Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Rama i kritikoi, ambasadori: Kryeministri i hoqi petën një lakrori të mbushur me lloj-lloj lakrash

8 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Rama i kritikoi, ambasadori: Kryeministri i hoqi petën një lakrori të mbushur me lloj-lloj lakrash

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja, është i pari ndër ambasadorët, që me anë të një statusi në “Facebook”, ka reaguar pas takimi të sotëm me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Punëve të Jashtme, dhe me ambasadorët e Shqipërisë.

Ndryshe nga kritikat në media dhe nga politikanë të njour, në shkrimin e tij, Belortaja shpjegon disa prej arsyeve se përse kyeministri Edi Rama dha një mesazh të mirë, të drejtpërdrejtë dhe mjaft modest.

Statusi i Selim Belortajës:

(Ambasador i Shqipërisë në Kinë)

Nuk lexova asnjë prej komenteve mediatike që pasuan takimin e sotëm të KM Rama me krerët e misioneve diplomatike. Nga eksperienca më rezulton se fillimisht është më mirë të mos ndikohesh prej komentesh që në vrullin e parë vijnë prej shtysash e interesash nga më të ndryshme. Pastaj, e përse t’i lexoja kur isha vetë atje? Madje jo si vëzhgues por si ambassador, pra si objekt i mesazheve të kryeministrit.
Pa ju lodhur: mendoj se KM sot mbajti një fjalë të mirë. I hoqi (ose rihoqi) petën një lakrori mbushur me lloj-lloj lakrash, barërash, hithrash e përbërësish, ku ca janë të shëndetëshme e lehtësuese, por ama shumë të tjera janë ferra, gjemba e mbetje krejt të padobishme,madje të dëmshme për shëndetin ekonomik e kapacitetin zhvillimor të vendit.
E para zoti Rama ishte i drejtpërdrejtë por edhe mjaft modest. Ai as u mundua ta përvetësojë këtë nismë. Ta quajë atë një ide të porsalindur, apo një ..shpikje të vetën. Ai vetë solli në vmendje që me këtë temë janë marrë më përpara liderat e qeverive. Ideja dhe kërkesa është e njohur –tha ai. Ai u ndal te rezultati. Dhe këtu të gjithë bien dakord se rezultati është më së paku ..jo ai që pritej.
Së dyti, KM ishte krejt realist në mirëkuptimin e vet se rezultati (i investimit të huaj apo tregtisë me jashtë) nuk mund t’i faturohej njëanshmërisht vetëm një faktori: punës së Shërbimit të Jashtëm. Ai deklaroi se njihte edhe gjithë difektet e hallkave të tjera relevante në process. Por askush s’mund të mohojë se puna e përfaqsive tona dhe shërbimit të jashtëm ka një rol kyc në jetësimin e projekteve dhe flukseve të bashkëpunimit. Sektorit të jashtëm madje i kërkohej të kontribuonte edhe këtu: të sillte eksperiencat më të mira nga praktika e huaj. Pa hezituar të prekte cdo strukturë që ka ndikim, qoftë ajo edhe pranë zyrës së KM vetë.
E treta, Kryeministri as njollosi e as mohoi punën dhe performancën e përfaqsive “në aspektet e tjera”. Përkundrazi ai tha se pjesa rutinore, shkresore, konsullore, bëhej mirë. Madje kishte shënuar progres. Por vuri gjithashtu në dukje se kjo për një vend si Shqipëria ishte krejt e pamjaftueshme. Ne nuk jemi as një vend-fuqi e madhe që bëjmë politika globale dhe as ndonjë vend I vogël dhe I humbur, që kërkon identitet, apo që sforcohet për status, njohje apo halle të posacme politike. Efekti më i mirë që presim të marrim nga diplomacia është ai ekonomik.
Zoti Rama nuk ishte aspak arrogant, (në atë pozicion unë mbase do të isha pak më i ashpër). Ai thjesht solli në vemendje dicka që kushdo e sheh dhe e prek nga përfaqsitë tona. Shpërfillja, anashkalimi dhe inkompetenca në trajtimin e aspektit ekonomik të diplomacisë. A nuk jeni dhe ju dakord që së paku gjysma e përfaqsive kanë problem me këtë punë?..
Nuk pashë as “fshesë të hekurt” e as arbitraritet në fjalën e KM. Sepse as nuk “piketoi” e as nuk dënoi njeri. Ndëshkimi (por edhe promovimi e vlerësimi madje edhe shpërblimi) –sic la të kupohej ai –do të vinte natyrshëm si rezultat I dy hapave që për cdo menaxher janë më se normale: analizës së thellë të performancës diplomatiko-ekonomike –me pjesmarrjen dhe përgjegjësinë e të gjitha hallkave (përfshi edhe ministritë, agjensitë qëndrore deri dhe zyrën e Kryeministrit). Dhe”leximin” e performancës cdo 3 muaj për secilën përfaqësi dhe shërbimin e jashtëm në përgjithësi. Cfarë ka këtu të ..pa-arësyeshme? Ose jo-legjitime?
Pse ishte i dobishëm ky takim?
Për të gjithë parashtrimin si më sipër. Por edhe për theksin që sjell në vemendje. Rezultatin ekonomik, pra në investime, tregti, punësim e të ardhura. Në se gjithshka do të ndiqet seriozisht dhe në një qasje holistike (pra që nuk do të kursejë asnjë hallkë të administratës e qeverisjes) mund të jetë edhe një .. pikë kthese.
E dyta, për nënvizimin e nevojës për një analizë të thellë –si për justifikimin real të mbajtjes së shërbimit diplomatik në shtrirjen që ai ka sot, ashtu edhe për krijimin e një standardi matje të performancës. Më ka pëlqyer gjithnjë përpjekja e shtetarëve për t’i hequr “diplomatëve të mëdhenj” shqiptarë vellon e “sofistikimit professional”, argumentin e një elitarizmi fals për shkak të rolit të tyre të padukshëm, të paprekshëm, të pamatshëm, të një “pune të hollë” që vetëm ata e dijnë, vetëm ata e cmojnë dhe ku të tjerët ..as që duhet të ndërhyjnë. Shpesh e gjithë kjo reduktohet në njohjen vetëm te një ..anglishteje. Në një të folme të lirshme të saj dhe në disa gjeste, maniera e imitime, thjesht për shkak të qëndrimit shekullor nëpër kryeqëndrat e botës. Ndërkohë që rezultati në ekonomi e zhvillim të vendit është dicka shumë afër ..zeros.
Po a është cdo gjë e mbuluar dhe e zgjidhur pas kësaj fjale e këtij takimi? Sigurisht këtë nuk mund ta themi. Eksperienca ime e gjatë me Diplomacinë Ekonomike më ka bindur se produkti i saj (në kuptimin e “ngjitjes”, rezultatit final), vetëm pjesërisht varet nga puna e përfaqsive tona jashtë, e ca më pak varet nga shkëlqimi i “Shkëlqesive” jashtë. Në masë të ndjeshme jetësimi i flukseve financiare, industriale, teknologjike, e tregtare, përcaktohet nga funksionimi i gjithë makinerisë ligjore, administrative e vendimmarrëse te Shqiperise si vend pritës. Nga qartësia e procedurave, transparenca dhe përgjithësisht klima në mbrojtje të investitorëve. Varet edhe nga cilësitë, shkollimi, kapaciteti e motivimi I njerëzve që emërohen në poste diplomatike. Emërim ky që nuk e bëjnë ambasadorët. Madje këta të fundit, nga emërime të tilla shpesh i “pjell belaja”. Se ju duhet të përplasen përditë jo vetëm me paaftësinë e tyre por edhe me paudhesi, manovra e intriga të vogla e të cuditshme (shumica e të cilave sigrisht vijnë prej inkompetencës dhe mosplotesimit të asnjë kriteri). Eshte pra nje perballje shume komplekse. Dhe kjo padyshim përbën një sfidë shumë të vështirë të shtetit e qeverisë së re. Kërkon një aksion të gjerë, të thellë e të sinqertë. Pjesë e të cilës –mendoj se ishte edhe ky takim

