Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Mbahet aktiviteti “Rrjeti i Grave Mesdhetare”, Bushati: Kontribut për paqen

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Mbahet aktiviteti “Rrjeti i Grave Mesdhetare”, Bushati: Kontribut për paqen

Ministri i Evropës dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, së bashku me homologun e tij Italian, Ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Angelino Alfano dhe organizatën e Grave të OKB-së, UN Women, morën pjesë në aktivitetin “Rrjeti i Grave Ndërmjetësuese Mesdhetare – Nga letrat në praktikë”.

Ministrat shfrytëzuan punimet e Asamblesë Parlamentare të OKB-së në New York për të zhvilluar këtë takim, i cili i paraprin lançimit në Romë, në fund të muajit tetor 2017, të Rrjetit Mesdhetar të Grave Ndërmjetësuese.

Ministri i Jashtëm italian, Zv. Presidentja e UN Women, si dhe Këshilltarja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset e ndërmjetësimit me bindjen se përpjekjet për paqe kërkojnë kontributin e të gjithëve, në mënyrë të veçantë të grave duke pasur parasysh rolin qendror të tyre në familje e shoqëri.

Ata vunë në dukje se partneriteti për paqe përmes rrjeteve të ndryshme të ndërmjetësimit është i domosdoshëm për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballet sot bota dhe në veçanti rajoni i Mesdheut.  Folësit parashtruan mënyra konkrete sesi rrjetet e grave ndërmjetësuese do kontribuojnë për paqen dhe sigurinë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.

Ministri Bushati theksoi mbështetjen e Shqipërisë për krijimin e rrjetit dhe vlerësoi rolin e rëndësishëm që këto rrjete ndërmjetësimi luajnë në disa rajone të botës e ku gratë janë protagoniste.

Duke iu referuar pozitës së gruas në shoqërinë shqiptare, Bushati theksoi se pjesëmarrja e tyre në nivelet drejtuese ka ardhur duke u rritur dhe sot ato përfaqësohen me rreth 30% në parlament, 50 përqind në kabinetin qeveritar, 45% e administratës publike, 25% në pozicionet drejtuese në diplomaci, etj. Ministri Bushati theksoi se gratë nga Shqipëria do të jenë pjesë e rrjetit dhe do të angazhohen për suksesin e iniciativës.

Tags: “Rrjeti i Grave Mesdhetare”bushatikontributpaqe

TË LIDHURA

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital
Aktualitet

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore
Politikë

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

19:33 | 02/02/2026
Next Post
Përmbytjet nga reshjet në Shqipëri, BB: Investoni në parashikimin e motit

Përmbytjet nga reshjet në Shqipëri, BB: Investoni në parashikimin e motit

BATHORE/ Qëlloi me mjet prerës policin e patrullës, kapet autori 20-vjeçar

BATHORE/ Qëlloi me mjet prerës policin e patrullës, kapet autori 20-vjeçar

Lulzim Basha i refuzon kushtet, shpërthen Patozi: Zgjodhi farsën, jo garën

Përplasjet në Kryesi, Patozi: Basha ka mentalitet bolshevik!







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë
Aktualitet

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

by mirseda
20:39 | 02/02/2026
0

Policia Kufitare e Korçës ka konstatuar dhe ndaluar 16 emigrantë të paligjshëm të moshës dhe nacionaliteteve të...

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

Berisha: Protesta deri në fitore, 10 shkurti dita e kryengritjes paqësore

19:33 | 02/02/2026
Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

Atentati në Rrilë, ndalohet polici që iu kundërpërgjigj me armë autorëve

19:30 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com