Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Bota drejt sfidave të reja, planifikim urban për të parandaluar përmbytjet

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Bota drejt sfidave të reja, planifikim urban për të parandaluar përmbytjet

Lajmet nga skaje të ndryshme të globit, që nga Shtetet e Bashkuara në Azinë e Jugut kanë përcjellë skena shkatërrimi në nivele rekord të shkaktuara nga përmbytjet e stuhitë. Korrespondentja Elizabeth Lee ka biseduar me specialistë të zhvillimit urban për të mësuar se çfarë zgjidhjesh ekzistojnë për të mbrojtur qendrat e banuara nga shkatërrimi prej faktorëve natyrorë:

Nga Hjustoni në Majami, e deri në qendrat e banuara në Azinë e Jugut, 2017 është shoqëruar me shkatërrime. Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi urban krijojnë një formulë të përsosur për dëme katastrofike:

“Po ngrihet niveli i detit. Gjatë shekullit të fundit niveli është ngritur gati 22 centimetra. Jetojmë në një botë më të ngrohtë, në një botë ku uraganët bëhen më kërcënues,” thotë klimatologu Bill Patzert.

Bill Patzert thotë se ngritja e nivelit të detit kontribuon vetëm minimalisht në sasinë e ujit që ngrihet gjatë stuhisë dhe që sjell përmbytje:

“Me sa shohim, përmbytjet gjatë stuhive ose gjatë sezonit të musoneve në Azi bëhen shumë më të rënda. Popullata e planetit, veçanërisht në luginat e lumenjve të mëdhenj në Azi dhe në brigjet e oqeaneve në Shtetet e Bashkuara është më e dendur. Pra ka më shumë objekte infrastrukture, ka më shumë njerëz, prandaj shkaktohen më shumë dëme,” thotë klimatologu.

Shkatërrimet prekin edhe shtëpitë e ndërtuara përgjatë digave dhe argjinaturave, thotë specialistja e zhvillimit urban Kian Goh:

“Këto pasoja janë simptomë e dështimit tonë për të kontrolluar zhvillimin urban, për të kontrolluar ku dhe si punohet në këto projekte ndërtimi,” thotë zonja Goh.

Arkitektët dhe specialistët e zhvillimit urban thonë se shumë qytete në zona urbane ku ka rrezik për përmbytje duhet të rishikojnë praktikat që ndjekin dhe masat për t’u mbrojtur nga uji, shkruan VOA.

“Shumë specialistë të zhvillimit urban kanë pohuar se eliminimi i sistemeve natyrore është problem i madh dhe në fakt është shkaktari i përmbytjeve në këto qytete, pasi janë tharë moçalishtet, janë bllokuar me beton lumenjtë, pra nuk është përfillur ndërveprimi mes sistemeve fizike dhe natyrore,” thotë specialistja Goh.

Një ndër mënyrat për të shmangur përmbytjet është “arkitektura pasive” siç e quajnë specialistët:

“Arkitektura pasive është në fakt metoda që ka ndjekur natyra që në fillim, pra është metoda që përpiqet të minimizojë dëmet. Holandezët e ndjekin këtë metodë pasi kanë zbuluar se nuk kanë si t’i shpëtojnë ujit. Prandaj ata projektojnë ndërtime në mënyrë që rimëkëmbja të bëhet sa më e lehtë. Pra termi “pasive” nënkupton më pak teknologji dhe zgjedhjen e metodave që mbështeten tek mësimet e nxjerra nga natyra,” thotë arkitekti Rives Taylor.

“Për shembull, projektet për të krijuar një zonë banimi mund të përfshijnë më shumë parqe që gjatë pjesës më të madhe të vitit do të shërbenin si zona të qeta e të gjelbëruara, ku mund të luajnë fëmijët, por një herë, dy herë në vit mund të përmbyten, pa krijuar probleme. Kur përmbytet një hapësirë e gjelbër, mund të ripërtërihet lehtë,” – thotë specialistja Kian Goh.

Zonja Goh thotë se studimet tregojnë se projekte të tilla me një tjetër mendësi për zhvillimin urban do të kërkojnë fonde, por këto shpenzime do të kompensohen kur të ulen kostot e dëmeve nga përmbytjet në të ardhmen. Por specialistët thonë se është në dorë të autoriteteve lokale të vendosin nëse do të shpenzojnë më shumë në planifikime apo do të vazhdojnë të shpenzojnë për të riparuar dëmet.

Tags: botadrejtpër të parandaluarpermbytjetplanifikimsfidavete rejaurban\

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë
Aktualitet

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Aktualitet

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi
Aktualitet

Qeveria krijon regjistër shtetëror për gjobat, si do të funksionojë sistemi

21:05 | 19/03/2026
Next Post
Chiesa kalon në avantazh Fiorentinën, supergol (Video)

Chiesa kalon në avantazh Fiorentinën, supergol (Video)

McGregor-Diaz, gati triologjia

McGregor-Diaz, gati triologjia

Kufizimi i udhëtimeve në SHBA, ja çfarë po ndodh me urdhrin ekzekutiv

Kufizimi i udhëtimeve në SHBA, ja çfarë po ndodh me urdhrin ekzekutiv







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com