Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi nuk i ndahet Bashës: Luli bën sikur punon, ju tregoj ëndrrën e tij

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Patozi nuk i ndahet Bashës: Luli bën sikur punon, ju tregoj ëndrrën e tij

Astrit Patozi duket se nuk ka ndërmend t’i ndahet Lulzim Bashës! I pakënaqur me mënyrën e udhëheqjes së Partisë Demokratike, Patozi ka shprehur shpesh publikisht kritikat ndaj Bashës, madje kërkoi edhe dorëheqjen e tij.

Teksa ka filluar sezoni i ri parlamentar, Basha po i mëshon fort kërkesës për reformën zgjedhore, gjë që sipas Patozit, është për të hequr vëmendjen nga situata dramatike që po kalon PD për shkak të tij.

Patozi ka publikuar një shkrim me titullin “Ju tregoj ‘ëndrrën’ e Lulit”, ku shkruan se nëse kreu i PD-së do të mundej, do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare, pra të shuante edhe ato parti të vogla që kanë arritur të mbijetojnë.

“Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtë botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti”, përfundon shkrimin e tij Patozi.

POSTIMI I PATOZIT:

JU TREGOJ “ËNDRRËN” E LULIT

Mos kujtoni se Luli e di çfarë po kërkon, kur thotë se ka nisur betejën për reformën zgjedhore.

Ata që gënjehen nga ky aksion i “vrullshëm” politik i fillimshtatorit, ose janë naivë, ose nuk e kanë njohur kurrë “fitimtarin” e 22 korrikut.

Tani për tani, ai ka vetëm një hall, të largojë vëmendjen nga situata dramatike, që po kalon Partia Demokratike për shkak të tij. E thënë me dy fjalë, po bën sikur po punon.

Ndaj mos prisni të nxirrni ndonjë qëndrim apo të mësoni ndonjë projekt të tij për reformën zgjedhore, sepse ai nuk ekziston.

I vetmi lajm dje ishte që konsultimi i kryetarit të PD me aleatët e zyrtarizon faktin që grupi parlamentar i opozitës kryesore tashmë numuron 4 anëtarë më pak.

Sepse Mediu, Shehi, Ndoka dhe Dule tashmë janë edhe formalisht partnerët e Lulzim Bashës dhe, jo më deputetë të listës së tij.

Por, natyrisht, koha do të rrjedhë dhe dikur ai duhet të shprehet, nëse ka një ide se si e shikon të ardhmen e sistemit politik në Shqipëri. Por ëndrra e tij nuk është e vështirë për t’u lexuar.

Nëse një ditë do të pyetet apo do të ketë ndonjë gjë në dorë për të vendosur për Kodin e ri Zgjedhor, Lulzim Basha do të ishte i gatshëm të votonte gjithçka që do ta theksonte edhe më shumë bipolaritetin në politikën shqiptare. Pra, një reformë që mundësisht t’i shuante fare edhe ato pak parti të vogla, që kanë mundur të mbijetojnë.

Sepse Luli nuk dëshiron gjë tjetër në këtè botë, veçse që zgjedhjet në Shqipëri të jenë një garë me vetëm dy konkurrentë dhe që ai të dalë gjithmonë i dyti.

Tags: astrit patoziendrra e Lulitlulzim bashaPD

TË LIDHURA

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit
Aktualitet

Me shami në hundë, Shkëlzen Berisha mes protestuesve para Parlamentit

20:02 | 24/01/2026
“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit
Aktualitet

“300 policë i çanë kokën një zonjë, morën zvarrë një fëmije”/ Balliu: Me urdhër të Agasit

19:54 | 24/01/2026
Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë
Aktualitet

Kuvendi nën “mjegullën” e gazit lotësjellës, protestuesit hedhin pllakat e trotuarit drejt policisë

19:38 | 24/01/2026
Next Post
Pse të rinjtë dhe të talentuarit po largohen nga Ballkani Perëndimor

Raporti/Shqiptarët në krye të listës së azilkërkuesve. 89 % prej tyre presin përgjigje

Eurokomisioneri Hahn porosit Zaev: Vazhdoni të punoni!

Eurokomisioneri Hahn porosit Zaev: Vazhdoni të punoni!

Të çmendur pas “Game of Thrones”? 7 fakte që duhet të dini

Të çmendur pas “Game of Thrones”? 7 fakte që duhet të dini







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com