Blerim Shala është këshilltari dhe koordinatori i zgjedhur i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për dialogun me Serbinë.
Presidenca nuk e ka zyrtarizuar ende emrin e tij, por mësohet se Shala do të marrë pjesë në cilësinë e koordinatorit në një forum të sigurisë, i cili mbahet këtë javë në Beograd.
Tema e diskutimit në këtë forum do të jetë: “Dialogu Prishtinë-Beograd: Nga normalizimi drejt normalitetit”.
Shala figuron si njëri nga panelistët e Forumit për Siguri në Beograd (BSF), krahas drejtorit për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nënkryetares së Kuvendit serb, Gordana Comiq, si dhe Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika.