Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Brexit, mbeten pezull marrëdhëniet tregtare BE-Britani e Madhe

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Brexit, mbeten pezull marrëdhëniet tregtare BE-Britani e Madhe

Një seancë e re negociatash nis sot në Bruksel në një klimë të tendosur, mes britanikëve në padurim për të diskutuar rreth marrëdhënieve të ardhshme tregtare me BE dhe palën evropiane që kërkon të përqendrohet fillimisht në organizimin e procedurave të ”divorcit”.

Raundi i tretë që pritet të përfundojë të enjten, do të nisë këtë pasdite në selinë e Komisionot Evropian, nga kryenegociatori i BE për Brexit, Michel Barnier dhe homologu i tij britanik, David Davis.

Kjo seancë e re bisedimesh nuk vjen në momentin më të favorshëm, pasi evropianët kritikojnë për “trajtim sipërfaqësor” qëndrimet e britanikëve, të cilët i kanë bërë ftesë në këmbim BE-së për të mos ushtruar presion në vendimmarrje.

Vetëm me kushtin e arritjes së “progreseve të kënaqshme” në këto fusha pala evropiane do të bjerë dakord për të diskutuar, në një fazë të dytë negociatash, rreth marrëdhënieve në të ardhmen me Britaninë e Madhe në planin tregtar.

Britania e Madhe, një anëtare e BE-së që prej vitit 1973, është vendi i parë që ka kërkuar të largohet nga blloku i BE-së pas një referendumi vitin e kaluar.

BE-ja pret që Britania e Madhe të përdorë raundin e tretë të bisedimeve për të sqaruar qëndrimet e saj ndaj çështjeve kryesore lidhur me largimin e saj nga blloku i Bashkimit Evropian, duke qënë e nevojshme për të kaluar në fazën e dytë të bisedimeve mbi marrëdhëniet e ardhshme midis vendit dhe BE-së .

Gjatë bisedimeve këtë javë, të dy palët do të diskutojnë mbi çështjet e të drejtave të qytetarëve, zgjidhjen financiare, çështjet e ndarjes, të tilla si mallrat në treg dhe bashkëpunimi gjyqësor në çështjet civile dhe penale, qeverisjen e marrëveshjes dhe çështjen e Irlandës dhe Irlandës së Veriut.

Javën e kaluar një zyrtar i lartë i BE-së e përshkroi propozimin e Britanisë për të shmangur kufirin midis Irlandës dhe Irlandës së Veriut pas Brexit si “shumë magjik” duke i kërkuar Britanisë së Madhe që ta trajtonte çështjen në thelb në bisedimet e Brexit.

Megjithatë, Britania e Madhe ka kërkuar më shumë fleksibilitet nga ana e Brukselit dhe dëshiron të nisë diskutimet lidhur me marrëdhënien post Brexit të Londrës me bllokun e BE-së, dhe jo vetëm çështjen e ndarjes së saj.

Bisedimet midis grupeve nga të dy palët do të nisin sot pasdite dhe do të përfundojnë ditën e enjte.

 

Tags: "divorcit"BE-sëBrexitBritania e Madhevitit 1973

TË LIDHURA

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit
Bota

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit

17:52 | 21/04/2026
Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan
Bota

Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

17:12 | 21/04/2026
Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital
Bota

Rrezik nga ushqimi HiPP për bebe/ Autoritetet: Kujdes për simptomat, paraqituni në spital

12:36 | 21/04/2026
Next Post
Dortmund zëvendëson Dembele në pak minuta

Dortmund zëvendëson Dembele në pak minuta

Basha në mbrojtje të nxënësve: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

Basha në mbrojtje të nxënësve: Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas

OBT publikon raportin për tregtinë, fqinjët më mirë se Shqipëria

OBT publikon raportin për tregtinë, fqinjët më mirë se Shqipëria







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

15:00 | 21/04/2026




TË FUNDIT

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit
Bota

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit

by mirseda
17:52 | 21/04/2026
0

Presidenti Donald Trump ka thënë se janë Shtetet e Bashkuara, jo Irani, që kanë kontrollin e Ngushticës...

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

17:43 | 21/04/2026
Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

17:12 | 21/04/2026
Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

17:11 | 21/04/2026
Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit

Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit

17:00 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com