Instituti i Statistikave ka publikuar sot raportin “Indeksi i Çmimeve të Importit” për tremujorin e dytë të 2017-ës.
Në krahasim me tremujorin e parë të 2017-ës, Indeksi i Çmimeve të Importit u ul me 0,7%, ndërsa në krahasim me tremujorin e dytë të 2016-ës, u ul me 1,5%.
Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve në aktivitetet “përpunimi i produkteve ushqimore” me 3,0 %, “përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 0,2 %, “prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,9 %.
Çmimet e Importit në seksionin “Industria nxjerrëse” pësuan rritje me 1,1 %, ndërsa në seksionin e “Industrisë përpunuese” pësuan rënie me 0,8 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 1,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Në tremujorin e dytë 2017, ndryshimi tremujor i indeksit është -0,7 %.