Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Revolucioni Kulturor i Maos dhe pasojat e tij shumëplanëshe në Kinën e sotme

8 vjet ago
in Të Gjitha
Revolucioni Kulturor i Maos dhe pasojat e tij shumëplanëshe në Kinën e sotme

Ndërmjet viteve 1966-1976, të rinjtë kinezë u ngritën në një përpjekje për të spastruar kombin nga “Katër të Vjetrat”:ritet, kulturën, zakonet dhe idetë e vjetra. Në gushtin e vitit 1966, Mao Ce Duni bëri thirrje për fillimin e një Revolucioni Kulturor në Plenumin e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste.

Ai kërkoi krijimin e njësive paramilitare të “Gardistëve të Kuq”, të cilët do të ndëshkonin zyrtarët e partisë, dhe çdo person tjetër që shfaqte prirje borgjeze. Mao ishte me gjasë i motivuar nga spastrimi i Partisë Komuniste nga kundërshtarët e tij, pas dështimit me pasoje tragjike të politikave të tij të “Hopit të Madh”.

Ai e donte se drejtuesit e tjerë të partisë, po përgatitësin ta spostonin, prandaj lëshoi një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj mbështetësve të tij në mesin e popullit, për t’iu bashkuar në një Revolucion Kulturor. Mao besonte ndërkohë, se revolucioni komunist duhej të ishte një proces i vazhdueshëm, në mënyrë që të zhdukte idetë më prirje kapitaliste.

Thirrja e Maos u prit pozitivisht nga studentët, por edhe të rinjtë të shkollave fillore, të cilët u organizuan në grupet e para të “Gardës së Kuqe”. Atyre iu bashkuan më vonë punëtorët dhe ushtarët. Shënjestrat e para të Gardistëve të Kuqe qenë tempujt budistë, kishat dhe xhamitë, të cilat u rrafshuam me tokën, apo u tjetërsuan për t’u përdorur për funksione të tjera.

Tekstet e shenjta, por edhe mësimet konfuciane u dogjën, së bashku me statujat fetare dhe veprat e tjera të artit. Çdo objekt i lidhur me të kaluarën para-revolucionare të Kinës, qe i destinuar të shkatërrohej. Me entuziazëm, Gardistët e Kuq filluan të përndjekin njerëzit që i konsideronin “kundër-revolucionarë” apo edhe “borgjezë”.

Ata u bënë pjesë e të ashtuquajturave “seancave të luftës“, gjatë të cilave kapnin dhe poshtëronin publikisht njerëzit e akuzuar për mendime kapitaliste (zakonisht këta qenë mësues, murgjër dhe persona të tjerë të arsimuar).

Këto seanca shoqëroheshin shpesh me dhunë fizike, dhe shumë nga të akuzuarit humbën jetën apo përfunduan në kampet e riedukimit për vite me rradhë. Roderik Mekfarkuhar dhe Majkëll Shenhal në librin e tyre “Revolucioni i fundit i Maos”, thonë se thuajse 1.800 persona u vranë në Pekin, vetëm gjatë muajve gusht dhe shtator të 1966-ës.

Revolucioni del jashtë kontrollit

Nga shkurti i vitit 1967, Kina kishte rrëshqitur në kaos. Spastrimet arritën deri në nivelin e gjeneralëve të ushtrisë, që guxuan të flisnin kundër teprimeve të Revolucionit Kulturor, dhe grupimet e Gardistëve të Kuq u kthyen edhe kundër njëri-tjetrit duke u përleshur rrugëve. Gruaja e Maos, Jiang Qing, inkurajoi Gardistët e Kuq të rrëmbenin armët nga Ushtria Çlirimtare Popullore, dhe madje edhe të zëvendësonin të gjithë ushtrinë nëse qe e nevojshme.

Në dhjetor të vitit 1968, edhe vetë Mao e kuptoi se Revolucioni Kulturor kishte dalë jashtë kontrollit. Ekonomia kineze, tashmë e dobësuar nga Hopi i Madh, u rrënua më tej. Prodhimi industrial ra me 12 për qind në vetëm 2 vjet. Në këto kushte, Mao bëri thirrje për “Rrethimin e Qytetit nga Fshati”, ku kuadro të rinj nga qyteti u dërguan forcërisht të jetojnë nëpër ferma, dhe të mësojnë nga fshatarët.

Ndonëse e pa këtë ide si një mjet për nivelimin e shoqërisë, Mao në fakt synoi të shpërndante Gardistët e Kuq në të gjithë vendin, në mënyrë që ata të mos shkaktonin më kaq shumë probleme.

Pasojat politike

Me përfundimin e dhunës në rrugë, Revolucioni Kulturor u përqëndrua gjatë 6-7 viteve të ardhshme tek lufta për pushtet në nivelet e sipërme të Partisë Komuniste Kineze. Në vitin 1971, Mao dhe numri 2 i regjimit Lin Biao, bënë përpjekje për të vrarë njëri-tjetrin. Në 13 shtatorin e atij viti, Lin dhe familja e tij u përpoqën të largohen për në Bashkimin Sovjetik, por avioni i tyre u rrëzua.

