Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Qeveria e Malit të Zi reagon ndaj vendimit të Haradinajt për Demarkacionin

8 vjet ago
in Të Gjitha
Qeveria e Malit të Zi reagon ndaj vendimit të Haradinajt për Demarkacionin

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për shkarkimin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me në krye Murat Mehën, ka zënë vend në mediat e Malit të Zi.
Por përpos mediave, askush në Qeverinë e Malit të Zi nuk është e informuar për një vendim të tillë.
Srdan Kusovac këshilltar i kryeministrit të Malit të Zi Dusko Markoviç, dhe drejtues i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë malazeze, ka thënë se askush nuk është i informuar për këtë vendim.
“Ne nuk e kemi asnjë informacion për këtë vendim të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. Nuk jemi të informuar as për shkarkim të kryetarit të Komisionit Shtetëror për Demarkacion e as për ndonjë lëvizje tjetër në marrëveshjen e dy vendeve për demarkacionin mes Malit të Zi dhe Kosovës”, ka thënë Kusovac.
Haradinaj sot mori vendim që të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacion dhe kryetarin e deritashëm Murat Mehën me të cilin kishte pasur edhe konfrontime të ashpra gjatë debateve për demarkacionin me Malin e Zi. Në vend të tij e ka emëruar kundërshtarin më të madh të demarkacionit nga radhët e LDK-së, Shpejtim Bulliqi.
Haradinaj shkarkon komisionin e Murat Mehës për demarkacionin, emëron Bulliqin
Shkarkimi i këtij komisioni ngjalli edhe reagimin e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e pyeti Haradinajn, nëse është konsultuar me Malin e Zi për këtë vendim.
Ndryshe gjatë fushatës parazgjedhore, Haradinaj kishte dhënë idenë e një komisioni të ri për Demarkacionin.
Pyetja për demarkacionin “zë ngushtë” kryeministrin
Në një takim me qytetarë në Prizren i mbajtur me 21 maj të këtij viti, Haradinaj kishte thënë se Qeveria e drejtuar nga ai tashmë e ka të qartë se si do ta zgjidhë çështjen e demarkacionit por kufiri do të mbetet në Çakor, shkruan Insajder.
“Ne do të krijojmë një komision të ri, që ka të gjetura të reja. BE-së do t’i themi se kjo çështje që e keni si kusht është në rrugë për t’u zgjidhur dhe se nuk ke të drejtë ta ndalosh sepse nuk është më proces i bllokuar. Ata e kanë ndalë procesin e liberalizimit të vizave sepse demarkacioni ka qenë i bllokuar”, kishte thënë Haradinaj.

Tags: DemarkacioninMalit të ZindajQeveriareagontë Haradinajtvendimit

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Mercedes-Benz deri në 2022  vjen me një version të elektrifikuar

Mercedes-Benz deri në 2022 vjen me një version të elektrifikuar

Homoseksualizmi/ Lëvizja Besa merr një “shuplakë” nga Komiteti i Helsinkit

Kodi Zgjedhor i Maqedonisë, Lëvizja Besa zë vendin e PDSH-së

Sherr për motive të dobëta, at dhe bir “therin” burrë e grua në Sauk

Sherr për motive të dobëta, at dhe bir "therin" burrë e grua në Sauk







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti
Bota

Lufta në Iran/ Papa Leone XIV i kërkon Zotit t’i ndihmojë udhëheqësit të heqin dorë nga konflikti

by mirseda
22:54 | 05/03/2026
0

Papa Leo publikoi një video të enjten duke u lutur që Zoti t’i ndihmojë udhëheqësit botërorë të...

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

Zgjedhja e presidentit të Kosovës, pas Glauk Konjufës LVV propozon edhe një tjetër emër

22:50 | 05/03/2026
Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

Plagosi me armë zjarri në këmbë 45-vjeçarin në Shkodër, vihet në pranga brenda pak minutash autori

22:41 | 05/03/2026
Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

Kreu i Ushtrisë izraelite: Lufta hyn në “fazën tjetër”, do të shtohen sulmet ndaj Iranit

22:17 | 05/03/2026
Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

Alarmi i Europol: Rrezik për sulme terroriste dhe kibernetike në BE nga kriza në Iran

21:58 | 05/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com