Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Rusi 2018/ Luftë e hapur në të gjitha grupet, ja situata

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Rusi 2018/ Luftë e hapur në të gjitha grupet, ja situata

Botërori Rusi 2018 është ngjarja më e madhe futbollistike në vitin e ardhshëm, ku yjet e futbollit botërorë do të synojnë të ngrenë trofeun madhështorë me kombëtaret e tre. Kur kanë mbetur edhe dy ndeshjet e fundit të fazës eliminatore në grupe, disa nga grupet vazhdojnë të kenë një konkurrencë të fortë.

Rezultate imazhesh për france- portugali

Në grupin A llogaritë janë të hapura për dy vendet e para dhe janë 4 ekipe që luftojnë për një biletë në Rusi. Franca kryeson grupin por vetëm me një pikë më shumë se Suedia e vendit të dytë, respektivisht 17 me 16. Pas tyre vjen Holanda që ka shanse të mëdha pasi ka 13 pikë dhe ndeshjen e fundit e kanë në shtëpi përballë Suedisë së vendit të dytë. Edhe Bullgaria do të shfrytëzojë mundësitë e saj pasi qëndron e katërta me 12 pikë dhe nëse i fiton të dyja ndeshjet e mbetura mund të sigurojë një udhëtim madhështorë në Rusi. Priteshe që Franca ta siguronte pa shumë problem kualifikimin me yjet që ka në organikë por edhe njëherë kjo situatë vërteton që nuk ka ekipe kombëtar të dobëta.

Imazh i ngjashëm

Grupi B do të bëj llogari vetëm për vend të parë dhe të dytë pasi Zvicra dhe Portugalia kanë grumbulluar një sasi pikësh që nuk mund të arrihen nga vendi i tretë. Se kush ekip do të presë një biletë direkt për në Botëror do të vendoset në përballjen e fundit që luhet në Portugali mes këtyre ekipeve. Ekipi i komanduar nga Ronaldo që është edhe në majën e golashënuesve në këto eleminatore, do të provojë gjithçka për të kapur majën e grupit.

Rezultate imazhesh për gjermania kombetare

Grupi C dominohet nga Gjermanët të cilët i kanë fituar të teta ndeshjet e luajtura deri tani, ata kanë grumbulluar 24 pikë dhe kanë shënuar  34 herë, e kanë pësuar vetëm dy. Vendin e dytë e mbanë Irlanda e Veriut që e ka siguruar tashmë këtë pozitë. Azerbajxhani, Norvegjia dhe Cekia nuk kanë arritur të jenë pengesë për këto dy ekipe që të rivalizojnë deri në ndeshjen e fundit.

Rezultate imazhesh për serbi nacional team

Grupi D kryesohet nga Serbia me 18 pikë, por që nuk ka siguruar asgjë deri tani. Pasi Wells i Gareth Bale dhe Irlanda qëndrojnë në vendin e dytë me nga 16 pikë dhe do të luftojnë fort për të udhëtuar në Botëror. Për wellsianët do  të ishte pjesëmarrja e parë dhe janë shumë afër realizimit të kësaj ëndrre, por është në dyshim nëse ylli i tyre Bale do të jetë në fushë këto dy ndeshje pas një dëmtimi të pësuar. Wells do të ketë një vizitë në Gjeorgji dhe më pas do të ketë një finale me Irlandën në shtëpi për të vendosur gjithçka. Ndërsa Irlanda do të presë Moldavinë në ndeshjen e parë në shtëpi, një ndeshje jo e vështirë për irlandezët. Edhe Serbia nuk do ta ketë të lehtë pasi do të luaj përballë Austrisë dhe Gjeorgjisë, kundërshtarë mjaft të vështirë edhe pse në pozita jo të mira në klasifikim.

Rezultate imazhesh për polonia lewandowski

Grupi E kryesohet nga Polonia e Lewandowskit që ka grumbulluar 19 pikë e ndjekur nga Mali I Zi dhe Danimarka me nga 16. Edhe ky grup është i hapur si për vendin e parë që shkon direkt në Botëror edhe për të dytin. Mali i Zi i Jovetic do të udhëtojë në Poloni në ndeshjen e fundit. Danimarka nga ana tjetër nuk do t’ia falte vetes një dështim tjetër pas atij në Francë, ku nuk arritën të kualifikohen pasi ua zuri vendin Shqipëria.

Rezultate imazhesh për angli nacional team futboll 2017

Grupi F komandohet nga Anglia e cila nuk njeh humbje deri tani, ka 6 fitore dhe 2 barazime, nuk shënojnë shumë por edhe nuk pësojnë. Një luftë do të ketë për vendin e dytë pasi janë tre ekipe që synojnë të mbajnë atë vend. Sllovakia 15 dhe Sllovenia e Skocia me 14 do të kenë mundësinë të tregojnë forcën në këto dy ndeshje për të marrë vendin e dytë. Shanset më të mëdha për të kaluar grupin i  ka Sllovakia e Hamshik, e cila pas përballjes direkte me Skocinë do të presë modestët e Maltës në shtëpi. Ndërsa Sllovenia dhe Skocia do të kenë përballje të vështira.

