Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Barbarizmi amerikan

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Barbarizmi amerikan

Gjëja vërtetë e habitshme, nuk është pse vrasjet masive në SHBA, po bëhen gjithnjë e më vdekjeprurëse. Por fakti se si është e mundur që nuk ka masakra më të mëdha dhe më të përgjakshme se kaq në Shtetet e Bashkuara. Mendoni një moment për të gjitha turmat: Në rrugët e qytetit. Në ngjarjet sportive, koncerte dhe kinema. Në kampuset shkollore. Tek Qendrat tregtare.

Dhjetëra, qindra, madje mijëra njerëz mblidhen së bashku në hapësirat publike – të paarmatosur, të pambrojtur, të prekshëm ndaj teknologjive të përparuara të dhunës, të gatshëm për të blerë shumëçka që na rrethon. Gjithçka që duhet është qëllimi, vullneti, për të bërë një blerje dhe pastaj të tërheqësh këmbëzën, vazhdimisht, pa pushim.

Megjithatë, shumica prej nesh kalojnë përmes turmave të tilla përgjatë gjithë kohës, pa qenë nevoja të durojmë llojin e tmerrit që shpërtheu mbrëmjen e së dielës në Las Vegas, qoftë si viktima apo si dëshmitarë.  Disa mund t’ia atribuojnë këtë mirësisë së lindur të qenieve njerëzore, me autorët e rrallë të dhunës masive që qëndrojnë midis nesh si alienë.

Por duke pasur parasysh sjelljen e përgjakshme, të regjistruar në pothuajse çdo faqe të historisë njerëzore, unë jam më i prirur të hedh vështrimin diku tjetër – tek normat absolute të qytetërimit, pothuajse gjithmonë shumë të brishta. Aty ku norma të tilla mbizotërojnë, dhe janë të rrënjosura thellë në një kulturë, shpërthimi i dhunës vrastare është diçka e rrallë.

Por, aty ku qytetërimi është i brishtë, ose ku një numër i konsiderueshëm njerëzish i refuzojnë kufizimet e tij, shpërthime të tilla do të jenë më se të zakonshme, dhe më të shpeshta. Në kohën tonë, në një botë perëndimore shumë të qetë, të rregullt dhe të pasur, shpërthimet e barbarizmit marrin në përgjithësi dy forma: terrorizmit (aktet e dhunës të kryera kundër civilëve me qëllim politik) ose psikozës.

Terroristi që angazhohet në vrasjet masive e ndërmerr këtë akt, pasi ai beson se metodat e barbarizmit do ta ndihmojnë të avancojë qëllimet e tij. Psikopati e bën këtë, për shkak se gjendja e tij mendore e vendos atë përtej dallimit ndërmjet civilizimit dhe barbarizmit. Ai jeton brenda civilizimit, por nuk është pjesë e tij. Një mënyrë përmes së cilës ky paradoks luan me pasoja vdekjeprurëse, shihet tek aftësia e psikopatit për të blerë armë, që vetëm një qytetërim i përparuar mund të prodhonte.

Ky produkt i qytetërimit, i mundëson atij shkaktimin e dhunës vdekjeprurëse (që do të thotë: shkëputjen e vetes nga normat e qytetërimit) me një efikasitet të pamëshirshëm. (Ndërsa po shkruaj, numri i të vdekurve në Las Vegas është 58, me 515 të plagosur, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë)

Një faktor i rëndësishëm, në përcaktimin e shpeshtësisë dhe ashpërsisë së shpërthimeve të tilla të barbarizmit, është disponueshmëria e armatimeve. Por një tjetër është motivi: Sa terroristë dhe sa psikopatë kemi mes nesh? Në vitet që pasuan sulmet e 11 shtatorit, Evropa ka vuajtur më shumë, dhe në një mënyrë më spektakolare, sulme terroriste, ndërsa SHBA-ja është përballur me më shumë masakra të kryera nga psikopatët e ashtuquajtur “ujqër të vetmuar”. (Megjithëse është gjithashtu e vërtetë se kur ne përfshihemi, ashtu siç duhet, terrorizmi vendas i krahut të djathtë dhe të majtë, së bashku me terrorizmin islamik në listën tonë të sulmeve, hendeku midis SHBA-së dhe Evropës nuk është dhe aq i madh).

