Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Absurde! 21 muaj në koma, por duhet të hapë gjyq për të marrë kempin

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Absurde! 21 muaj në koma, por duhet të hapë gjyq për të marrë kempin

Pashk Lazri, një qytetar nga Shkodra, tregon se prej 21 muajsh, i vëllai, Dedë Frrok Lazri ka kryer një operacion në kokë dhe është invalid i plotë. Pashku është përpjekur t’i sigurojë kempin, por e ka të pamundur, pasi duhet vetë personi ose një prokurë prej tij.

Një video e pacientit nga spitali numër 5 ku ndodhet i shtruar, dokumenton se ai as nuk flet e as nuk lëviz. Gazetarja e emisionit “STOP” dhe Pashku shkojnë bashkë në ISSH Shkodër, degën e përfitimeve dhe KMCAP Shkodër, por përgjigja përfundimtare është që ky rast zgjidhet vetëm me gjyq.

“Problemi im i madh është se unë kam vëllain të shtruar në spitalin numër 5 në Tiranë, prej 21 muajsh. Është bërë operacion në kokë dhe është invalid i plotë. Vajta të Agjencia e Sigurimeve Shoqërore, por nuk pranoi dokumentacionin dhe më vonë, në një shkresë thotë që nuk lejohet, duhet vetë personi ose prokurë e posaçme noteriale.”

Pashku tregon se ka shkuar edhe te Komisioni Mjekësor i  Caktimit të Aftësisë për Punë Shkodër për të kërkuar dy specialistë, që të shikonin gjendjen e të vëllait, por iu tha se nuk ishin dorëzuar dokumentet. Vëllai i tij, Dedë Pashku ndodhet prej 21 muajsh në spital pa kryer asnjë lloj lëvizjeje dhe nuk ka mundur të marrë kemp për asnjë ditë të vetme.

Qytetari- Personi, i cili është në krahun e djathtë, është vëllai im, Dedë Lazri, i cili është shtruar në spital më datë 27 Dhjetor 2015. Është operuar në 6 Janar 2016. Që nga ajo ditë e deri më sot, vazhdon e njëjta gjendje. Siç e shikoni në video, nuk lëviz, nuk flet.

Gazetarja e emisionit “STOP” së bashku me denoncuesin iu drejtuan Agjencisë së Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku komunikon me inspektoriatin e saj, Ardjan Celepija.

Gazetarja – Nga institucioni juaj i është thënë që, që të përfitojë pënsionin, duhet të dorëzohen dokumentat nga vetë personi.

Inspektori – Ose i autorizuar me një prokurë…

Gazetarja – Ose i autorizuar me një prokurë të posaçme. Tani personi, shiko zotëri, në të tilla kushte ndodhet.

Inspektori – Unë e kam të qartë krejt këtë. E di. se ma ka thënë … unë i besoj atij. Dy rrugë janë: o personi, ose i autorizuar me prokurë. Nuk ka rrugë tjetër.

Gazetarja – Po personi është duke vdekur more…,personi është në koma. Çfarë duhet të bëjë?

Inspektori – (Qesh)… Unë të besoj… unë e kam besuar pa e njohur … pa e ditur … Ky ka ardhur dhe e ka shprehur. Më ka qarë hallin. Neve na vjen një shkresë, një udhëzim, një rregullore, një letër … Ne jemi të detyruar me e zbatu, me kenë ça me kenë.

Inspektori – Ka dasht me u lanë një hapësirë për shembull, në rastet e veçanta, si mund të jetë rasti i tij, por nuk ka hapësirë.

Gazetarja – S’ka hapësira fare?

Inspektori – Eshtë e preme, është totale.

Ndërsa në Drejtorinë Rajonale e Sigurimeve Shoqërore, nga drejtorsha Zamera Lacej iu tha se ky është një rast shumë i rrallë, ndaj mund të procedojnë vetëm nëpërmjet vendimit të gjykatës, nëse do të vendoset që do t’i kryejë vëllai i të sëmurit këto procedura ose jo.

Drejtoresha – Komisioni Mjekësor i  Caktimit të Aftësisë për Punë shkon dhe e ndjek personin në ambjentet ku është i shtruar.

Gazetarja – Në qoftë se stafi mjekësor shkon dhe e verifikon që personi është i paaftë, pse duhet të shkojmë në gjykatë? Pse t’i biem kaq gjatë kur mund ta zgjidhim shkurt dhe më praktike?

Drejtoresha – Më praktike nuk … ashtu … domethënë …

Por Fran Kapaj, anëtar i Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, u shpreh se ka zgjidhje për shqetësimin e familjes Lazri. Pashku duhet të interesohet për datën e komisionit dhe të shkojë të shpjegojë arsyet se përse nuk paraqitet vetë personi me aftësi të kufizuara.

“Brenda 2 javësh ne jemi të detyruar të përcaktojmë personat tonë për ta verifikuar dhe për ta vlerësuar sipas kritereve mjekësore. Nëqoftëse Deda paraqitet siç e shoh në video ose në dokumentet mjekësore që i ka me fletë drejtimin e spitalit, atëherë do ta marrë kempin siç i takon”.

Na mbetet të presim përtë mësuar se çfarë do të ndodhë me fatin Dedë Lazrit.

Tags: 21 muajAbsurdeduhetgjyqkempinmarrënë komatë hapë

TË LIDHURA

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht
Aktualitet

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

13:25 | 16/02/2026
Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!
Aktualitet

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

13:23 | 16/02/2026
40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…
Aktualitet

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

13:00 | 16/02/2026
Next Post
Skandal! Në shkollë ushtrohet dhunë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Skandal! Në shkollë ushtrohet dhunë ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara

Franca dhe Portugalia presin biletën/ Zvicra, Greqia dhe Suedia përmes ‘play-off’-it

Franca dhe Portugalia presin biletën/ Zvicra, Greqia dhe Suedia përmes ‘play-off’-it

Hakerat e Koresë së Veriut zbulojnë planin e amerikanëve për të vrarë Kim Jong-un

Hakerat e Koresë së Veriut zbulojnë planin e amerikanëve për të vrarë Kim Jong-un







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht
Aktualitet

Rama në Prishtinë: Presidentja Osmani është kërcënuar për 2 vjet rresht

by mirseda
13:25 | 16/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të hënë, më 16 shkurt, në promovimin e librit “Kur...

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

Rama sulmon Hagën: Prokurori idiote, me instrumente politike si gjykatat serbe!

13:23 | 16/02/2026
40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

40 mijë euro gjobë për t’i fshirë artikullin zyrtarit, burg gazetarit. Dëshmia në gjyq…

13:00 | 16/02/2026
Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

Familjarët gjejnë të pajetë të moshuarën, ra aksidentalisht në kanal

12:32 | 16/02/2026
“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

“Metamorfoza”, SPAK kërkon 40 dëshmitarë për vrasjen e Gjin Ndojit. Përplasja me avokatët e Gjokës

12:26 | 16/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com