Inter duket se e ka gjetur zgjidhjen për mesfushën, zikaltërit kanë piketuar për të afruar në Janarë mesfushorin 21-vjecarë të Lille, Yves Bissouma. Mesfushori nga Bregu i Fildishtë është duke kaluar një formë mjaft të mirë në kampionatin francez dhe tashmë është në radarët zikaltërve. Sabatini dhe Aussilio kanë kërkuar informacion për të riun që luan për kombëtaren e Mali dhe në 11 paraqitje ka shënuar 3 gola. Ndërsa ekipit të parë të Lille, Bisouma iu bashkua në 2016 dhe në 26 ndeshje ka shënuar një gol, por i riu duket shumë premtues dhe është shumë punëtorë gjatë ndeshjes.
Për mesfushën ka edhe kandidatë të tjerë si Goretzka i Shalkes dhe Donsah i Bologna, por këro lëvizje mund të bëhen vetëm pasi të jenë zhbllokuar financimet jashtë vendit nga shteti Kinez dhe Suning të kenë liri në merkato. Suning është aksionari kryesorë i Interit dhe shumë shpejt pritet të marrë edhe aksionet e indonezianit Eric Thohir. Tifozët zikaltër presin shumë nga pronarët e rij pasi fuqia e tyre ekonomike është shumë e madhe dhe pritet të sjellin top-player në kampin e Interit. /Tirana Today