Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Thaçi për FAZ: Treni i fundit për një paqe të qëndrueshme

8 vjet ago
in Të Gjitha
Thaçi: Pas zgjedhjeve, s’ka krizë politike. Mandatin qeverisës do t’ia jap atij që fiton shumicën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një editorial për të përditshmen prestigjioze gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” ka shkruar për marrëdhëniet dhe dialogun me Serbinë.

Thaçi shkruan se Kosova dhe Serbia janë duke dialoguar për më shumë se gjashtë vjet nën patronazhin e Bashkimit Evropian dhe me mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara, drejt synimit të normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne duhet të pranojmë se hapa të mëdhenj janë bërë në këtë drejtim, duke arritur kulmin me nënshkrimin e Marrëveshjes së Parë mbi Parimet e Qeverisjes së Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, megjithatë normalizimi i plotë i marrëdhënieve mbetet një qëllim i paarritur”, ka shtuar ai.

Sipas tij, dy shtetet dhe popujt tonë aspirojnë që ta ndërtojnë një të ardhme më të mirë, një në të cilën janë tërësisht të integruar në familjen Evropiane (dhe në rastin e Kosovës edhe në NATO) dhe në një të ardhme ku gëzojnë një standard më të lartë të jetesës dhe gjendje të mirëqenies ndryshe nga realiteti i tanishëm.

“Por këto qëllime vështirë se mund të arrihen me vazhdimësinë e asaj që është në thelb një konflikt i ngrirë ndërmjet dy shteteve tona”, ka shtuar ai.

Thaçi ka shkruar në FAZ se deri më tani, Kosova dhe Serbia kanë pasur tri raunde të negociatave ndërkombëtare: në Rambuje në vitin 1999, në Vjenë në 2005-2007 dhe tani në Bruksel që nga viti 2011.

“Unë kam qenë pjesë e të tri negociatave dhe jam krenar të them që Kosova gjithmonë është dakorduar me marrëveshjet të cilat ishin të ndërmjetësuara nga komuniteti ndërkombëtar.  Serbia në anën tjetër, nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të vë shumë resurse për të dëmtuar përpjekjet tona për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në këtë editorial.

Ai më tej ka thënë se për shkak të këtij qëndrimi armiqësor, aspirata e Serbisë për anëtarësim në BE mbetet e pa sigurt. Sipas tij, të dy shtetet janë të bllokuara dhe e ardhmja e tyre euroatlantike varet nga aftësia e tyre për të arritur një marrëveshje përfundimtare historike mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të pajtimit.

“Dialogu në Bruksel është zvarritur. Marrëveshja e muajit prill 2013 ishte një triumf politik, por kanë kaluar tashmë katër vjet që kur u arrit dhe zbatimi i disa pikave të marrëveshjes është duke ngecur ende.  Përderisa natyra teknike ishte një parakusht për t’i filluar bisedimet, tani ka ardhur koha të përballemi me problemin e njohur; çështjen që e bën zbatimin e marrëveshjeve më teknike të vështirë: mungesa e pajtimit dhe njohjes së ndërsjellët”, ka theksuar Thaçi në editorial për FAZ.

Sipas tij, besueshmëria e dialogut është vënë në dyshim madje edhe përderisa po bëjmë përparim në fusha të caktuara, sepse është e qartë për cilindo mbikëqyrës të këtyre bisedave që antagonizmi ndërmjet shteteve është po aq i dukshëm sot siç ka qenë përherë.

“Për shembull, përderisa bisedimet në Bruksel kanë prodhuar një marrëveshje mbi pjesëmarrjen e Kosovës në organizata rajonale, Serbia vazhdon të bëjë fushatë të fuqishme kundër ofertave për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të bëra nga Kosova, madje edhe kur nga këto anëtarësime do të përfitonte trashëgimia kulturore e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (oferta për UNESCO) apo serbët e Kosovës”, ka shtuar Presidenti.

Thaçi ka shkruar se sukseset graduale në pikë të izoluara kanë qenë të gjitha të rëndësishme, por me këtë shpejtësi, marrëdhëniet tona do të mund të normalizoheshin ndoshta pas 100 vjetëve.

Sipas tij, është bërë e qartë që koha ka ardhur për një vizion më të madh dhe më të qartë dhe një lidership që i adreson çështjet ndërmjet nesh përgjithmonë.  Ai ka shtuar e çështja themelore është natyrisht që ne të vazhdojmë ta shohim njëri-tjetrin si kundërshtarë, duke i fshehur ndarjet tona të thella nën qilim, nuk është zgjidhje dhe nuk do të çoje në pajtim.

