Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

DASH: Disa politikanë kritikojnë Janullatosin për lidhjet me qeverinë greke

9 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha

Departamenti Amerikan i Shtetit nxori të martën raportin e tij vjetor mbi gjendjen e lirisë së besimit në botë. Raporti përfshinë të dhëna për gjendjen e lirisë së besimit në 200 shtetet e territore dhe dokumenton shkeljet e kryera nga qeveritë, grupet terroriste dhe individët.

Në këtë raport analizohet në kapituj të veçantë edhe liria e besimit në Shqipëri dhe Kosovë, në të cilët theksohen probleme të ngjashme me të kaluarën.

Raporti vë në pah se kushtetuta e Shqipërisë garanton lirinë e besimit. Ajo përcakton se nuk ka një fe zyrtare, thotë se shteti është neutral në çështjet e besimit, njeh barazinë dhe pavarësinë e grupeve fetare dhe ndalon diskriminimin në baza fetare, shkruan “VOA”.

Megjithëse raporti flet me nota pozitive për harmoninë fetare në Shqipëri dhe qëndrimin e qeverisë ndaj besimeve të ndryshme, ai vë në dukje se është shënuar pak përparim lidhur me kthimin e pronave të institucioneve fetare.

Qeveria ka trajtuar kërkesat e grupeve tradicionale fetare lidhur me kthimin e pronave të konfiskuara gjatë regjimit komunist, megjithatë shumë raste mbeten ende të pazgjidhura.

Qeveria, thuhet në raport, ka legalizuar 137 xhami, krahasuar me 6 syresh një vit më parë. Shumica e tyre ishin ndërtuar pa leje gjatë viteve të 90-ta.

Kryeministri ka shpallur një projekt sprovë që përfshinë 10 shkolla me synimin për nxitjen e tolerancës fetare në shkollat e mesme si mjet për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Por, ai ka theksuar se nisma e tij nuk do të ndikojë mbi sistemin arsimor sekular të vendit.

Raporti thekson se Këshilli Ndërfetar që duhej të vepronte si një forum i udhëheqësve të komuniteteve fetare ku do të diskutoheshin shqetësimet e përbashkëta, nuk është mbledhur sikurse një vit me herët. Papa Françesku priti në Romë kreun e rendit Bektashi të Shqipërisë, që është pritja e parë e një udhëheqësit fetar tek Papa.

Raporti thekson se zyrtarët e ambasadës amerikane kanë vazhduar të nxisin zgjidhjen e çështjes së pronave, kanë zgjeruar projektet për kultivimin e diversitetit fetar dhe kanë punuar me komunitetet fetare dhe organizatat joqeveritare, për të shkurajuar ekstremizmin e dhunshëm të lidhur me besimin si dhe për të nxitur tolerancën fetare.

Raporti vë në pah se disa politikanë kanë vazhduar të kritikojnë Arqipeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë për lidhjet me qeverinë greke.

Më 12 nëntor, Myftiu i madh Skender Bruçaj, udhëheqës i Bashkësisë Islame, mirëpriti ekipin izraelit të futbollit që po luante me Shqipërinë, duke vënë theksin tek toleranca dhe harmonia fetare ne vend.

Tags: dashJanullatosinqeverinë greke

TË LIDHURA

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

09:59 | 07/10/2026
Aktualitet

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026
Aktualitet

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026
Next Post

Albpetrol nxjerr në ankand 200 mijë tonë naftë bruto, vlera mund të arrijë mbi 45 milionë dollarë

DASH: Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë hapa kundër radikalizimit fetar

Tragjike, 14-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin







JU REKOMANDOJMË

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

by mirseda
09:59 | 07/10/2026
0

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në...

“Akademike e shquar”/ Berisha uron presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula: Suksese

09:47 | 07/10/2026

Kryebashkiaku francez bëhet “mburojë” për studentët, përballet me policinë,videoja bëhet virale

09:36 | 07/10/2026

Kryeministri Rama përkujton viktimat e 7 tetorit: Kujtesa të mos i dorëzohet kurrë indiferencës

09:28 | 07/10/2026

SHBA paralajmërojnë amerikanët për murtajën në Rusi: Largohuni menjëherë!

09:13 | 07/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com