Barcelona kërkon të zëvendësojë largimin e Neymar me Philippe Coutinho. Joey Barton këmbëngul se kalimi i Philippe Coutinhos nga Liverpool në Barcelonë do të realizohet shumë shpejt, meqenëse vetë lojtari dëshiron të largohet.
“Ai dëshiron të largohet dhe nëse e shikoni gjendjen e Liverpoolit dhe 140 milionë eurot që ofron Barcelonë, atëherë është vetëm çështje se kur do të kalojë në Barcelonë. Ai ndoshta është rritur duke menduar që një ditë të luajë për Barcelonën. Nuk është mungesë respekti për Liverpoolin, por brazilianët rriten duke shpresuar që një ditë të luajnë atje”, vazhdoi ai.
Ai tha se Liverpooli nuk ka fituar asnjë titull për më shumë se 20 vite, duke e konsideruar dëshirën e Coutinhos normale.
“Ky nuk është Liverpooli i 80-tave, është Liverpooli që nuk e ka fituar asnjë titull të Premierligës për më shumë se 20 vite, dhe për këtë nuk mund ta fajësoni Coutinhon”, tha në fund ai.
Megjithatë edhe Ousmane Dembele dhe Angel di Maria janë në listën e Barcelonës.