Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Pse Papa e “dashuron” Vladimir Putinin

9 vjet ago
in Të Gjitha
Pse Papa e “dashuron” Vladimir Putinin

 

Një Vladimir Putin gjithnjë e më luftarak, është duke gjetur një mik të ri tek një njeri i paqes: Papa Françeskun. Sekretari i shtetit në Vatikan, Kardinali Pietro Parolin, parashikohet të udhëtojë më 20 gusht drejt Moskës për të takuar presidentin rus dhe Patriarkun Kiril, kreun e Kishës Ortodokse ruse.

Vizita 4 ditore- e para e këtij lloji, që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 –përbën një tjetër hap në një marrëdhënie të thelluar që filloi në shtatorin e vitit 2013, kur Françesku i shkroi një letër të hapur Putinit, i cili kryesonte asokohe G20-n, për t’i shprehur kundërshtimin e tij ndaj një ndërhyrje të mundshme ushtarake amerikane në Siri.

Në atë letër, “Papa i kërkoi Putinit të lutet për të, dhe duket se kjo frazë e preku presidentin rus”- tha Andrea Rikardi, themeluesi i komunitetit të Sant Exhidios me qendër në Romë, një organizatë humanitare që shërben ndonjëherë si një krah jozyrtar i diplomacisë së Vatikanit.

Kërkesa – e pazakontë për një letër diplomatike –përbënte një njohje të identitetit të krishterë,të cilin Putini e ka kultivuar me ngulm. Padyshim që presidenti rus e vlerësoi mesazhin e Papës, meqenëse Kremlini ishte vetë një nga kritikët më të zëshëm të veprimeve ushtarake amerikane në Siri.

Pak muaj më vonë, në nëntor, Putin shkoi në Romë për të takuar për herë të parë Papa Françeskun (kishte takuar më herët paraardhësit e tij, Gjon Palin II dhe Benediktin XVI). Presidenti rus u vonua rreth 50 minuta nga orari i përcaktuar i takimit, por kjo nuk e pengoi Papën që ta mirëpriste sërish në qershorin e vitit 2015 (kur Putini u paraqit në takim më shumë se një orë me vonesë).

Françesku e përshëndeti Putinin në gjermanisht, dhe takimi zgjati 50 minuta, shumë më gjatë nga takimi i Papës me presidentin amerikan Donald Tramp, qëzgjati vetëm 29 minuta. Për Putin, një marrëdhënie e dukshme me Vatikanin, është një mundësi e mirë për të nënvizuar përpjekjet e Rusisë për ta portretizuar veten si pararoja e moralit dhe vlerave tradicionale, në kontrast me një Evropë gjithnjë e më të shekullarizuar.

Ashtu sikundër organizoi Olimpiadën Dimërore të vitit 2014 apo Kupën e Botës së futboll vitin e ardhshëm, lidhjet miqësore me Vatikanin, janë një mënyrë për të treguar se Kremlini nuk është i izoluar, megjithëse mbetet nën sanksionet e perëndimit. Një linjë e hapur për Vatikanin, e ndihmon ndërkohë Moskën në ruajtjen e marrëdhënieve të saj me Italinë, ende një nga miqtë më të mëdhenj të Rusisë në Bashkimin Evropian.

“Selia e Shenjtë nuk mund të bëjë shumë,lidhur me sanksionet” që SHBA dhe BE-ja kanë vendosur ndaj Moskës,për shkak të pushtimit prej saj të një pjese të Ukrainës, shprehet Stefano Kaprio, i cili ka jetuar mbi 10 vite në Rusi gjatë viteve 1990, si një nga pak priftërinjtë katolikë në vendin ortodoks, dhe që tashmë mëson kulturën ruse në Institutin Pontifikal Oriental në Romë.
Veç të tjerash, fotografitë me Papën, mbështesin përpjekjet e presidentit rus, për ta paraqitur Rusinë si një bastion të Krishterimit dhe që është duke punuar për ta shpëtuar civilizimin e korruptuar perëndimor nga një globalizëm pa vlera – një përpjekje që ka shkaktuar një debat të fortë në botën katolike, rreth faktit nëse Rusia mund të ofrojë vërtetë një zgjidhje.

Romë, Konstandinopojë, Moskë

Konservatorët rusë, kanë ringjallur madje retorikën cariste të Moskës si një “Romë e tretë”, një qendër për Krishterimin perandorak (e dyta ishte Kostandinopoja).

Për Kishën Katolike Romake, lidhjet më të forta me Moskën, përfaqësojnë një mundësi për të rivendosur një prani më të fortë në botën e krishterë, pas një shekulli të shënjuar nga rritja dhe rënia e komunizmit, dhe një ateizëm i përforcuar.

