Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Skandali i ndotjes mjedisore, ja si vijon historia me kompaninë “Euroteam”

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Skandali i ndotjes mjedisore, ja si vijon historia me kompaninë “Euroteam”

Në muajin Korrik, emisioni “STOP” transmetoi skandalin e kompanisë “Euroteam”, e cila hidhte në lumin Erzen mbetje të rrezikshme spitalore. Por pavarësisht revokimit të lejes, “Euroteam” dhe Mirela Topulli kanë marrë pjesë në tenderat e spitalit të Beratit dhe Krujës.

Ndërsa spitalet e tjera rajonale i janë përgjigjur interesimit të emisionit “STOP” duke thënë se kanë ndërprerë kontratat me këtë kompani pas heqjes së lejes.

Sazan Guri thotë se sipas një studimi, dëmet që i janë shkaktuar mjedisit nga skandali i “Euroteam” janë të pallogaritshme. Emisioni “STOP” vuri në lëvizje Bashkinë e Tiranës për pastrimin e zonës së ndotur.

Një ndër shkaqet kryesore të dyfishimit të sëmundjeve vdekjeprurëse në Shqipëri, konsiderohen mbetjet e rrezikshme. “Euroteam”, që fiton miliona euro me biznesin e trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore, rezultoi se konsumonte rregullisht krim mjedisor.

Një investigim i emisionit “STOP”, në muajin Korrik, tregoi sesi mbaheshin mbetjet e rrezikshme në kushtet e një magazine të pushtuar nga flakët. Më pas, një kamion ngarkohej me to dhe ngarkesa përfundonte në brigjet e lumit Erzen në Picallë të Tiranës.

Por si të mos mjaftonte kjo, administratorja e kompanisë për dezinfektimin dhe riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam”, Mirela Topulli ka ushtruar dhunë ndaj gazetarit investigativ të emisionit “STOP”, Genci Angjellari.

Pavarësisht revokimit të lejes së ushtrimit të aktivitetit nga Ministria e Mjedisit, Mirela Topullit mori pjesë në tenderat për mbetjet spitalore në Berat dhe në Krujë.

Pas interesimit të emisionit “STOP” pranë institucioneve që gjenerojnë mbetjet spitalore, është pohuar se kontratat me “Euroteam” janë ndërprerë, duke zbatuar urdhrin e Ministrisë së Mjedisit.

Por “Euroteam” mesa duket nuk dëshiron ta respektojë këtë urdhër, duke guxuar të marrë pjesë në tenderat që janë zhvilluar në spitalin e Beratit dhe Krujës.  

“Shoqëria ‘Euroteam’ nuk mund të marrë pjesë në tendera sepse leja është e revokuar. Bazuar në kodin penal, neni 190,  kemi të bëjmë me një shkelje flagrante. Kemi të bëjmë me paraqitje të formularëve të falsifikuar, fiktiv më saktë para organeve shtetërore dhe në rastin konkret është një vepër penale. Kjo dënohet sepse është kryer më shumë se një herë dhe dënohet nga 6 muaj deri në 5 vjet burgim.”

Pavarësisht denoncimit të emisionit “STOP” për mbetjet spitalore të derdhura buzë lumit Erzen, ato qëndruan aty gjatë të gjithë verës.

Gazetari i emisionit “STOP” u rikthye në “vendin e krimit”, buzë lumit Erzen, ku kompania “Euroteam” derdhte mbetjet e rrezikshme spitalore. Por sot, rreth 1 muaj e gjysmë pas denoncimit, ato vazhdojnë të qëndrojnë të patrajtuara nga institucionet përkatëse. Kushtet atmosferike kanë bërë që këto “helme” të derdhen në lumin Erzen e më pas në det.  

 Ambientalisti Sazan Guri ka bërë një ekspertizë mjedisore për dëmin që sjellin mbetjet spitalore.  

“Të të them ty dëmin e pamatshëm dhe dëmin e pakthyeshëm që ka kjo flakje, hedhje, kjo derdhje deri në djegie që mund të jetë nga temperaturat e nxehta të këtyre dy muajve. E gjithë lënda e rrezikshme bashkëvepron me rrezet e nxehta të diellit dhe avullon. Mund të jetë zhiv termomentri, mund të jetë një metal i rrezikshëm, mund të jetë një placent, mund të jetë një mbetje trupore …”

Falë insistimit të emisionit “STOP” për pastrimin e zonës ku janë derdhur mbetjet spitalore, Bashkia e Tiranës nisi punën.

“Duke ju falenderuar për punën e mirë që po bëni, ne si drejtori numër 1 sapo u njohëm me rastin, bëmë organizimin e menjëhershëm për keto mbetje, duke ia kaluar kompanisë për trajtimin e tyre dhe pastaj për depozitimin e tyre në landfillin e Sharrës. Ne do të vazhdojmë sot dhe në ditët në vazhdim derisa të heqim mbetjen e fundit”, u shpreh drejtori Thartorja.

Tags: “Euroteam”historiai ndotjesja si vijonkompaninëmjedisoreskandali

TË LIDHURA

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo
Shqipëria

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)
Aktualitet

U përplasën në Tunelin e Llogarasë, ja si u dëmtuan “Mitsubishi”, “Audi” dhe “Volvo” (FOTO)

21:33 | 28/08/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

DETAJET E REJA nga ngjarja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit 10-vjeçar

21:26 | 28/08/2025
Next Post
Kushtet që i vendosi Ajnshtajni gruas së tij për t’u rikthyer në shtëpi

Kushtet që i vendosi Ajnshtajni gruas së tij për t’u rikthyer në shtëpi

Evropa Qendrore, nervoze në prag të stërvitjes ushtarake ruse

Evropa Qendrore, nervoze në prag të stërvitjes ushtarake ruse

Stacioni i hapësirës me tre astronautë të rinj

Stacioni i hapësirës me tre astronautë të rinj

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

Aksion ‘top sekret’/ Policia zbarkon në Shkozet të Durrësit, disa të arrestuar

19:43 | 27/08/2025
Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

Koncert… në burgun e Fushë-Krujës! G- Bani këndon për të burgosurit, shoqërohet edhe nga Valbona

14:28 | 28/08/2025
Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: Do t’i zhdukim

Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave: Do t’i zhdukim

11:41 | 28/08/2025




TË FUNDIT

Hakmerret shpejt Ukraina, godet logjistikën hekurudhore ruse
Bota

Hakmerret shpejt Ukraina, godet logjistikën hekurudhore ruse

by mirseda
22:45 | 28/08/2025
0

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka realizuar një sulm të suksesshëm në rrjetin hekurudhor të Rusisë, duke shkatërruar...

“Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë”, ja çfarë i shkruante piloti kroat i KFOR-it të dashurës së tij serbe

“Ke bërë vërtet një gabim të madh mbrëmë”, ja çfarë i shkruante piloti kroat i KFOR-it të dashurës së tij serbe

22:35 | 28/08/2025
Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

Ndeshjet e play-off, dy ekipe shqiptare në grupet e Conference League

22:26 | 28/08/2025
Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

Shqiptarja që garon për Greqinë fiton medaljen e artë në Diamond League në Zyrih, synimi është kampione bote në Tokyo

22:08 | 28/08/2025
Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

Sulmet ruse në Kiev me 21 viktima, reagon kreu i NATO-s, Rutte: Jemi të tronditur, Putini është gati të vazhdojë luftën

21:57 | 28/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com