 

Tags: ambasadorihoqikryeministrilakrashlloj-llojmbushurrama

TË LIDHURA

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”
Aktualitet

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

19:19 | 03/06/2025
“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”
Aktualitet

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

19:17 | 03/06/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin

19:15 | 03/06/2025
Next Post
NATO/ Stoltenberg: Rusia kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

NATO/ Stoltenberg: Rusia kërcënon stabilitetin dhe sigurinë në Evropë

(FOTO) Këto çadra gjigante do të instalohen në Xhaminë e Madhe të Mekës

(FOTO) Këto çadra gjigante do të instalohen në Xhaminë e Madhe të Mekës

Shtypi i ditës, 25 gusht 2017

Shtypi i ditës, 25 gusht 2017

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”
Aktualitet

“Dënimi i Arbër Çekajt mbetet në fuqi – trafikoi 613 kg kokainë”

by mirseda
19:19 | 03/06/2025
0

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 14 vite burg të Arbër Çekajt,...

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

“Aksident në Elbasan: 5 të plagosur, një i dërgohet Traumës”

19:17 | 03/06/2025
Vrasja e Santiago Malkos, dënohen me 35 vite burg dy të pandehurit

Plagosja e 15-vjeçarit në picerinë në Ali Dem, policia arreston autorin

19:15 | 03/06/2025
E thotë “Blick”: Xhaka-Leverkusen, fund pas dy sezonesh së bashku?

E thotë “Blick”: Xhaka-Leverkusen, fund pas dy sezonesh së bashku?

19:14 | 03/06/2025
Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

Përmbyset autobusi me turistë, raportohet për 11 të vdekur, mes tyre dy fëmijë

18:49 | 03/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com