TIFF Oda film festival ka përfunduar mbrëmë pas një jave shfaqjesh të filmave.
Filmi “Rregulla Arti” përmbylli këtë festival, i cili u mbajt për një javë rresht në Tetovë.
Drejtori i këtij festivali, Sabedin Selmani ka mbetur i kënaqur nga organizimi, ndërsa tha se festivali u mirëprit nga adhuruesit e filmit.
“Organizimi ishte shumë i mirë dhe gjithashtu kësaj radhe kishim edhe shumë vizitorë. Kësaj radhe edhe mbylljen e kishim speciale, pasi që filloi jazzfesti. Gjithçka ishte në nivelin e duhur dhe jemi shumë të kënaqur me këtë realizim që u bë”, tha për Portalb.mk, Selmani.
Çmimet që u ndanë në këtë festival vijojnë si më poshtë:
Kategoria – WIN PANORAMA ( Filmat e shkurtër në konkurrim)
Përbërja e jurisë:
1.MEVLAN Shanaj
2.BURBUQE BERISHA
3.LLAZAR SEKULOVSKI
Filmi më i mirë
I’ve got you – Poloni
Regjia më e mirë
Approachhing- Republika Ceke
Montazhi më i mirë
Fight for death-Maqedoni
Kinematografia më e mirë
Bon appétit-Shqipëri
Filmi më i mirë i Animuar
Ethnophobia-Shqipëri-Greqi
Çmimi i publikut
Toka-Maqedoni
Kategoria: Student panorama
Filmat Studentor në konkurrim:
Dokumentari më i mirë studentor
Studants – FDU- Maqedoni
Filmi më i mirë Studentor
First Kiss-Fiofa
Çmim nderi
Man with the will of steel-Bosnja dhe Hercegovina
Festivali u hap me filmin “Hunting Flies” drejtuar nga Izer Aliu. Qëllimi i këtij festivali është qasja e të gjithë artistëve të filmave me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të qytetarëve, shkëmbimit të ideve, prezantimit të veprave kulturore, etj.