Imazh i ngjashëm

Grupi G ku bën pjesë edhe Shqipëria komandohet nga Spanja, e ndjekur nga Italia. Nuk ka shumë shpresë për një kualifikim të kombëtares Shqiptare pasi dy ndeshjet në vijim i ka me më të fortat e grupit. E vetmja gjë për tu ndarë në këtë grup është se kush do të jetë lideri dhe me shumë shanse do të shohim spanjollët e Lopetegui në majë. Shqipëria do të mundohet të ruaj vendin e tretë për të qënë në një vazo më të mirë për kualifikueset e Europianit të radhës.

Rezultate imazhesh për belgium nacional team futboll 2017

Grupi H nuk ka dyshim për kreun, pasi Begjika me superlojarët që ka në organikë nuk do ti falte vetes një dështim tjetër pas një Europiani zhgënjyes që zhvilloi. Vendi i dytë është akoma në dilemë pasi Bosnja e Edin Dzeko qëndron vetëm një pikë më shumë se Greqia e cila ka 13 pikë. Grekët janë favoritë në dy sfidat e radhës, pasi do të përballet me Qipron jashtë dhe me Gjibraltarin në shtëpi. Bosnja pret kryesuesit e Belgjikës dhe më pas ka Estoninë.

Rezultate imazhesh për Croatia nacional team futboll 2016

Në grupin I ku bën pjesë edhe Kosova e cila qëndron e fundit me një pikë, lufta është më e ashpër për pjesëmarrëset në Rusi 2018. Janë katër skuadra që luftojnë për dy vende. Kroacia dhe Islanda ndajnë vendin e parë me nga 16 pikë, ndërsa në të dytin me 14 pikë janë Turqia dhe Ukraina. Kroacia pa dyshim do të luftojë për të qenë koka e grupit pasi ka në përbërje lojtarë të klasit botëror, por edhe Turqia e Islanda do të luftojnë fort pasi kanë treguar lojë të bukur dhe rezistencë në ndeshjet që janë zhvilluar deri tani. Gjithçka është e hapur në grupin I.

/Tirana Today/

Tags: gjith grupethapurlufterusi 2018situata

TË LIDHURA

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Austin FC, Uzuni rikthehet në grup, gati për ekipin
Sport

Austin FC, Uzuni rikthehet në grup, gati për ekipin

21:17 | 04/07/2025
“Nuk e pranoj që ke ikur, s’e kisha menduar kurrë në këtë mënyrë”, Salah për vdekjen e Jotas: Jam pa fjalë
Sport

“Nuk e pranoj që ke ikur, s’e kisha menduar kurrë në këtë mënyrë”, Salah për vdekjen e Jotas: Jam pa fjalë

20:34 | 04/07/2025
Next Post
S’ka përplasje qytetërimesh, por një krizë kulturash

S’ka përplasje qytetërimesh, por një krizë kulturash

Rama: Do të bëjmë një riorganizim rrënjësor të administratës, ja kur do mësoni emrat e zv/ministrave

Rama: Do të bëjmë një riorganizim rrënjësor të administratës, ja kur do mësoni emrat e zv/ministrave

U19/ Fiton Ukraina nga një gabim në mbrojtje, Qirko më i miri në fushë

U19/ Fiton Ukraina nga një gabim në mbrojtje, Qirko më i miri në fushë

JU REKOMANDOJMË

Horoskopi 19 Mars 2024

Priten përplasje, surpriza dhe ngjitje të papritura!/ Çfarë thonë yjet për ty sot?

08:05 | 02/07/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025
Horoskopi 19 Mars 2024

Sinjale të qarta për zemrën, mendjen dhe financat – ja çfarë parashikojnë yjet për shenjën tuaj sot.

08:09 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius
Moti

Rajoni i Ballkanit “përvëlohet” me temperatura mbi 40 gradë Celsius

by mirseda
21:46 | 04/07/2025
0

Rajoni i Ballkanit ditëve të fundit është nën ndikimin e valës së nxehtë ndërkaq janë regjistruar temperatura...

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

Turqia ndërton aeroplanmbajtësen më të madhe në Evropë, 16 m më e gjatë se britanikja

21:32 | 04/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

Situata e zjarreve në vend/ 14 vatra të raportuara, 10 të shuara dhe 4 ende aktive

21:29 | 04/07/2025
Austin FC, Uzuni rikthehet në grup, gati për ekipin

Austin FC, Uzuni rikthehet në grup, gati për ekipin

21:17 | 04/07/2025
Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

Skandal në Holandë, kryeministri dyshohet se i ka dhënë sekrete shtetërore Marokut

21:09 | 04/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com