Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Analiza/ Amerika ndjehet e sigurt me Angela Merkel në krye të Gjermanisë

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Analiza/ Amerika ndjehet e sigurt me Angela Merkel në krye të Gjermanisë

Forcimi i partisë populiste të djathtë AfD dhe erozioni i votave të CDU dhe SPD në Gjermani mund ta kenë tronditur fort pejzazhin partiak në vend, por në raportet me SHBA-në do të ketë kontinuitet.

Analistët e politikës së jashtme në SHBA nxjerrin një mesazh nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Gjermani: kontinuitet. Kjo theksohet pavarësisht ndryshimit historik me futjen si forca e tretë politike në parlament të partisë populiste të djathtë AfD dhe humbjeve të dukshme që kanë pësuar dy partitë e mëdha popullore, SPD dhe CDU/CSU.

Garancia për vazhdimësinë e rolit ndërkombëtar të Gjermanisë në përgjithësi, e në marrëdhëniet trans-Atlantike në veçanti, lidhet me emrin e Angela Merkelit, e cila ndonëse pësoi humbje të madhe elektorati, do të vazhdojë të mbetet kancelare edhe për një mandat të katërt.

Gjermania sërish kërkon debatin

“Opinioni im është, që Merkeli është shtylla e stabilitetit në marrëdhëniet trans-Atlantike dhe rizgjedhja e saj është një sinjal i rëndësishëm që kjo do të vazhdojë të mbetet kështu”, tha Ivo Daalder, ish-ambasador i SHBA-së në NATO nën presidentin  Barack Obama dhe që tani drejtues i Chicago Council on Global Affairs.

Asnjë ndryshim dramatik në polikën e jashtme

“Ndonëse ne ende nuk e dimë kompleksitetin e koalicionit që do të drejtojë, unë nuk pres ndonjë ndryshim dramatik në politikën e jashtme të Gjermanisë”, tha Charles Kupchan, i cili ka qenë këshilltari i Obamës për Europën dhe tani është ekspert pranë Council on Foreign Relations.

“Unë nuk mendoj, se ky rezultat do të ketë ndonjë impakt në marrëdhëniet Gjermani-SHBA”, u shpreh James Carafano, nënpresident në fondacionin Heritage, i cili ka këshilluar Donald Trumpin për politikën e jashtme gjatë fushatës elektorale.

Ndërkohë që rezultati historik i AfD-së, e para parti populiste e djathtë në parlamentin gjerman, është shqetësues dhe duhet vlerësuar me seriozitet, sepse kjo reflekton një dukuri të përhapur ndërkombëtare, theksojnë analistët amerikanë. “Ju mund ta shihni këtë si një zhvillim historik në Gjermani që tani ka një parti të ekstremit të djathtë në legjislaturën e re, ose si një përforcim të një tendence të përhapur tashmë në Europë”, thotë Jeff Rathke, nëndrejtor i qendrës “Center for Strategic and International Studies Europe Program”.

Shtytje djathtas

Ndonëse të gjitha partitë parlamentare në Gjermani kanë refuzuar të bashkëpunojnë apo të hyjnë në koalicion me AfD-në, kjo parti pritet të luajë një rol të mëvetsishëm në Bundestag. Sidoqoftë AfD ka “potencialin që t’i nxisë partitë e linjës së përgjithshme, e veçanërisht CDU-në dhe CSU-në e Demokratët e Lirë, FDP, që të spostohen më djathtas, thekson Rathke.

Një potencial i tillë i spostimit djathtas, shton ai, i bashkuar edhe me koalicionin e mundshëm prej tri partishë, CDU/CSU, FDP dhe Të Gjelbërit mund ta bëjë më të vështirë qeverisjen për Merkelin si brenda dhe jashtë vendit.

Pavarësisht këtyre tezave, thotë Rathke, zgjedhjet në Gjermani të çojnë në një koalicion që do të stabilizojë një marërdhënie mirëfunksionuese me Uashingtonin për aq sa kjo është e mundur nën presidentin, që vazhdimisht godet kundër Gjermanisë dhe Merkelit sa i përket çështjeve të tregtisë dhe migracionit, shkruan DW.

Ndërsa procesi i qeverisjes në Berlin do të bëhet më kompleks, nën drejtimin e Merkelit politika e jashtme nuk do të dallojë në mënyrë të dukshme nga ajo e deritanishmja, veçanërisht sa u përket raporteve bilterale me SHBA-në.

Leader e botës së lirë pa rënë në sy

“Unë mendoj, se pak a shumë Merkel do të mbetet ashtu siç e cilësojnë disa: një leader e botës së lirë pa rënë në sy”, thotë Charles Kupchan. “Edhe pse ajo është dobësuar nga këto rezultate, në sfondin e politikës së jashtme të paparashikueshme që ndjek presidenti Trump dhe të faktit të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, askush tjetër veç Merkelit nuk është në gjendje të japë drejtimin”.

“Ndoshta mund të ketë tema që me koalicionin qeverisës mund t’i ndërlikojnë marrëdhëniet me SHBA-në”, thotë Daalder, duke shtuar, se shumica e ndërlikimeve në raportet Gjermani-SHBA vijnë më shumë prej “SHBA-së se nga prej Gjermanisë”.

Tags: analizaAngela MerkelDonald TrumpSHBAsigurttrans-Atlantik

TË LIDHURA

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”
Aktualitet

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

21:48 | 05/06/2025
Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë
Aktualitet

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

21:19 | 05/06/2025
Kontroll i ri për shpejtësinë – radarë fiks në akset kryesore
Aktualitet

Kontroll i ri për shpejtësinë – radarë fiks në akset kryesore

21:15 | 05/06/2025
Next Post
‘Marca’, 5 gjërat që duhet të bëjë De Biasi

‘Marca’, 5 gjërat që duhet të bëjë De Biasi

Gjermani, Merkel hap fushatën zgjedhore

Angela Merkel: Tek qetësia qëndron forca

Juventus/ Dënohet Agnelli

Juventus/ Dënohet Agnelli

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025




TË FUNDIT

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”
Aktualitet

13 vrasje për hakmarrje – zbardhen rrëfimet e Alibejt”

by mirseda
21:48 | 05/06/2025
0

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që po...

Letonia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit, katër debutues në ekip

Letonia publikon listën e lojtarëve për ndeshjet e qershorit, katër debutues në ekip

21:45 | 05/06/2025
Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

Kurban Bajrami, 5 kuriozitete që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë

21:43 | 05/06/2025
Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

Jenishehri kërcënohet pas këshillës për Silvinjon ndaj Serbisë

21:19 | 05/06/2025
Kontroll i ri për shpejtësinë – radarë fiks në akset kryesore

Kontroll i ri për shpejtësinë – radarë fiks në akset kryesore

21:15 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com