koha punon për Perëndimin

Në mundjen me Rusinë dhe Turqinë, koha është në anën e Perëndimit. Sepse edhe kaq i ngushtë nuk është partneriteti midis Rusisë dhe Turqisë. Përkundrazi. Moska është e zhgënjyer, sepse gjatë vizitës së tij në Kiev, Erdogani e quajti Krimenë pjesë të Ukrainës. E sigurt është: sistemin antiraketor rus Erdogani tani e porositi, por deri tani ka paguar vetëm një pagesë paraprake. Kjo marrëveshje mund të përfundojë edhe  pa sukses.

Sepse Presidenti turk e shtrëngon edhe më tej grushtin në xhep, që Rusia ndalon edhe më tej importin e domateve turke dhe të produkteve të tjera. Interesa të kundërta të dyja palët ndjekin edhe në Siri: Moska mbështet Presidentin Assad, Ankaraja kërkon ta rrëzojë. Dikur, Assadi dhe Erdogani qenë miqtë më të mirë, madje i kalonin bashkë edhe pushimet me familjet e tyre. Por që atëherë ka kaluar shumë kohë. Siç venë punët me miqësitë politike.

Tags: anëtarëarmeblenMiqësia e re e Lindjes; TurqiaNATOrusia

TË LIDHURA

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur
Bota

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur

18:21 | 28/06/2025
Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

18:19 | 28/06/2025
Flakët kërcënojnë burimet e naftës/ Situatë alarmante në Kuçovë, rrezikohen edhe banesat
Aktualitet

Flakët kërcënojnë burimet e naftës/ Situatë alarmante në Kuçovë, rrezikohen edhe banesat

18:17 | 28/06/2025
Next Post
Alibaba investon 15 miliardë dollarë për teknologjinë kërkimore

Alibaba investon 15 miliardë dollarë për teknologjinë kërkimore

Falimentojnë 33 kompani, shumë të tjera raportojnë bilance negative

Falimentojnë 33 kompani, shumë të tjera raportojnë bilance negative

Rama në Itali, pritet nga kryeministri Gentiloni. Kërkon mbështetje për integrimin në BE

Rama në Itali, pritet nga kryeministri Gentiloni. Kërkon mbështetje për integrimin në BE

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025
Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

Përse djegiet e makinave po rrisin bilance? Ekspertët tregojnë se ku gabojnë shoferët

20:26 | 24/06/2025




TË FUNDIT

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur
Bota

Rusi/ Rrëzohet një aeroplan trajnimi në Moskë, 4 të vdekur

by mirseda
18:21 | 28/06/2025
0

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke...

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Kosovë, nëntë persona të plagosur

18:19 | 28/06/2025
Flakët kërcënojnë burimet e naftës/ Situatë alarmante në Kuçovë, rrezikohen edhe banesat

Flakët kërcënojnë burimet e naftës/ Situatë alarmante në Kuçovë, rrezikohen edhe banesat

18:17 | 28/06/2025
Gjykata jep vendimin për anëtarin e ‘Hellbanianz’, ja me sa vite burg është dënuar

Gjykata jep vendimin për anëtarin e ‘Hellbanianz’, ja me sa vite burg është dënuar

18:14 | 28/06/2025
Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

Lezhë/ Ndërron jetë 23-vjeçari nga Kosova

17:25 | 28/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com