Ka përfunduar në pranga një burrë në Durrës, pasi ka tmerruar dy vajza të mitura 10 dhe 11 vjeç. Policia e Durrësit ka arrestuar shtetasin Ilmi Sulejmani 64 vjeç, banues po në këtë qytet, për shkak se ky i fundit ka abuzuar me dy të mitura.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet e ditur, se “Në lagjen Nr. 11 Durrës, në autobusin e linjës Durrës – Porto Romano ka ngacmuar me shikime, gjeste, fjalë shtetaset e mitura me iniciale K.M. 10 vjeçe dhe K.M. 11 vjeçe”- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vepra të turpshme” parashikuar në nenin 108 të Kodit Penal.