Specialistët e kriminalistikës kanë mbërritur pak momente më parë në ambientet e Kuvendit, pasi Parlamenti u përfshi nga kaosi ditën e sotme.
Raportohet se ekspertët kanë nisur këqyrjen e vendngjarjes, duke parë ambientet e brendshme dhe të jashtme të Kuvendit.
Brenda sallës së Parlamentit deputetë të opozitës u përleshën me gardën, ndërsa kanë goditur drejt karriges së kryeparlamentares Elisa Spiropali me pjesë karrigesh dhe sende të tjera.
Ndërkaq, hyrja e Kuvendit u përfshi nga flakët, pasi demokratët u vunë zjarrin karrigeve të tyre në shenjë proteste.