Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Duhet t’i japim fund vrerit për Shqipërinë dhe shqiptarët

8 vjet ago
in Të Gjitha
Histeria e atdhedashurisë si nderi i tutorëve të prostitutave

E pashë përsëri në TV mbrëmë një njeri që thotë të njëjtën gjë kudo ku e kërkojnë të flasë: Skëndërbeu është tradhtar, është një kriminel sepse ka vrarë myslimanë, është një plaçkitës, një hero fals, një krijesë mitike dhe që nuk duhet të jetë as heroi as emblema e shqiptarëve. Madje as shqiptarët nuk janë shqiptarë, por turq që flasin shqip.

Vetëm sepse mendon dhe flet kështu, këtë njeri e ftojnë nga 4 herë në javë nëpër studio televizive. Edhe Muç Nano nuk mbeti pas me zbulimin e origjinës sllavo (serbe) të nënës së Skënderbeut. Nuk e di çfarë u ka shkrepur moderatorëve shqiptarë, por trajtimi i çështjes së Skëndërbeut, po tejkalon çdo cak logjik e pse jo, edhe ligjor.

Nga një debat mbi faktin nëse ia zunë apo nuk ia zunë pamjen shtatores gjatë faljes së Kurban Bajramit, u kalua në një debat pa fund e mjeran mbi vetë Heroin Kombëtar. Kam qenë dhe unë në një debat të tillë dhe më erdhi trup që isha në një tryezë me persona që flisnin me mllef kundër vendit të tyre.

Në demokraci nuk ka tabu dhe padyshim mund të flitet për çdo çështje. Por tu japësh zë ca të shiturve që krenohen me faktin se nuk kanë pasaportë shqiptare, është krim për median, jo për ata. Është turp që njerëz që llapin tërë ditën nëpër rrjete sociale të marrin guximin të korrigjojnë historinë, për të cilën janë investuar gjenerata të tëra njerëzish të ditur nga e gjithë Bota. Popuj të tjerë të mëdhenj, ngrenë lart e më lart shtatoret e udhëheqësve apo mbretërve, që pushtuan dikur tokat e të tjerëve, duke vrarë e duke zhvatur, ndërsa në ekranet tona çirren çdo natë njerëz që e quajnë Skënderbeun kriminel ordiner, pse vrau pushtuesit në shtëpinë e tij.

Meqë jeni të etur për perversitete ndaj vendit tuaj dhe njerëzve të shquar të tij, po ju jap unë disa shembuj: Ismail Qemali, pasi iku në Itali, ka të dhëna të sigurta nga Antimafia, se filloi të merret me tregti droge atje.  Ndërsa Aqif Pashë Elbasani, kishte mbjellë tërë fushat e Shkumbinit me cannabis. 

Fan Noli, pasi u arratis në SHBA, filloi të merret me fajde, dhe sipas të dhënave të FBI-së, ai ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të mashtruesve financiarë që çuan në depresionin e madh të 1929.

Keni dëgjuar për Luftën Nacional Çlirimtare? Është e gjitha një përrallë, është legjendë. Shqiptarët nuk luftuan fare. Kur gjermanët erdhën këtu, e bënë me fjalë që ju do bëni sikur na gjuani e ne do bëjmë sikur do djegim ca shtëpi, e rrimë rehat këtu se mos na çojnë në frontin rus, e ngrijmë nga të ftohtët.

Nuk dini më të fundit për Kadarenë. Asnjë nga veprat që shet me të madhe nuk i ka shkruar vetë. Në Sokakun e të Marrëve në lagjen e tij të lindjen ka jetuar një marrë që nuk ka qenë i marrë. Ai i shkroi të gjithë librat dhe Kadareja që i vogël ia vodhi dhe i fshehu, për ti nxjerrë një nga një. Për këtë arsye edhe ai i marri u marros pastaj. Besoj mjaftojnë këto për tu marrosur edhe ju ca ditë!

Tags: ismail qemaliShqipërinëshqiptaretSkenderbeuvolletvrer

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Rama në OKB: Serbia, një forcë e errët; Nuk mund ta mohojë dot pavarësinë e Kosovës

Rama në OKB: Serbia, një forcë e errët; Nuk mund ta mohojë dot pavarësinë e Kosovës

Dhunë në futbollin Zviceran, Presidenti i Sion ‘rreh’ komentatorin

Dhunë në futbollin Zviceran, Presidenti i Sion 'rreh' komentatorin

Fundjava Sportive: Supersfidat e kampionateve kryesore

Fundjava Sportive: Supersfidat e kampionateve kryesore







JU REKOMANDOJMË

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025
Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

Elton Ilirjani: Parashqevi Simaku rrezikon të kthehet aty ku ishte, e pastrehë!

22:36 | 10/11/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

Prej vitesh në një lidhje/ Angelo flet për ndarjen nga Neada Muçaj: Kam humbur besimin në dashuri

16:07 | 24/12/2025




TË FUNDIT

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.
Bota

SHBA: Stuhitë polare shkaktojnë anulime dhe vonesa masive fluturimesh.

by mirseda
22:44 | 26/12/2025
0

Mijëra fluturime u vonuan ose u anuluan në të gjithë Shtetet e Bashkuara sot (26 dhjetor), mes...

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

Shkelet marrëveshja e armëpushimit, Izraeli sulme ajrore mbi Liban

22:25 | 26/12/2025
OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

OBSH: Një e treta e vdekjeve në Evropë lidhen me alkoolin

22:14 | 26/12/2025
Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

Katër alpinistë vdesin nga orteku në Greqi

21:34 | 26/12/2025
Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

Salianji njofton takimin me demokratët në Shkodër

20:56 | 26/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com