Zyrtarisht, liria e fesë është e sanksionuar në Kushtetutën e Rusisë, por kjo nuk e ka penguar qeverinë ruse t’ia bëjë jetën e vështirë feve të tjera, përveç Kishës Ortodokse. Në fillim të shekullit të ri, tensionet u ngritën dhe disa priftërinj dhe peshkopë u dëbuan nga vendi, pasi u akuzuan për prozelitizëm nga Kisha Ortodokse.

Marrëdhëniet e plota diplomatike midis Moskës dhe Vatikanit, u rivendosën vetëm në vitin 2009. Ndërkohë që disa ekspertë të mediave, spekulojnë se udhëtimi i Sekretarit të Shtetit të Vatikanit Parolin, mund t’i hapë rrugën vizitës së parë të një pape katolik në Moskë, shumica e analistëve besojnë se opozita ortodokse e bën këtë mundësi disi të largët.

Megjithatë, një lëvizje e tillë do të ishte në përputhje me atë që Jakopo Skaramuci, një ekspert në uebsajtin “Vatican Indiser’, thotë se është dëshira e Papës “për të bashkuar të krishterët”. Në shkurtin e vitit 2016, një takim mes Françeskut dhe Patriarkut Kiril të Rusisë në Havanë të Kubës, shënoi takimin e pare të këtij niveli që kur Kisha Ortodokse Lindore u shkëput nga Roma në vitin 1054.

Takimi kërkoi thuajse 20 vjet përgatitje, dhe rezultoi në një deklaratë të përbashkët. “Tashmë gjërat janë më të lehta”- tha kleriku rus. “Është e qartë se ky është vullneti i Perëndisë”- u përgjigj Papa argjentinas. Të krishterët në Lindjen e Mesme, kanë mbështetur gjerësisht qasjen e Rusisë ndaj presidentit Bashar Asad në Siri, një çështje që pritet të jetë në krye të axhendës së takimit të Parolin me Putinin.

“Për të krishterët sirianë, regjimi i Asadit qe një mburojë kundër fundamentalizmit”-thotë Rikardi. “Selia e Shenjtë nuk ndjek të njëjtën linjë, por është shumë e ndjeshme ndaj mënyrës se si të krishterët e tjerë e shohin situatën”.

“Luftë vëllavrasëse”

Një çështje që mund të gjenerojë tension, mund të jetë agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës, për të cilën Françesku është kritikuar ashpër, për shkak se ka pasur një qëndrim të butë.

“Ashtu si Tramp, Françeku përballet me kritika nga baza e besimtarëve mbi politikën e tij ndaj Rusisë”- shkroi Xhon L.Alen, autor i disa librave mbi çështjet e Vatikanit dhe të katolikëve.

“Shumë katolikë e akuzojnë atë dhe Vatikanin për një korrektësi ekumenike të tepruar” duke këmbëngulur se ai duhet të jetë më i hapur ndaj Ukrainës.

Françesku e ka quajtur konfliktin një “luftë vëllavrasëse”, duke fajësuar të dyja palët- çka ka zemëruar katolikët grekë që jetojnë në Ukrainë. Kryepeshkopi i tyre kryesor, Sviatosllav Shevçuk, u citua të thoshte se “shumë besimtarë më kanë kontaktuar, duke më thanë se ndjehen të tradhtuar nga Vatikani”.

Në një intervistë të kohëve të fundit në revistën katolike “Il Regno” (Mbretëria), sekretari i shtetit Parolin, njohu rolin e Rusisë në skenën botërore. “Nuk mendoj që ju mund të thoni se ky vend, madje edhe në momentet e tij më të vështira, është larguar ndonjëherë nga skena ndërkombëtare”- tha ai. Por Parolin e bëri ndërkohë të qartë se “përpjekja për të kuptuar njëri-tjetrin, nuk nënkupton mbështetjen e qasjes së njërit në dëm të tjetrit”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce 

Tags: dashuronkonstandopojapapaSHBATrumpvladimir putin

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
iPhone 8, dalin pamjet e reja

iPhone 8, dalin pamjet e reja

Sonte luhet në Shkup finalja e Superkupës së Evropës, Real Madrid – Manchester United

Sonte luhet në Shkup finalja e Superkupës së Evropës, Real Madrid - Manchester United

Alarm nga temperaturat ekstreme, shfaqen 11 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Arrestohen tre zjarrvënësit mbi tunelin e Krrabës, hapnin gropa për të bërë qymyr







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel
Bota

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

by mirseda
22:10 | 10/04/2026
0

Ka vdekur në moshën 79-vjeçare, ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës....

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

Donald Trump: Do rifillojmë sulmet ndaj Iran nëse s’ka marrëveshje

22:04 | 10/04/2026
Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

Xhemal Gjunkshi: Marrëdhënia me SHBA nis në 1992, jo në 2015

21:20 | 10/04/2026
Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

Në kërkim nga Interpol për vrasje, torturë e rrëmbim, arrestohet shqiptari në Kolumbi

21:13 | 10/04/2026
Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

Armëpushimi i Pashkëve, Kremlini: Paqja mund të vijë që sot

21:06 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com