Kryeministri i Kosovës ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedoi për krijimin e institucioneve të reja.
Gjatë fjalës së tij, Haradinaj theksoi rëndësinë e Italisë për integrimin e Kosovës në BE, gjë që sipas tij do të përshpejtonte përmbushjen e kritereve.
Gjithashtu, mes kryeministrit dhe ambasadorit u bisedua për përshpejtimin e agjendës evropiane për Kosovën dhe përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, e cila hap rrugën drejt integrimit evropian.
Në fokus të takimit ishte edhe themelimi i reformave që do të mundësonin zhvillimin ekonomik dhe investimet e huaja në vend, në mënyrë që të rritet mirëqenia e qytetarëve të Kosovës.