Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mbi 248 të vdekur në Meksikë, pamjet tmerruese pas tërmetit shkatërrues

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Mbi 248 të vdekur në Meksikë, pamjet tmerruese pas tërmetit shkatërrues

Të paktën 248 persona kanë mbetur të vdekur, ndër të cilët 21 fëmijë si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.1 që goditi dje Meksikën. Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Puebla të Rabosos, rreth 122 kilometra në juglindje të kryeqytetit të Meksikës, me një thellësi prej 51 kilometrash.

Autoriteti i Mbrojtjes Civile deklaroi se tërmeti i fuqishëm shkaktoi shpërthime të gazit duke përmbysur disa ndërtesa dhe duke detyruar mijëra njerëz të evakuohen.

Kryebashkiaku Miguel Angel Mancera tha se ndërtesat ranë në 44 vende në Mexico City, ku më shumë se 50 vetë vdiqën dhe zjarre shpërthyen në disa prej tyre.

Sekretari i Brendshëm Miguel Angel Osorio Chong tha se ekipet e shpëtimit po punonin me kujdes dhe po kërkojnë me ndihmën e lopatave për të nxjerrë njerëzit që janë bllokuar.

“Ne kemi disa ndërtesa ku kemi të dhëna që mund të ketë njerëz brenda. Ata po e bëjnë këtë me shumë kujdes,” tha sekretari i brendshëm, duke shtuar se do të nevojitej më shumë personel shpëtimi për nxjerrjen sa më parë të të bllokuarve.

Në një tjetër vend, gazetarët panë qytetarë teksa gëzoheshin kur një grua u nxor nga rrënojat. Ekipet e shpëtimit menjëherë kërkuan heshtje që të mund të dëgjonin personat e tjerë që mund të ishin të bllokuar.

Në kryeqytetin e Meksikës, ka pasur kaos për shkak të trafikut të rënduar, ndërsa nga ana tjetër ambulancat nxitonin të shpëtonin të lënduarit.

Qindra civilë nxituan të ndihmonin në kërkimin e njerëzve që mund të ishin bllokuar. Jorge Lopez, një spanjoll 49 vjeçar që jeton në qytetin e Meksikës, tha se kur ra tërmeti, ai shkoi menjëherë në shkollë, ku kishte fëmijët e tij të moshës gjashtë dhe tre vjeçare. Ai e gjeti shkollën të shembur.

“Arritëm në shkollë dhe të gjithë po qanin, të gjithë ishin të tmerruar, ndërsa dhe fëmijët po mbaheshin në një litar. Është e pakontrollueshme, nuk mund të bësh asgjë kundër natyrës”, tha Lopez.

Lazaro Frutis, një 45 vjeçar u arratis nga zyra përpara se gjithçka të shembej në tokë. Ai tha për mediet: “Ne ia mbathëm jashtë duke menduar se gjithçka përreth nesh do të rrëzohej. Gjëja më e keqe është, ne nuk dimë për familjet tona apo ndonjë gjë tjetër”.

Tërmeti i fuqishëm vjen pak ditë pas një tjetër tërmeti me magnitudë 8.1, i cili shkaktoi të paktën 98 viktima. Pamjet e mëposhtme dëshmojnë tmerrin e përjetuar nga banorët, ndërsa po vazhdohet kërkimi i njerëzve që mund të kenë mbetur nën rrënoja.

Fatkeqësisht, pritet që bilanci tragjik të rritet ende, pasi shumë njerëz rezultojnë të humbur, të cilët dyshohet se kanë mbetur nën gërmadhat e dhjetëra banesave të shkatërruara./ Tirana Today

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”454″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

 

Tags: detajetmbi 240 viktimaMeksikëpamjetshkaterruestermeti

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja
Aktualitet

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Next Post
Përplasja e mjetit të blinduar me policinë në Elbasan, flet biznesmeni Petrit Çela

Përplasja e mjetit të blinduar me policinë në Elbasan, flet biznesmeni Petrit Çela

Deputetët e PD-së në Shkozë, Paloka thirrje Ramës: Bëhu njerëzor!

Deputetët e PD-së në Shkozë, Paloka thirrje Ramës: Bëhu njerëzor!

Thaçi dhe Vuçiç takohen në New York, Mogherini “zbardh” bisedimet mes tyre

Thaçi dhe Vuçiç takohen në New York, Mogherini “zbardh” bisedimet mes tyre







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025
U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

U hodh nga ura më e lartë në Ballkan, nxirret nga gremina trupi i pajetë i nipit të Nehat Kullës

09:11 | 09/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com