Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Sërish dhunë ndaj grave? Fikni televizorin

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Sërish dhunë ndaj grave? Fikni televizorin

Thikë, sqepar, armë zjarri e deri tek hedhje nga kati i katërt i pallatit…forma e mjete të ndryshme që i shërbejnë të njëjtit qëllim: vrasjes së bashkëshortes, nënës së fëmijëve, gruas. Nuk është skenar i një filmi, por ajo çka po ndodh përreth nesh në jetën e përditshme. Bashkim dhe Demirka Mekolli në Blacë të Pogradecit,  Fadil Kasemi dhe Fildez Hafizi në Tiranë, Fredi e Liljana Ruko në Fier, Shefit dhe Liljana Hatillari në Roskovec janë vetëm 4 ngjarjet e fundit të regjistruara në polici dhe të raportuara më pas në media nga seria e femicidit që çdo ditë e më shumë po merr përmasa tronditëse në Shqipëri, jo vetëm për nga makabriteti i aktit, por dhe gjakftohtësia me të cilën “xhelatët” rrëfejnë më pas për krimin.

Pikërisht atëherë kur gjaku i krimit në familje nuk është tharë ende dhe njerëzit mendojnë se është arritur kulmi i monstruozitetit të dhunuesve të grave, një tjetër ngjarje “pasuron” kronikën e zezë duke zgjatur në pafundësi listën e grave që bien viktima të burrave të tyre.

Një listë që vetëm këto dy muaj është shtuar me 4 viktima të tjera. Duket gati si një “sëmundje ngjitëse” nga shpeshtësia me të cilën ndodhin dhe raportohen në media. Madje me këtë frekuencë vrasjesh, lind pyetja nëse bërja jehonë në media e rasteve të krimit në familje rrezikon të shndërrohet në një “boomerang” që stimulon akte të ngjashme?

Lorella Zanardo, kolumniste e të përditshmes italiane “Il Fatto Quotidiano” është ndër zërat që mendon se raportimi në media i rasteve të dhunës ndaj grave nuk duhet të cilësohet si kronikë e zezë, por si “politikë e keqe” që nuk ka të bëjë vetëm me gjysmën e popullsisë por me të gjithë shoqërinë.

Teksa evidenton trefishimin e kohës që njerëzit shpenzojnë për informim për shkak të përdorimit të smartphone-ve,  Zanardo flet për rritje të përgjegjësisë së mediave klasike dhe atyre të reja në përzgjedhjen e informacionit dhe modeleve të dobishme që duhet të propagandohen në media sa kohë që ato ushtrojnë një ndikim në rritje tek masa. Por çfarë duhet konsideruar si e dobishme?

Për gazetarët amerikanë Bill Kovach dhe Tom Rosenstiel, autorë të librit “Elementet e Gazetarisë”, i vlerësuar me çmimin prestigjioz Goldsmith Book Prize që akordohet çdo vit nga Universiteti i Harvardit, qëllimi i profesionit të gazetarit lidhet me diçka krejtësisht bazike: ndikimi që ka një lajm në jetët e njerëzve.

Lajmi është pjesë e komunikimit që na mban ne të informuar në lidhje me dinamikën e ngjarjeve, çështjeve dhe personazheve të njohur të botës që na rrethon. Ndaj përpos argëtimit dhe interesit që mund të ngjallin lajmet që raportohen në mediat klasike dhe në portale e rrjete sociale, në thelb përfaqësojnë si vlerë më të rëndësishme: dobinë e fuqizimit të publikut përmes mbajtjes së tij të informuar.

Sigurisht që kur bëhet fjalë për dhunën ndaj grave nuk duhet mohuar fakti se informimi publik mbi raste të tilla në një shoqëri patriarkale sikurse kjo shqiptare, ku gojëdhënat e popullit kanë trashëguar ndër breza, aksiomën “kush të rreh, të do” ka fuqizuar ndjeshëm gratë në betejën kundër fenomenit.

Ato janë shumë herë më të ndërgjegjësuara për të denoncuar bashkëshortët e tyre të dhunshëm. Nuk kanë frikë të largohen nga banesa dhe të kërkojnë ndihmë kur e kuptojnë se jeta e tyre është në rrezik. Megjithatë, statistikat e publikuara nga burime zyrtare tregojnë për një rritje të numrit të grave të dhunuara, nga 2800 në vitin 2014, në 4 mijë të tilla në vitin 2016-të. Shifrat dëshmojnë për një proporcion të zhdrejtë mes rritjes së ndërgjegjësimit dhe reduktimit të fenomenit.

Më shumë gra që denoncojnë fenomenin nuk po përkthehet në më pak burra që dhunojnë. Ndoshta fushata ndërgjegjësuese gjatë periudhës së 16 ditëve të aktivizimit kundra dhunës ndaj grave ka dështuar në përfshirjen e më shumë burrave, të cilët edhe pse i përkasin asaj kategorie sociale prej nga gjenerohet dhe dhuna ndaj grave, e perceptojnë problemin si diçka jashtë botës së tyre, sa kohë që nuk i prek.

Pikërisht në këtë drejtim media duhet të luajë një rol të rëndësishëm, duke u rrekur të mos portretizojë vetëm modele burrash që dhunojnë derisa i marrin dhe jetën grave për motive krejtësisht të dobëta dhe banale. Burra që u bëjnë thirrje burrave të tjerë që të ndalin këtë sagë vrasjesh që duket se nuk po ka të sosur. Janë modele që nëse përcillen përmes medias mund të sjellin ndryshimin.

Ashtu sikurse kjo media ka fuqinë për t’i orientuar njerëzit se si të vishen, çfarë të hanë, dhe si të rrisin fëmijët e tyre dhe deri se çfarë duhet të mendojnë sigurisht që ka fuqinë për të ndikuar në reduktimin e këtij fenomeni që po shënjon në mënyrë të përgjakshme shoqërinë tonë.

Nëse nuk jemi në gjendje të bëjmë diçka të tillë, dhe nuk ia dalim të ndalojmë këtë dallgë gjithnjë e më në rritje të vrasjeve të vajzave dhe grave të pafajshme, atëherë fikni televizorin! Fikini të gjitha mediat! (Tirana Today)                                                                                        

Tags: arme zjarridhunefiknigratëhedhjei pallatitkati i katërtMediatsqepartelevizorithike

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Ja VIP-at që shitën dhe blenë aksione

Ja VIP-at që shitën dhe blenë aksione

Parlamenti i Parë Rural, Ruçi: Një shembull për t’u ndjekur

Parlamenti i Parë Rural, Ruçi: Një shembull për t’u ndjekur

Parlamenti rural/Fjalimi emocionues i mirditores: Ejani në fshat të njihni Shqipërinë e vërtetë (VIDEO)

Parlamenti rural/Fjalimi emocionues i mirditores: Ejani në fshat të njihni Shqipërinë e vërtetë (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com