Të burgosurit dhe ish-të përndjekurit politikë kanë shpallur ditën e sotme grevë urie, ditë kjo që përkon me 5-vjetorin e vdekjes së Lirak Bejkos.
Greva e urisë do të mbahet vetëm 24 orë. Të gjithë njëzëri, të burgosur dhe ish-të përndjekur politikë kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim të plotë.
Greva e sotme përkon me vdekjen e ish-të përndjekurit Bejko, i cili më 23 shtator të 2012-ës i vuri zjarrin vetes në shenjë proteste kundër qeverisë.