Zyrtarisht u tha se aksidenti ndodhi për shkak të mungesës së karburantit apo ndonjë defekti në motor, ndërsa pati spekulime se avioni u rrëzua qëllimisht nga zyrtarët kinezë apo ata sovjetike. Mao po mplakej, dhe shëndeti i tij po rëndohet nga dita në ditë. Një nga lojtarët kryesorë në garë për pasuesin, ishte bashkëshortja e tij, Jiang Qing.

Ajo dhe tre miq të ngushtë, të quajtur si “Banda e të Katërve”, kontrollonin shumicën e mediave në Kinë, dhe luftonin kundër të moderuarve si Ten Hsiao Pini (i rehabilituar pas disa kohësh të kaluara në një kamp riedukimit) dhe Çu En lai. Edhe pse politikanët ishin ende entuziastë rreth spastrimit të kundërshtarëvë të tyre, populli kinez e kishte humbur oreksin për këtë lëvizje.

Çu En Lai vdiq në janarin e vitit 1976, dhe hidhërimi popullor mbi vdekjen e tij u shndërrua në demonstrata kundër “Bandës së të Katërve”, dhe madje edhe kundër Maos. Në muajin prill, më shumë se 2 milionë njerëz mësynë sheshin “Tiananmen” gjatë homazheve në kujtim të Çu En Lait – dhe ata denoncuan publikisht Maon dhe gruan e tij, Jiang Qing.

Atë korrik, tërmeti i madh i Tangshanit e theksoi më tej mungesën e lidershipit të Partisë Komuniste përballë asaj tragjedie njerëzore, duke e ulur më tej mbështetjen e publikut. Jiang Qing mbajti madje një fjalim në radio për të nxitur njerëzit të mos shpërqëndroheshin nga tërmeti ndaj kritikave që duhet t’i bënin Ten Hsiao Pinit. Mao Ce Duni vdiq në 9 shtator 1976. Pasardhësi i zgjedhur prej tij, Hua Guofeng dhe “Banda e të Katërve” u arrestuan. Ky veprim sinjalizoi fundin e Revolucionit Kulturor.

Efektet e mëvonshme të revolucionit kulturor

Gjatë gjithë dekadës së Revolucionit Kulturor, shkollat në Kinë nuk funksionuan; kjo la një brez të tërë pa arsimimin formal. Të gjithë njerëzit e arsimuar dhe profesionistë, kishin qenë shënjestra të fushatës së riedukimit. Ata që nuk u vrarë, u shpërndanë fshatrave, duke jetuar nëpër ferma apo punuar në kampet e punës.

Të gjitha llojet e objekteve antike u rrëmbyen nga muzeumet dhe shtëpitë private; duke u shkatërruan publikisht nëpër sheshe e rrugë si simbole të “mendimit të vjetër”.  Tekstet të paçmueshme historike dhe fetare, u bënë shkrumb e hi. Numri i saktë i njerëzve të vrarë gjatë Revolucionit Kulturor mbetet i panjohur, por mendohet të jetë të paktën në qindra e mijëra, në mos miliona.

Shumë nga viktimat e poshtërimit publik kryen vetëvrasje. Anëtarët e minoriteteve etnike dhe fetare, vuajtën në mënyrë disproporcionale, duke përfshirë Budistët e Tibetit, minoritetin Hui, dhe mongolët. Gabimet e tmerrshme dhe dhuna brutale, e dëmtuan historinë e Kinës Komuniste. Revolucioni Kulturor, është një aspektet ndër më të këqija të këtyre incidenteve, jo vetëm për shkak të vuajtjeve të tmerrshme njerëzore, por edhe sepse një pjesë e mirë e trashëgimisë së madhe e të lashtë kulturore të këtij vendi, u shkatërrua qëllimisht.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: e sotmeKinënkulturorMaospasojat e tijrevolucionishumëplanëshe

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Derbi i kryeqytetit edhe në Kupën e Federatës

Derbi i kryeqytetit edhe në Kupën e Federatës

Azilkërkuesit shqiptarë më të padëshiruarit në Evropë/Berisha: Rekordi tjetër i zi i Ramës

Azilkërkuesit shqiptarë më të padëshiruarit në Evropë/Berisha: Rekordi tjetër i zi i Ramës

Supersfida Skënderbeu-Partizani/ Sulmi i barabartë me 0 gola

Supersfida Skënderbeu-Partizani/ Sulmi i barabartë me 0 gola







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët
Bota

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

by mirseda
23:32 | 28/02/2026
0

Pamjet të reja janë publikuar nga sulmet në aeroportin e Dubait. Siç shihet edhe nga pamjet pas...

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

21:57 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com