“Nuk mund të pajtohemi me atë se ku po shkojmë nëse kemi mosmarrëveshje bazike rreth asaj se prej nga vijmë. Kjo është arsyeja pse unë i kam dyfishuar përpjekjet e mia që të merrem me disa nga pyetjet më të vështira rreth të kaluarës sonë, duke krijuar një Komision për të Vërtetën dhe Pajtim”, ka kujtuar Thaçi.

Ai ka thënë se përfundimisht, ne besojmë se e arritur do të ishte të nënshkruhet një Marrëveshje finale mbi Normalizimin dhe Pajtimin ndërmjet dy shteteve tona.

Sipas tij, përmes saj, ne do të angazhoheshim që të zgjidhim të gjitha mosmarrëveshjet me mjete paqësore. Thaçi ka shkruar se në fund, marrëveshja historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do duhej të përfshijë njohjen e ndërsjellë si rrugë e vetme që t’u epet fund të gjitha mosmarrëveshjeve njëherë e përgjithmonë, shkruan Monitor.

“Arritja e këtij qëllimi përfundimtar është jashtëzakonisht e vështirë për të dy vendet dhe kërkon lidership të guximshëm dhe të mençur. Fuqimisht besoj që si në Kosovë, po ashtu edhe në Serbi, lidershipi mbetet i përkushtuar ndaj asaj se çfarë pret populli ynë nga ne – që të arrijmë paqen ndërmjet nesh. Që kjo të ndodhë, të gjithë duhet të jemi kreativë dhe të jemi të gatshëm që të bëjmë kompromise të mëtutjeshme. Duhet të jetë e qartë për të gjithë që të bëhet kjo është e domosdoshme për hir të paqes së qëndrueshme të popujve tanë dhe të gjeneratave që po vijnë”, ka shkruar ai.

Thaçi në FAZ ka shkruar se ashtu siç do duhej që zgjidhja përfundimtare e konfliktit tonë të njohë realitetet historike dhe aktuale, ajo gjithashtu duhet të adresojë kërkesat e së ardhmes.

Sipas tij, e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë, sikurse ajo e pjesës tjetër të Ballkanit, është si fqinjë miqësorë brenda Bashkimit Evropian.

“Jam i bindur se normalizimi dhe pajtimi është hapi i parë për të na çliruar nga pesha e së kaluarës dhe një hap që do të na shtyjë në një të ardhme më të ndritur. Është e qartë se kur ne të veprojmë kështu, Bashkimi Evropian duhet të njohë përpjekjet tona, dhe se përderisa ne e ndërrojmë shpejtësinë në cepin tonë të Evropës, një shpejtësi duhet të ndërrohet në trenin e pranimit në Bruksel dhe në kryeqytetet evropiane njëlloj. Duhet të sigurohemi që të mos humbasim trenin e fundit për një paqe të qëndrueshme”, ka shkruar Thaçi

Tags: Frankfurter Allgemeine Zeitunghashim thacikosovanormalizimi i marrëdhënieveSerbia

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Bie pre e një sulmi hakerash, aktores së Hollywood i publikohen fotot…

Bie pre e një sulmi hakerash, aktores së Hollywood i publikohen fotot...

Turqi,  kërkohet ndalimi i 70 ish-punonjësve të Ministrisë së Financave

Turqi, kërkohet ndalimi i 70 ish-punonjësve të Ministrisë së Financave

Emigrantët/ Ushtria bullgare e angazhuar për mbrojtjen e kufijve me Turqinë

Emigrantët/ Ushtria bullgare e angazhuar për mbrojtjen e kufijve me Turqinë

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët
Kryesore

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

by mirseda
21:18 | 09/06/2025
0

Kryeministri Edi Rama njoftoi pasditen e sotme, rikthimin e rubrikës “Sy m’sy”, një hapësirë e dedikuar komunikimi...

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

‘Në zgjedhje kishte banda kriminale’, Vokshi: Zgjidhja është qeveria teknike

21:13 | 09/06/2025
Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

20:56 | 09/06/2025
Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

Bayern e ka seriozisht për Leaon, gati 60 milionë euro + një lojtar

20:35 | 09/06/2025
Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

Kosova përuron objektin e ri të një stacioni policor afër kufirit me Serbinë

20:29 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com