Niko Peleshi ka paraqitur raportin e tij për ristrukturimin e institucioneve në Asamblenë e Partisë Socialiste.
Gjatë fjalës së tij, ashtu sic kishte paralajmëruar Rama, ish zv/kryeministri tha se do të ketë shkrirje të institucioneve me funksione të njëjta si dhe të atyre me shumë persona në staf, pasi sipas tij kjo është e panevojshme.
Peleshi tha se në analizimin e 500 institucioneve, ëshë vënë re një numër i madh i institucioneve të varësisë, sipas tij disa të panevojshme.
PROPOZIMET E PELESHIT:
Ministria e Arsimit: Shkrirja e 13 drejtorive arsimore dhe zëvendësimi i tyre me 4 Drejtori të Mëdha
Ministria e Shëndetësisë: Shkrirja e 12 drejtorive dhe zëvendësimi i tyre me 4 Drejtori të Mëdha
Shkrirja e agjencive me 10 persona në staf
Ministria e Mjedisit: Shkrirja e 12 drejtorive, krijimi i 4 drejtorive të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit
Shkrirja e institucioneve të Bujqësisë
Ministria e Financave: bashkimi i doganave dhe tatimeve;
Ministria e Brendshme: Rezervat materiale dhe emeregjencat civile;
Ministria e Mirëqenies Sociale: kalimi në 4 drejtori;
Ministria e Ekonomisë: bashkim i 2 drejtorive – krijohet Drejtoria e Akreditimit dhe Standartizimit;
Ministria e Zhvillimit Urban: Krijohet Fondi i Strehimit, shkrihet Enti i Banesave.