Fakti është se Shtetet e Bashkuara, janë një vend i dhunshëm dhe i tillë ka qenë gjithmonë. Nga paligjshmëria dhe drejtësia vigjilente e kufirit, deri te vrasjet jashtëgjyqësore të Jim Crow South, për të kaluar tek vrasjet në qytetet amerikane, vrasjet me gjakftohtësi të fëmijëve dhe mësuesve të tyre në klasat e një shkolle fillore, manteli i civilizimit është disi më i hollë këtu në SHBA se kudo tjetër në botë.

Mbizotërimi i armëve, është njëkohësisht një shprehje e këtij realiteti dhe një përgjigje ndaj tij, pasi njerëzit zgjedhin të armatosen kundër barbarizmit që kërcënon të shpërthejë përreth tyre në çdo moment. Është një zgjedhje e kuptueshme, por që nga ana tjetër rrit mundësinë që manteli i civilizimit të mbetet i hollë, dhe ndoshta edhe të bëhet edhe më i hollë me kalimin e kohës, me shpërthimet e barbarizmit që është duke u bërë më vdekjeprurës dhe më i shpeshtë, me çdo vit që kalon.

S’ka asgjë të pashmangshme për normat dhe kufizimet e qytetërimit. Ne e mësojmë këtë leksion, sa herë që marrim fjalë për një raund tjetër vdekjesh masive. Megjithatë, nuk jemi të aftë për të dalë nga rrethi vicioz, për të realizuar një ndryshim për të mirë, për të mbështetur themelet e jetës së civilizuar kundër barbarizmit që kërcënon gjithmonë ta mbysë atë.

Në vend të kësaj, prodhojmë dhe blejmë gjithnjë e më shumë armë, dhe e armatosim vetveten deri në dhëmbë. Në një mënyrë të kuptueshme, po. Por njëherazi në një mënyrë tmerrësisht të marrë. Është një reagim disi më i zbehtë sesa përgjigjja e civilizuar, e Amerikës ndaj shkatërrimit të qytetërimit. Dhe të gjithë ne jemi të detyruar të jetojmë – dhe disa prej nesh të vdesin – me pasojat. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: amerikanBarbarizmievropaLas VegasSHBAshperthimeterrorizmi

TË LIDHURA

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital
Aktualitet

Goditet për vdekje me thikë 20-vjeçarja në Londër, autori i dyshuar përfundon në spital

21:38 | 31/05/2025
Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu
Aktualitet

Konflikt mes shqiptarëve në Malin e Zi, vritet me armë zjarri i riu

20:23 | 31/05/2025
Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Artan Lamës, mesazhi i veçantë i Yuri Kim

19:14 | 31/05/2025
Next Post
Aritmia e zemrës, mos i injoroni këto simptoma

Aritmia e zemrës, mos i injoroni këto simptoma

250 mijë shqiptarë presin listën fituese të Lotarisë Amerikane, udhëzime ku të kontrolloni

Udhëzimi për Lotarinë Amerikane: Çfarë duhet të dini para se të aplikoni

Kursi i këmbimit/ Forcohet dollari amerikan, Euro gjen balancën

Kursi i këmbimit/ Forcohet dollari amerikan, Euro gjen balancën

JU REKOMANDOJMË

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions
Sport

PSG shkëlqen në Europë – shkatërron Interin në finalen historike të Champions

by mirseda
23:09 | 31/05/2025
0

PSG fiton finalen e Champions League, teksa mundi 5-0 në Mynih skuadrën e Interit. Ekipi i Luis...

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

PSG shkatërron Interin 4-0, spektakël pa rival!

22:38 | 31/05/2025
Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

Përfundoi në burg në Gjermani, aktori i ‘Portokallisë’: Familja nuk e dinte a isha gjallë

22:34 | 31/05/2025
Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

Hamasi pranon planin amerikan për armëpushim, ja kushtet që ka vendosur

22:29 | 31/05/2025
PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

PSG hedh në “tapet” Interin, vjen goli i 3-të

22:27 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com