Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

9 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha

Ishte një rasti i veçantë dhe i suksesshëm që pa kaluar ende vapa e gushtit kryeministri i Shqipërisë ja arriti të mbledhë kryeministrat e rajonit në Arapaj të Durrësit. Në protokollin diplomatik kjo konsiderohet potencë ftuese që është domethënëse.

Aq më shumë në një stinë vere, dhe sidomos pas zgjedhjes së tij si shefi i forcës qeverisëse politike, madje dy ose tri ditë sesa ai të shpalli qeverinë e re.

Deri këtu mirë.

Por, si qytetarë ne duam të dimë se çfarë u bisedua, cili ishte qëllimi i mbledhjes dhe çfarë u tha.

Asnjë lajm, asnjë informacion substancial, asnjë sinjal nga takimi.

Mirë që informacioni zyrtar e ka gjykuar të arsyeshme të mos lëshojë asnjë rreze drite nga porta e mbyllur me kanata të takimit, po media, media more, media, si është e mundur që nuk ka pasur fuqi, nuk tregon interes, nuk penetron, nuk pretendon, nuk kërkon të marrë informacione mbi këtë mbledhje.

Nuk është pak, një mbledhje rajonale, në nivel kryeministrash, mblidhen kokat drejtuese ekzekutive në Arapaj dhe media hesht.

Njoftime krejt qesharake dhe në pragun e budallallëkut. Jo hiq kravatën, jo vëre kapelën bashkë me kapotën, jo vish atlete jo dil me sandale, dhe asgjë, asgjë tjetër për be.

Unë e di që po t’i lësh gazetarët e rinj shqiptarë, ata të marrin gjak në vetull, ta nxjerrin informacionin nga gurmazi me çengela se janë të zotët, mirëpo ata nuk i lënë shefat e tyre dhe ndofta edhe pronarët.

E dinë pronarët e medias se kanë një rol që shkon shumë më tej se biznesi dhe që ka të bëjë me informimin e qytetarit?

Apo fle media?

Përse erdhën?

Çfarë thanë?

Çfarë mendojnë për politikat e përbashkëta në Ballkan?

Çfarë mendojnë për Shqipërinë, për shqiptarët, për Kosovën, për integrimin evropian?

Hiç, asgjë, a thua se ishte mbledhur ndonjë ekip futbolli under 21 për stërvitje, a thua se ishte ndonjë kurs shoferësh, dhe jo një mbledhje me krerët ekzekutivë të rajonit.

Si është e mundur që as opozita si Guomindani nuk flet e nuk ngre zërin për këtë heshtje mediatike dhe informative? Apo as e vendos ujin në zjarr, sepse e ka zakon të kujtohet dy javë para zgjedhjeve pas katër vitesh!

Po ne si qytetarë, të interesuar për fatet e Shqipërisë dhe të rajonit, në këto kohë të ngatërruara dhe plot pikëpyetje duam të dimë.

Paguajmë qeverinë, ajo nuk na informon.

Paguajmë për informacionin e medias? Ajo nuk ndihet.

Paguajmë opozitën nga paratë tona që merr nga buxheti, edhe ajo hesht.

Ore mos ka mbaruar çdo gjë, dhe ne më në fund kemi humbur vullnetin për të vepruar.

Mos kemi humbur si komb edhe vullnetin për të pasur vullnet! 

Tags: artan fugaMediatakimi i kryeministraveterr informativ

TË LIDHURA

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

20:14 | 08/06/2026
Aktualitet

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026
Aktualitet

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026
Next Post

Vodhi tre herë energjinë, i pandehuri: Më fusni në burg! Jashtë nuk jetoj dot

Si po mbrohet pasuria etniko-kulturore shqiptare në Mal të Zi (VIDEO)

Spiuni serb: Më dhanë leje të hyja në Parlamentin maqedonas; Ivanov: Gënjen!







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Qytetarët Ramës: Mos e ço vendin në konflikt civil!

by mirseda
20:14 | 08/06/2026
0

Protestuesit që folën në podium kërkuan qeveri teknike, tranzitore të bërë nga intelektualët e vendit, largimin e...

Sofia Moreira de Sousa propozohet si ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri

19:54 | 08/06/2026

Rama: Po sikur Italia e Greqia të na thoshin “ikni nga keni ardhur”?

19:51 | 08/06/2026

Arbitri i njohur dëbohet nga SHBA, kthehet me urgjencë në Turqi.

19:49 | 08/06/2026

Rama ironizon opozitën nga Shkodra: Ndërtonin ditën, prishnin natën

19:35 | 08/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com