Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka cilësuar si gjenocid kundër myslimanëve atë që po ndodh në Myanmar.
Dhuna e përdorur ndaj banorëve ka sjellë largimin e dhjetëra mijërave, si dhe ka shkaktuar mbi 400 viktima.
Gjithashtu, Erdogan cilësoi si bashkëpjesëmarrës të dhunës të gjithë ata që mbyllin sytë para saj.
“Atje ka gjenocid. Ata që mbyllin sytë para tij e që vazhdimisht flasin me petkun demokracisë janë bashkëpjesëmarrës në të”, ka thënë Erdogan.
Gjatë javës së kaluar, mbi 2.600 shtëpi janë djegur në veriperëndim të Myanmar, ndërsa në pjesën ku jetojnë myslimanët rreth 58 mijë e 600 pjesëtarë të këtij komunitetit kanë ikur në Bangladesh, sipas përfaqësuesve të UNHCR në këtë shtet.
Zyrtarët e Myanmarit për djegien e shtëpive kanë fajësuar grupin islamik Arakan, ndërsa ky i fundit ka marrë përgjegjësinë për koordinim të sulmeve në stacionet e sigurisë.