Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kërkohet rritje e pagave, dilemë kush duhet të paguaj

8 vjet ago
in Të Gjitha
Fitorja e Emmanuel Macron forcon euron

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit privat dhe komunitetit të bizneseve në Kosovë, shprehin shqetësime në lidhje me premtimet e zyrtarëve të Qeverisë për rritjen e pagave për punonjësit e sektorit publik.

Premtimet e tilla, sipas tyre, demotivojnë dhe do të jenë sfidë për sektorin privat, nga i cili varet edhe buxheti i Kosovës.

“Rritja e pagave për shërbyesit publik do të jetë pjesë e buxhetit të vitit 2018”, thuhet në një përgjigje përmes postës elektronike nga Zyra për Komunikim Publik të Ministrisë se Financave.

Rritja e pagave, thuhet në përgjigje, do të jetë “në përputhje me rritjen ekonomike, në përputhje me mundësitë reale buxhetore, si dhe brenda infrastrukturës legale”.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se meritat më të mëdha për stabilitet dhe qëndrueshmëri ekonomike në vend i ka sektori privat. Prandaj, sipas tij, fokusi duhet të orientohet tek ky sektor, në të cilin edhe ashtu janë pagat e vogla.

“Deklarata për rritje pagash, vjen për një kohë të shkurtër pas formimit të kabinetit qeveritar dhe para rishikimit të buxhetit për këtë vit. Kjo deklaratë vjen në kohën kur nuk është paraqitur në Kuvendin e Kosovës as programi i Qeverisë aktuale”.

“Prandaj, besoj se nuk i bëhet nderë procesit ekonomik dhe forcimit të sektorit privat kjo deklaratë, sepse edhe ashtu, tashmë ka një dallueshmëri të pagave në mes sektorit publik dhe atij privat. Në sektorin publik pagat janë të larta me performancë të pamerituar, kurse në sektorin privat është një qasje pak më ndryshe”, thotë Gërxhaliu.

Ndërkohë, përfaqësuesit e punëtorëve thonë se rritja e pagave për të gjithë punonjësit në Kosovë është e domosdoshme, por që nuk duhet të favorizohen sektorë të caktuar.

Nënkryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Alush Sejdiu tha se paralajmërimi për rritjen e pagave vetëm për sektorin publik është i ngutshëm, pasi që kontribuues i pagave të punëtorëve të sektorit publik, është pikërisht sektori privat.

Sektori privat, thotë ai, mbushë arkën e shtetit, kurse pagat i marrin punëtorët e sektorit publik.

“Në bazë të statistikave të BSPK-së, mbi 300 mijë qytetarë janë të punësuar në sektorin privat dhe kjo e vërteton atë se sektori privat e mbush ‘arkën’ e shtetit, kurse shpërblehen shumë më pak. Kurse në sektorin publik janë të punësuar mbi 82 mijë veta dhe shpërblehen më shumë”, thotë Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, Qeveria e re e Kosovës në radhë të parë duhet të përmirësojë kushtet e punëtorëve në sektorin privat, pastaj të shikojë mundësitë për rritjen e pagave.

Në anën tjetër Safet Gërxhaliu, thotë se paralajmërimi për rritjen e pagave, mund të kuptohet edhe si përgatitje politike për zgjedhje të shpejta në Kosovë.

“Është koha që të kemi kujdes, të mos eksperimentojmë me këto procese, mos të rrënohen rezultat e të kaluarës… Ky premtim për rritje të pagave, mos është edhe një parapërgatitje politike për zgjedhje të shpejta në Kosovë”, thotë Gërxhaliu.

Ndryshe, rritje të pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve publik, prej 25 deri në 50 për qind ka pasur edhe në vitin 2014 edhe më herët më 2011, vite këto kur ka pasur zgjedhje në Kosovë, shkruan rel.

Sipas të dhënave, paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 420 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.

Tags: dilemëduhete pagavekerkohetkushrritjetë paguaj

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Panucci rrezikon të shkojë me 8 mungesa në Spanjë, buzëqesh Xhaka

Panucci rrezikon të shkojë me 8 mungesa në Spanjë, buzëqesh Xhaka

Njerëz/Pezë, 9-vjeçari ecën çdo ditë 1 orë e gjysmë për të shkuar në shkollë

Njerëz/Pezë, 9-vjeçari ecën çdo ditë 1 orë e gjysmë për të shkuar në shkollë

Trump humbet durimin me Korenë e Veriut: Zgjidhjet mbeten vetëm ato ushtarake

Trump: Bllokadë kundër “ Njeriut të raketës”







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com